BREAKING NEWS

Sa do të kapërcejnë temperaturat? Njihuni me parashikimin e motit për datën 6 korrik 2022

Sa do të kapërcejnë temperaturat? Njihuni me parashikimin e motit
x
BREAKING NEWS

“Nëse SPAK nuk heton…”/ Kryemadhi plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron arrestime të politikanëve: Ja lista e ministrave që përfundojnë në burg

“Nëse SPAK nuk heton…”/ Kryemadhi plas deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Çështja e pensionistëve milionerë, Kryemadhi zbardh detaje të reja: Ja ku qëndron problemi! Kikia: Totalisht e pafalshme për drejtësinë, skema më e madhe pas firmave piramidale

Çështja e pensionistëve milionerë, Kryemadhi zbardh detaje
x
BREAKING NEWS

Skema e mashtrimit me inceneratorët, Monika Kryemadhi flet me emra dhe nxjerr aferën me firmën e Edi Ramës: Arben Ahmetaj...

Skema e mashtrimit me inceneratorët, Monika Kryemadhi flet me emra dhe
x
BREAKING NEWS

“Ishte 82 vjeç, kryeministri sapo kishte mbaruar si student”, Kryehetuesi i komunizmit zbulon pse kërkohej arrestimi i gjyshit të Edi Ramës

“Ishte 82 vjeç, kryeministri sapo kishte mbaruar si student”,
x
BREAKING NEWS

Inceneratori i Tiranës/ Monika Kryemadhi paralajmëron: Kam filmime dhe gjëra të tjera që nuk i kam publikuar ende, institucionet nuk më kthejnë përgjigje edhe pse...

Inceneratori i Tiranës/ Monika Kryemadhi paralajmëron: Kam filmime dhe
x
BREAKING NEWS

Rritja e rasteve me Covid, mjeku Alimehmeti shpjegon situatën dhe i bën thirrje qeverisë: Kjo vjen si rrjedhojë e...

Rritja e rasteve me Covid, mjeku Alimehmeti shpjegon situatën dhe i
x
BREAKING NEWS

Skandali me inceneratorët, Kryemadhi: Mua nuk tregonte njeri, se jam gruaja e Ilir Metës

Skandali me inceneratorët, Kryemadhi: Mua nuk tregonte njeri, se jam gruaja
x

Politike

Presidenti i KE nuk mbështet ndarjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë, propozohet statusi i Anëtarit të Asociuar, Rama paralajmëron BE për veton bullgare

Presidenti i KE nuk mbështet ndarjen e Shqipërisë dhe

Këshilli Europian nuk e pranon ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut lidhur me çështjen e shumëpritur të hapjes së negociatave nga BE për anëtarësim. Në  takimin e djeshëm me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, Presidenti i KiE, Charles Michel u përgjigj lidhur me pyetjen se përse po mbahet peng Shqipëria nga Maqedonia e Veriut për shkak të konfliktit të kësaj të fundit me Bullgarinë, që ka vendosur veto për Shkupin dhe Tiranën. Sipas zyrtarit të lartë belg, duhet që shtetet që kandidojnë për anëtarësim në BE duhet të zgjidhin mosmarrëveshjet mes tyre ose me secilin prej 27 shteteve përbërëse të Europës së Bashkuar. Michel la të kuptohej se Shqipëria mund të sigurojë “ok” për nisjen e negociatave me Brukselin për integrim nëse Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut zgjidhin problemin e kombësisë maqedonase. Ai kërkoi besim nga shtetit shqiptar ndaj tij për të zgjidhur çështjen maqedonase.  “Keni të drejtë. Për këtë thashë se objektivi kryesor që kam unë është që të japë mundësi për integrimin. Duhen zgjidhur mosmarrëveshjet, duhet marrë një vendim i përbashkët, por kjo çështje duhet vënë në tryezë, unë mora iniciativën që të vijnë në takimin e qershorit. Mbështetuni te unë që të kalohen këto probleme. Është e rëndësishme që të mos presim përfundimin por të nisim punën. Duhet që të bashkëpunoni se si të trajtojmë sfidat”, deklaroi fillimisht drejtuesi i Këshillit Europian.
Michel për Statusin e Anëtarit të Asociuar
Por, për të lehtësuar vendet që aspirojnë për t’u bërë pjesë e BE, eksponenti i lartë evropian mbështeti propozimin e presidentit francez Emmanuel Macron që këto shtete (duke përfshirë dhe Shqipërinë) të marrin statusin e “Anëtarit të Asociuar”. Sipas tij, ky format (ende i ideuar) do të ndihmojë BE dhe shtetet që aspirojnë për të bërë pjesë në të që të njohin më mirë njëri-tjetrin me qëllim ndërmarrjen sa më të mirë të vendimeve për zgjerimin e Europës së Bashkuar. “Një ide shumë pranë e këtij koncepti është e anëtarëve të asociuar. Pra, qasje e përafërt që të kemi formatet e duhura që të njihemi më mirë me njëri-tjetrin, të kuptojmë vështirësitë dhe si të kujdesemi për njëri-tjetrin", foli për “Anëtarin e Asociuar” presidenti i KiE.
Rama pro-Macron, por nuk heq dorë nga ndarja me Maqedoninë
Në fjalën e tij në konferencën e përbashkët me Charles Michel, kryeministri Edi Rama mbështeti propozimin e presidentit francez Emmanuel Macron për krijimin e “Anëtareve të Asociuar”. Shefi i qeverisë shqiptare theksoi se paranoja e anëtarësimit në BE do të marrë fund për Shqipërinë kur ajo t’i jepet statusi i anëtarit të asociuar. “Ideja e një anëtari të asociuar po merr akoma dhe më shumë mbështetje. Unë e mbështes vizionin e presidentit të Francës për këtë komunitet të ri. Për sa na takon, ne jemi më afër BE e nëse do të vijë dita që të jemi anëtar të asociuar të BE, do t’i japë fund të gjitha spekulimeve, paranojave se BE po na mban larg e se s'do të na fus e kështu e ashtu, mendoj se është gjë fantastike”, deklaroi Rama. Megjithatë, pavarësisht se mbështeti propozimin e presidentit francez, kryeministri shqiptar këmbënguli se nëse në qershor nuk jepet “drita jeshile” për hapjen e negociatave për integrim për Shqipërinë, atëherë ai do të kërkojë ndarjen përfundimtare nga Maqedonia e Veriut në mënyrë që të mos vazhdojë të penalizohet prej vetos bullgare ndaj Shkupit. “Për sa i përket Maqedonisë së Veriut, jemi në një linjë me KE deri në fund kur të kryhet dhe mbledhja e KE ku jemi të ftuar të marrim pjesë. Shpresojmë që Bullgaria të hapë rrugën. Nëse kjo nuk ndodh, do të ndryshojmë kursin. Shqiptarët e kanë thënë duhet të ndahemi nga Maqedonia për të qenë më të saktë për t'u shkëputur nga kthetrat e Bullgarisë”, përfundoi kryeministri Edi Rama.

Më të lexuarat