BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Presidenti tërhiqet nga skenarët bllokues, dekreton me urgjencë Evis Kushin si ministre të Arsimit, hapet rruga për lëvizje të tjera në qeveri

Presidenti tërhiqet nga skenarët bllokues, dekreton me urgjencë

Presidenti Ilir Meta ka vendosur të hedhë pas skenarët bllokues sa i takon ndryshimeve në qeveri. Precedentët “Genta Cakaj” dhe “Sandër Lleshaj” janë ende të freskët, pasi presidenti Meta refuzoi këto dy kandidatura të propozuara nga kryeministri Edi Rama për ministra, duke krijuar një paqartësi dhe luftë mes institucionit të Presidencës dhe Kryeministrisë. Megjithatë, kryeministri Rama ia dërgoi sërish si emër zotin Lleshaj për ministër, të cilin zoti Meta e dekretoi në krye të Ministrisë së Brendshme. Por kjo strategji dhe mos hapjen rrugë nga ana e kreut të shtetit, e trembi disi shefin e qeverisë, i cili pas këtyre ndodhive nuk ka bërë shumë lëvizje apo ndryshime në qeveri, për shkak se i frikësohej se mund të përballej me kësisoj skenarësh të sikletshëm.

Meta dekreton me urgjencë Kushin

Por duket se presidenti Ilir Meta ka reflektuar në këtë raport, pasi dje ai ka firmosur me “urgjencë” Evis Kushin si ministren e re të Arsimit. Sapo Rama dërgoi kërkesën, Meta nuk vonoi dhe ka dekretuar shkarkimin e Besa Shahinit nga posti i ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Ndërsa më pas Meta ka dekretuar vendimin për emërimin e ministres së re të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi. Kjo e fundit u emërua nga kreu i qeverisë më 14 shtator, ditën e parë të shkollës, e cila zëvendësoi në këtë post, Besa Shahinin. Besa Shahini qëndroi në krye të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë 20 muaj. Sipas Kushtetutës, Presidenti i Republikës kishte 7 ditë afat për t’u shprehur me dekret lidhur me propozimin që vjen për ndryshimet në qeveri. Ndërkohë që kreu i shtetit e ka ushtruar këtë të drejtë brenda afateve dhe emri i Kushit duket se nuk ka hasur në rezistencën e njohur të Ilir Metës. Ky vendim ka qenë deri këtu edhe i imponuar ndaj Metës, pasi sipas ligjit, nëse Presidentit të Republikës i shkon një emër për ministër dhe që mban edhe mandatin e deputeti, ai nuk ka tagër që ta refuzojë, siç ka bërë edhe Meta dje me dekretin e Kushit, që është deputete e Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit.

Hapet rruga për lëvizje të tjera në qeveri

Mirëpo me dekretimin nga ana e presidentit Ilir Meta të Evis Kushit, i hapet rruga edhe ndryshimeve në qeveri. Gazeta “SOT” ishte e para që deklaroi në qershor se pas qetësimit të marrëdhënieve Meta-Rama do hapej rruga e ndryshimeve në qeveri. Pas bllokimeve që bëri Meta, Rama u tërhoq nga ndryshimet pasi rrezikon të shkojë te skenarët e Fatos Nanos, i cili u detyra të qeveriste gjatë me zëvendësministra për shkak të bllokimeve që erdhën dhe për shkak të Ilir Metës. Por në pranverë pati një qetësi Rama-Meta që dha sinjale se mund të kishim zhvillime edhe pse tani kjo qetësi ka mbaruar. Megjithatë Meta dje tregoi se nuk bllokon ministrat me mandat deputeti dhe nuk është çudi që disa prej ministrave të zëvendësohen me deputetë, duke mos i lënë shteg presidentit të bllokojë ndryshimet. Megjithatë, mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht. Kujtojmë që, kryeministri Edi Rama ka futur në skaner ministrat, deputetët e Partisë Socialiste, bazën socialiste, drejtorët dhe administratën. Sipas informacioneve duke filluar nga java e parë, të gjithat socialistët janë në test, ndërkohë që çdo javë 12 koordinatorët jo vetëm që do të zhvillojnë takim me kryeministrin Rama, por mësohet se do të “spiunojnë” tek shefi selisë rozë me detaje sa i takon punës dhe angazhimeve javore të ministrave, deputetëve, drejtorëve, krerëve të bashkive. Kështu, për këdo që ka raport negativ, kryeministri Rama do të marrë masa, duke i larguar nga qeveria.

Më të lexuarat