BREAKING NEWS

Zgjedhjet në Itali - Exit Poll-et nxjerrin fituese Melonin, mediat e huaja: Fitorja e saj do të alarmojë pjesën më të madhe të Europës

Zgjedhjet në Itali - Exit Poll-et nxjerrin fituese Melonin, mediat e huaja:
x
BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19, vjen njoftimi i fundit nga Ministria e Shëndetësisë: Ja ç'po ndodh në Shqipëri

Pandemia e Covid-19, vjen njoftimi i fundit nga Ministria e
x
BREAKING NEWS

Britania po 'hap dyert'! Liz Truss gëzon pa masë edhe shqiptarët, zbulohet plani i ri i emigracionit

Britania po 'hap dyert'! Liz Truss gëzon pa masë edhe
x
BREAKING NEWS

Pas akuzave të Deizi Arapit, reagon deputeti i Partisë Demokratike

Pas akuzave të Deizi Arapit, reagon deputeti i Partisë Demokratike
x
BREAKING NEWS

Meta zbardh bisedën me Yuri Kim për Berishën ‘non grata’: Ja çfarë i thashë ambasadores

Meta zbardh bisedën me Yuri Kim për Berishën ‘non
x
BREAKING NEWS

Takimi me ambasadoren Kim, Meta zbardh detajet: Patëm një bisedë shumë të hapur për...

Takimi me ambasadoren Kim, Meta zbardh detajet: Patëm një bisedë
x
BREAKING NEWS

I dogjën makinën për herë të dytë/ Zbardhet dëshmia tronditëse e ‘gangsteres’ nga Bilishti, Deizi Arapi: Shteti të më mbrojë, do më gjejnë në ndonjë kanal, ja me kë kam pasur konflikte

I dogjën makinën për herë të dytë/ Zbardhet
x
BREAKING NEWS

EMRI/ Plas sherri në Dhërmi, 46-vjeçari plagos me thikë të riun, dyshimet e para

EMRI/ Plas sherri në Dhërmi, 46-vjeçari plagos me thikë
x

Politike

Presidenti Bajram Begaj zgjedh skuadrën e tij, zbardhen emrat e parë, nga ish-kryetari i KQZ-së tek 2 gazetaret e njohura

Presidenti Bajram Begaj zgjedh skuadrën e tij, zbardhen emrat e parë,

Ish-kryetari i KQZ-së, Klement Zguri do të jetë këshilltari ligjor i Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Ky ka qenë një nga emërimet e para që ka bërë kreu i shtetit, i cili po formon skuadrën e tij këshilluese për mandatin e tij 5-vjeçar.

Presidenca ende nuk i ka publikuar përzgjedhjet e Begajt, duke pritur të ngrihet ekipi i plotë.

Gazetarja Esiona Konomi ka mësuar disa prej emrave kyç që do të ndihmojnë kreun e shtetit në ushtrimin e detyrës së tij.

Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës do të jetë Florjan Kali.

Ai e ka mbajtur këtë post më herët në ministrinë e Mbrojtjes, ku ka bashkëpunuar me Presidentin e sotëm, kur Begaj drejtonte ushtrinë shqiptare.

Kabinetin e Presidentit do ta drejtojë Eduard Seitaj. Ai ka qenë Sekretar i Përgjithshëm në ministrinë e Transporteve në kohën e Edmond Haxhinastos.

Valter Ibrahimi do të jetë Këshilltar Diplomatik, një zyrtar me një karrierë të gjatë që është rekrutuar në Shërbimin e Jashtëm shqiptar në dhjetor 1992.

Fatmir Çela do të jetë një tjetër këshilltar i Presidenti.

Begaj ka ftuar edhe dy gazetare për të ndërtuar ekipin e tij të komunikimit. E para është Lira Çanga, e cila 10 vitet e fundit ka punuar në OSBE.

Tjetra, është Alisa Demollari, e cila ka qenë zëdhënëse e disa ministrave në shëndetësi e drejtësi, gjatë qeverisjes Rama-Meta.

Presidenti është duke zhvilluar të tjera rekrutime deri në plotësimin e ekipit të tij.