BREAKING NEWS

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë
x
BREAKING NEWS

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët e tij japin lajmin e trishtë: Humbje e madhe! (EMRI+FOTO)

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët
x

Politike

Presidenti Meta nuk gjen qetësi, nxjerr dokumentet dhe lëshon thirrjen urgjente për zgjedhjet e 25 prillit: Transparenca është tepër e rëndësishme!

Presidenti Meta nuk gjen qetësi, nxjerr dokumentet dhe lëshon thirrjen

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar sërish sot që të rinumërohen votat, pasi ka një numër shumë të lartë votash të pavlefshme. Sipas Metës, vetëm kështu do të rikthehet besimi i shqiptarëve që mbajtën radhë për të shprehur vullnetin e tyre politik.

Postimi i plotë:

Në zgjedhjet e vitit 2013 vetëm 1.39 përqind e votave ishin të pavlefshme.

Në vitin 2017 vetëm 1.98 përqind e votave u shpallën të pavlefshme.

Aktualisht, sipas rezultateve paraprake të KQZ, kemi 5 përqind fletë votimi të pavlefshme.

Ndaj numërimi dhe rinumërimi i çdo vote të pavlefshme është vendimtar për të rritur besimin e qytetarëve, të cilët mbajtën radhë të gjata për të shprehur vullnetin e tyre më 25 prill.

Me qetësi dhe transparencë është tepër e rëndësishme, që ky proces, të vazhdojë deri në fund.

Krijimi i fokuseve të tjera, përtej kësaj çështjeje madhore për besimin te zgjedhjet dhe demokracia, është vetem vijim i teatrit të radhës kundër Sovranit dhe vullnetit të Tij.

Deri tani janë rreth 50 mijë vota të pavlefshme më shumë se në vitin 2017 dhe rreth 60 mijë vota të pavlefshme më shumë se në vitin 2013, ndërkohë që 8 vite më parë votuan rreth 80 mijë qytetarë më shumë se sa në zgjedhjet e 25 prillit.

Në demokraci qytetarët marrin pjesë në zgjedhje për t'i dhënë vlerë vullnetit të tyre dhe jo për ta bërë atë të pavlerë.

Të rikthejmë besimin te vlera dhe barazia e votës sa më parë, me transparencë maksimale sipas Kodit Zgjedhor. Bashkëngjitur statistikat krahasuese të vitit 2013, vitit 2017 dhe 25 prillit 2021.

Presidenti Meta nuk gjen qetësi, nxjerr dokumentet dhe lëshon thirrjen

Presidenti Meta nuk gjen qetësi, nxjerr dokumentet dhe lëshon thirrjen

Presidenti Meta nuk gjen qetësi, nxjerr dokumentet dhe lëshon thirrjen

Më të lexuarat