BREAKING NEWS

"Unë kryeministër e ai president", pas deklaratës së bujshme të Bashës, reagon Rama

"Unë kryeministër e ai president", pas deklaratës
x

Politike

“Presidenti është në hall”, Spartak Ngjela flet për aferën 700 mijë euro dhe del me deklaratën ‘bombë’, zbulon si do të fundoset Ilir Meta: Tani është në fund, çështja është e mbyllur

“Presidenti është në hall”, Spartak Ngjela flet

Emërimi dje pasdite i Marsida Xhaferllarit nga Presidenti Ilir Meta si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, e fut në kaos procesin e krijimit të organit më të lartë ligjor në Shqipëri. Me një gjuhë të ashpër ndaj kreut të KED, duke i vënë etiketime deri në mafioz, Meta tha se nuk ka asnjë afat kushtetues ndaj presidentit për të përzgjedhur anëtar në mesin e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese, që KED i ka radhitur sipas një pikëzimi. 

Por avokati i njohur Spartak Ngjela shprehet se Meta është në hall të madh. Sipas tij presidenti do të shkarkohet si edhe do të  shkojë në proces penal. Sipas Ngjelës, presidenti nuk do të shpëtojë këtë herë siç ndodhi me çështjen e 700 mijë eurove korrupsion

Spartak Ngjela shkruan:

“Presidenti është në hall. Është i kërcënuar nga reforma në drejtësi dhe po kërkon të shkatërrojë shtetin. Duhet të shkarkohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Bishti i masës së egër duhet prerë me një të rënë, dhe jo pjesë-pjesë. Kështu na kanë thënë teoricienët e mëdhenj të shtetit demokratik në kohët moderne.

l.
Presidenti do shkarkohet, por ky nuk është fundi i botës. Nuk mund të jetë më President i Republikës në këtë kohë ky individ i papranueshëm për shqiptarët.
Në një proces penal do shkojë, por ai mendon se mund të fitojë gjyqin në Gjykatën Kushtetuese, ashtu siç bëri me dy gjyqtarët e gjykatës së Lartë, kur pushoi çështjen e 700 mijë eurove korrupsion.
Të dy ish gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, sapo të fillojë procesi reformues, duhet të shkojnë nën akuzë, për çlirimin e padrejtë nga akuza të Ilir Metës.
Kjo është e vërteta.

ll.
Meta nuk shpëton dot, sepse është nga krerët e politikës shqiptare që e ka dëmtuar shumë shoqërinë shqiptare.Tani është në fund.
Mazhoranca duhet të operojë menjëherë.
Gjykatën Kushtetuese, të rizgjedhur nga Kuvendi, e ka përshëndetur politika e lartë amerikanë.
Nga kush mendojnë ta marrin mendimin juridike për këtë çështje institucionet shqiptare?

lll.
Kurse mazhoranca socialiste ka gabuar rëndë që nuk e ka shkarkuar deri tani Ilir Metën. Parlamenti duhej ta kishte votuar shkarkimin e tij, sepse ashtu, Meta, do të ishte pa forcë jurudike, derisa të shkonte në Gjykatën Kushtetuese.

Nuk mund të jetë president i shqiptarëve një dekandencë morale si Ilir Meta. Ka dëmtuar dhe po kërkon me çdo mjet të dëmtojë Shqipërinë dhe shqiptarët. I duhet treguar vendi me forcën e shtetit...

Meta tani nuk shpëton dot më nga akuzat për korrupsion. Çështja e tij është një çështje e mbyllur: shqiptarët e duan nën akuzë keqbërësit e tyre shumëvjeçar. Ky është realiteti.

Kurse për Gjykatën Kushtetuese, Presidenti ka konflikt interesi, dhe, të gjitha shkeljet që po bën, e rëndojnë edhe më shumë në akuzën penale që po i vjen si proces.
Presidenti Meta do të shkarkohet. Kjo është sot praktikë e mbyllur, prandaj ai nuk ka çfarë t'i bëjë dot as Shqipërisë, dhe as shqiptarëve.”