Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 10 ditësh në Tiranë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Presidenti në alarm nga ngritja e BKH, kërkon trazira politike për të rrëzuar qeverinë, shton sulmet për t’u ngritur kundër Ramës

Presidenti në alarm nga ngritja e BKH, kërkon trazira politike

Presidenti Ilir Meta ka intensifikuar lëvizjet dhe thirrjet për të rikthyer trazirat politike. Edhe pse ka dekretuar tashmë datën e zgjedhjeve, Meta nga dita në ditë bën thirrje për rrëzimin e qeverisë. Interesant është fakti se thirrjet e Metës janë shtuar pas marrjes së detyrës nga kryetarja e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë sinjale se, nëse ngrihet BKH nuk do të ketë më të paprekshëm dhe si duket presidenti prandaj kërkon përplasje politike. Ndërkohë ditën e djeshme presidenti Meta ka kujtuar Konferencën e Pezës, ku me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka vijuar me sulmet ndaj qeverisë dhe thirrjet për përmbysje. Meta ka shkruar se Konferenca e Pezës është sot më aktuale se kurrë dhe ka bërë thirrje për bashkim kundër asaj që ai e quan pushtimi i ri nga një sekt oligarkësh. “Pezë do të thotë Shqipëria mbi të gjitha! Pezë do të thotë bashkim, kushtrim dhe qëndresë, pa dallim feje, krahine dhe ideje në mbrojtje të interesit kombëtar. Mesazhet që përcjell edhe sot, pas 78 vitesh, Konferenca e Pezës janë më aktuale se kurrë për të lënë mënjanë ndasitë e interesat afatshkurtra, dhe për t'u bashkuar kundër një pushtimi të ri nga një sekt e një bandë oligarkësh që kanë uzurpuar institucionet dhe kanë marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari dhe atë europiane të vendit tonë. Peza është një amanet: Besa-besë për të shpëtuar Shqipërinë”, ka shkruar presidenti Ilir Meta sa i takon Konferencës së Pezës. Por kjo nuk është hera e vetme që presidenti ka reaguar ashpër ditët e fundit, duke bërë thirrje për përmbysje dhe largim të qeverisë. Gjatë javëve të fundit ai është rikthyer në sferën politike me reagime të shumta, ku mes të tjerash ka sulmuar dhe akuzuar qeverinë. Të martën ai bëri një reagim sa u takon zgjedhjeve. Meta i bëri thirrje Këshillit Politik që të realizojë sa më shpejt ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Por sigurisht ai nuk la pa theksuar kërkesën e opozitës, duke thënë se nuk duhet refuzuar. “Tani që data e zgjedhjeve është dekretuar pas konsultimit me forcat politike, është domosdoshmëri që Këshilli Politik të realizojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me konsensus dhe duke respektuar pikë për pikë Marrëveshjen konsensuale të 5 qershorit. Kërkesa legjitime dhe parimore e opozitës për të kërkuar ekspertizën e ODIHR nuk duhet refuzuar. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë domosdoshmëri absolute për çeljen e negociatave”, është shprehur Meta.

Më të lexuarat