BREAKING NEWS

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH, mbështeti Kinën dhe u angazhua kundër presidentit amerikan

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH,
x

Politike

Presidenti reagon pas akuzave të ambasadores: Sulmet nuk janë për mua, ndërkombëtarët të hetojnë zbatimin e reformës në drejtësi

Presidenti reagon pas akuzave të ambasadores: Sulmet nuk janë për

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur dje ambasadores amerikane, Yuri Kim. Kjo e fundit aludoi për pazare kundër reformës, por Meta dje në një deklaratë për media tha se nuk është ai personi për të cilin flet ambasadorja. "Nuk marr përsipër të komentoj qëndrimet e ambasadores Yuri Kim, por të jesh i sigurt se vetëm për Ilir Metën nuk mund ta kishte. Unë kam vlerësimet më të mira për të dhe e kam takuar më shumë se çdo ambasador të tjerë, por asnjëherë nuk kam lajmëruar mediat. Përpiqem të jem sa më korrekt dhe të mos keqpërdor imazhin. Mbani mend ju të kem ndërhyrë ndonjëherë unë për zgjedhjet në Amerikë, jo unë nuk merrem me këto lojëra. Me kërkesë të saj ia kam dorëzuar këtë draft dhe ambasadores së SHBA", tha Meta. Më tej ai ka mohuar që të jetë ai që bën lojëra me reformën në drejtësi, duke fajësuar palët politike, pa përjashtuar opozitën. Po ashtu ai kërkoi hetim ndërkombëtar kundër reformës. “Thelbi është gjithëpërfshirja, gjithë çështjet që kërkon BE duhet përfshirë opozita reale, prandaj janë vënë këto kushte. Sa më takon mua, unë kam katër vjet që u them stop lojërave në drejtësi dhe ambasadorja ka shumë të drejtë, që shohim vetëm lojëra. Këtë e tregoi renditja e Shqipërisë, e tregojnë kushtet. Aktorët politikë kanë luajtur me këto çështje. Presidenti nuk është aktor politik, por kryetari i shtetit nuk ka surprizuar askënd me veprimet e tij, as ndërkombëtarët se gjithçka ka qenë e mirë menduar. Do i kërkoj BE-së hetim për situatën e reformës në drejtësi", tha Meta.

Çështja Dvorani është rikthyer në vëmendjen e presidentit Ilir Meta, i cili ka akuzuar se po mbahet në krye të PD-së ata që po bëjnë lojëra, referuar këtu kryeministrit Edi Rama, me këtë të fundit që sipas kreut të shtetit nuk reagon se "ka pushtuar shumë territore". "Dvorani nuk mund të jetë as pjesë e një trupe të Gjykatës së Lartë, se sipas ligjeve në çdo proces që merr pjesë ai që humbet gjyqin e çon në Kushtetuese apo Strasburg se e fiton automatikisht. Si mund të mbash një të tillë në krye të KED-së? Ligji është i qartë. Kush e bllokon këtë, më thoni? Dvoranin e mbajnë ata që bëjnë lojëra, maskat kanë rënë tani. Nuk zbatojnë pikat e BE se duan të mbajnë Dvoranin në drejtësi. Pse nuk angazhohet Rama, se ka pushtuar shumë territore", tha Meta.

Pyetur se si duhet të jetë përbërja e Këshillit Politik, ku duhet të përfshihet opozita, Meta u përgjigj: Nuk urdhëroj dhe as të bëjë marrëveshje, jap disa ide bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë dhe mbi vendimet e BE-së, se si realizohen duhet të jetë edhe kontributi palëve.