BREAKING NEWS

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti
x

Politike

Presidenti bllokon koncesionin e Rinasit, sulmon bizneset shqiptare dhe rreshtohet krah kinezëve, ja si ju dha aeroportin në 2016

Presidenti bllokon koncesionin e Rinasit, sulmon bizneset shqiptare dhe

Presidenti Ilir Meta ka nisur dje një betejë të fortë me bizneset shqiptare. Edhe pse largimi i kinezëve nga aeroporti i Rinasit ishte një lajm i mirë për të gjithë pasi falë monopolit ata kishin çuar çmimet e biletave në stratosferë, duket se i vetmi që nuk e do një gjë të tillë është presidenti Ilir Meta. Mazhoranca votoi në Parlament shtyrjen me 13 vite të kontratës së koncesionit, pasi kompania shqiptare që bleu “Kastrati Group” premtoi miliona euro investime, ku më kryesorja është ulja e çmimit të biletës. Por presidenti e ka kthyer për rishqyrtim në Parlament, duke pretenduar se kemi të bëjmë me një aferë korruptive. “Sipas praktikës parlamentare zgjatja e afatit, është justifikuar me investime, që do të kapin vlerën deri në 99 milionë euro, dhe me fonde 100 për qind të shoqërisë koncesionare. Shitja e kuotave të aksioneve nga aksioneri i huaj tek aksioneri shqiptar në Aeroportin Nënë Tereza është finalizuar në muajin dhjetor 2020, për shumën prej 70.1 milionë euro. Pra, rezulton që për këtë aktivitet tregtar të dedikuar, sipas kontratës së koncesionit në momentin e blerjes së aksioneve kishin ngelur edhe 6 vite nga kontrata koncesionare për tu shfrytëzuar dhe që normalisht aksioneri shqiptar ka vlerësuar dhe është investuar për të blerë aksionet në shumën 70,1 milion Euro”, tha Meta.

Mbështetja për kinezët

Normalisht lind pyetja: Pse Meta nuk do që aeroportin ta marrë një kompani shqiptare? Nëse kthemi 5 vite më pas, rezulton se ajo që i dha aeroportin kinezëve është partia e presidentit, e drejtuar prej tij në koalicionin me PS. Në vitin 2016 koncesioni i Rinasit do të merrte fund, pasi kontrata e qeverisë me gjermanët mbaroi. Por Edmond Haxhinasto, ministër Transporti i emëruar nga Ilir Meta, bëri një manovër duke zgjatur kontratën koncesionare dhe po ashtu legjitimoi që aeroportin ta merrnin në dorë kinezët. Por çfarë ndodhi realisht dhe pse Meta ka gisht? Në atë kohë u tha se në këmbim të shtyrjes së kontratës me dy vite, autoritetet shqiptare do të mund të hapnin aeroportin e Kukësit. Ndërsa për çdo aeroport tjetër të ri që shteti shqiptar do të dojë të ndërtojë, TIA do të përfitojë 6 muaj të tjerë shtesë në kontratë për çdo vit, nga dita kur ai nis punën deri në mbarim të kontratës së TIA. Me marrëveshjen e re, të gjitha palët dolën të fituara, si gjermanët e TIA, ashtu dhe kinezët e “Everbright Global Airport and Investment Fund”. Edhe Haxhinasto u vetëdeklarua i fituar në këtë mes. Gjermanët përfituan zgjatjen e kontratës me 2 vite të tjera, (afro 20 milionë USD shtesë) çka i ndihmoi në shitjen e saj menjëherë tek kinezët. Këta të fundit përfituan ekskluzivitetin e aeroportit më të madh e të vetëm. Pra, në 2016 kontrata u ndryshua dhe u zgjat, ndërkohë tani ndodhi e njëjta gjë, por që sipas president tani kemi shkelje të ligjit ndërsa në atë kohë jo. Presidenti pretendoi dje se nuk pati garë, ndërkohë kur të njëjtën gjë bënte partia e tij, nuk kishte nevojë për garë.

Favori ndaj kinezëve

I gjithë ndryshimi i kontratës u bë vetëm në funksion të TIA dhe kinezëve, të cilët kishin hyrë në negociata për shitjen e koncesionit, pasi për sa kohë që aeroporti i Kukësit nuk ishte gati, kontrata vijonte përtej 2 viteve. Ministri Haxhinasto nuk e mohoi ato ditë që ishte në dijeni të negociatave mes palës kineze dhe gjermanëve të TIA, madje pohoi publikisht se i kishte takuar dhe vetë kinezët, çka shton dhe më tej dyshimet mbi përfituesit e vërtetë të kontratës së re për aeroportin e Rinasit. “Kinezët janë një kompani ndërkombëtare serioze dhe kanë investime të mëdha në SHBA. Jam takuar me ta dhe kishin një përqasje krejt tjetër për infrastrukturën aeroportuale në Shqipëri. Ata, në prani të përfaqësuesve të koncesionarit aktual të Rinasit u shprehën që ta bëjmë marrëveshjen dhe të ngremë edhe segmentin loë cost në Rinas”, deklaroi pak ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes, ministri Edmond Haxhinasto në “Top Story”, në atë kohë.

Më të lexuarat