Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Presidenti Meta pret delegacionin e Senatit amerikan, ja çfarë biseduan!

Postuar: 12/08/2017 - 17:00

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti dhe bashkëbisedoi me një delegacion të Senatit të SHBA-së, të kryesuar nga Senatori Roy Blunt, të cilët po zhvillojnë një vizitë pune faktembledhëse në disa vende të Ballkanit Perëndimor.

Kreu i Shtetit shqiptar dhe senatorët amerikanë vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së, kontributin e Shqipërisë në NATO dhe rolin e saj stabilizues në rajon.

Bashkëbiseduesit vlerësuan vizitën në Malin e Zi të Zëvendëspresidentit të SHBA-së Mike Pence dhe mesazhet e tij të qarta mbi çështje të sigurisë rajonale, ato të koordinimit të veprimeve në kuadër të luftës globale kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Presidenti Meta nënvizoi se siguria është baza e prosperitetit dhe zhvillimit të rajonit tonë, ndaj bashkëpunimi kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar me SHBA-në dhe NATO-n është vendimtar për të ardhmen e sigurt të vendeve tona dhe qytetarëve tanë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 12

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/02/2018 - 09:34

 Pas qëndrimit të Metës për negociatat me Greqinë, mediat e shtetit fqinj nuk kanë ngurruar të kritikojnë deklaratat e tij, duke u shprehur se ai po bllokon bisedimet. “Presidenti i Shqipërisë po bllokon bisedimet dhe vë pengesa në bisedimet mes dy vendeve”- thuhet në mediat greke.

Postuar: 21/02/2018 - 07:44

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri dhe përfaqësuesi i kompanisë SHELL, Jon-Henk van Konijnenburg firmosën dje marrëveshjen hidrokarbure për kërkim nafte n

Postuar: 21/02/2018 - 07:42

I sh-kryeministri Sali Berisha ka shitur dje ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Postuar: 21/02/2018 - 07:38

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar dje idenë e Presidentit të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Postuar: 21/02/2018 - 07:36

Komisioni i Ligjeve miratoi projektligjin për vetingun në polici.

Postuar: 21/02/2018 - 07:34

Pas përplasjeve në Kukës mes deputetes Mimi Kodheli dhe Safet Gjicit, kryeministri Edi Rama ka vendosur të reformojë një sërë degësh të Partisë Socialiste në rrethe.