BREAKING NEWS

‘Mos u çorientoni!’, Ambasada amerikane del me një tjetër deklaratë të fortë për Reformën në Drejtësi

‘Mos u çorientoni!’, Ambasada amerikane del me një
x

Politike

Presidenti i KE-së bën kërkesën urgjente, i jep 'goditjen' e fortë Ilir Metës

Presidenti i KE-së bën kërkesën urgjente, i jep

Deklaratave të Presidentit Meta se nëse mbahen zgjedhje pa opozitën më 30 qershor nuk do ketë hapje të negociatave për Shqipërinë, përgjigja i ka ardhur nga Brukseli. Ishte Presidenti i KE-së Juncker që tha dje se nëse bllokohet vullneti i popullit për të votuar më 30 qershor, rrezikohen negociatat me BE.

“Dua të theksoj, edhe pse është një çështje e vështirë, rëndësinë që ka uniteti politik në arritjen e qëllimeve të Shqipërisë. Të gjitha partitë politike në vend duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në institucionet demokratike. Zgjedhjet janë parashikuar për në fund të qershorit, qytetarët nuk duhet të pengohen të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Nuk mund të bllokosh shprehjen e vullnetit të qytetarëve Shqiptarë, prandaj mendoj, pa ndërhyrë në këtë debat të brendshëm, që zgjedhjet duhet të zhvillohen,përndryshe perspektiva europiane e Shqipërisë do të vonohet" tha ai.