BREAKING NEWS

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti
x

Politike

Presionet e Presidentit ndaj Kushtetueses, gjykata tërhiqet nga çështjet e bujshme, shtyhet përballja Rama-Meta dhe seancat për zgjedhjet e teatrin

Presionet e Presidentit ndaj Kushtetueses, gjykata tërhiqet nga

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë pa afat mbledhjet për çështjet e bujshme. Në këtë gjykatë janë disa çështje të rëndësishme, por ende nuk ka një datë se kur do të zhvillohen seancat. Presidenti Ilir Meta pak ditë më parë kërcënoi hapur Gjykatën Kushtetuese, duke u dhënë një mesazh të qartë anëtarëve se në çështjet ku ai është palë nuk pret humbje. Çështja e parë ku Meta është palë, është ajo e kompetencave mbi dekretimin e ministrave. Ishte planifikuar që më 25 mars të mbahej seanca gjyqësore, por ajo u shty për në një moment të dytë. Kushtetuesja te faqja e saj zyrtare në internet ka nxjerrë axhendën për muajt prill dhe maj dhe nuk ka ende një datë për përballjen Rama-Meta. Një përballje e dytë është ajo për shembjen e Tetarit Kombëtar. Meta ka paditur qeverinë dhe nuk ka ende një datë se kur do të shqyrtohet padia. Elementi i tretë janë zgjedhjet e 2019. Meta anuloi datën e zgjedhjeve, por qeveria nuk e pranoi. Shpresat ishin në maj të shqyrtoheshin këto dosje, por nuk ka një datë as për këtë muaj. Ndërkohë kemi presidentin, i cili ka nisur të shantazhojë gjykatën. Kjo do të thotë se nuk është çudi që këto dosje të shtyhen derisa të kemi 9 anëtarë në Kushtetuese.

Përplasja për ministrat

Beteja e parë e Kushtetueses është ajo për dekretimin e ministrave. Meta refuzoi dekretimin e Gent Cakajt ministër të Jashtëm dhe Rama iu drejtua Kushtetueses. Në kohën kur presidenti refuzoi dekretimin e ministrit me një letër drejtuar Ramës u shpreh se emri i propozuar për ministër nuk ka përvojën e duhur politike dhe diplomatike. Gent Cakaj në këndvështrimin e Ilir Metës nuk është i përshtatshëm për të qenë në krye të Ministrisë së Jashtme. “Gjatë ushtrimit të detyrës së tij si zëvendësministër për Europën dhe Punët e Jashtme, z. Gent Cakaj ka dëshmuar me të dhëna, me fakte e qëndrime se jo vetëm që i mungon përvoja e sprovuar në fushën e politikës së jashtme, por se qëndrimet e tij publike lidhur me çështje thelbësore të politikës rajonale janë të papranueshme”, tha ai. Ndërkohë, pas mosdekretimit të Cakajt nga presidenti pati edhe një reagim nga Rama. Ai e quajti vendimin si antikushtetues dhe të turpshëm, ndërsa i kërkoi ndjesë edhe Kosovës. Ndër të tjera, Rama theksoi se argumentet e dhëna nga presidenti sipas tij janë të frikshme. “Refuzimi i presidentit për dekretimin e ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm. Argumentet e dhëna nga zoti president janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpërues për institucionin. Ndjesë Kosovës për këtë turp”, tha Rama.

Përballja për zgjedhjet e 30 qershorit

Ndërkohë, një tjetër betejë ku do të përplasen sërish Rama dhe presidenti Meta është edhe ajo sa i përket vlefshmërisë së zgjedhjeve të 30 qershorit të vitit 2019. Por, për këtë çështje Gjykata Kushtetuese ende nuk ka vendosur një datë se kur do të shqyrtohet. Padia në Gjykatën Kushtetuese për këtë çështje u bë nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, ku përfshihen edhe bashkitë e drejtuara nga opozita, e cila dorëzoi kohë më parë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për konstatimin si antikushtetuese të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Në kërkesën e saj, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë kërkon që të verifikohet vlefshmëria e zgjedhjeve të 30 qershorit, e cila sipas kërkesës bie në kundërshtim me dekretin e nxjerrë nga presidenti Meta. Në kërkesë thuhet se presidenti ka dekretuar si datë 13 tetorin për zgjedhjet vendore dhe 30 qershorin, datë në të cilën u mbajtën zgjedhjet. “Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë së procesit zgjedhor të zhvilluar me 30 qershor 2019 për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiake dhe, si rrjedhojë, konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve në kundërshtimin me nenet e Kushtetutës së Shqipërisë”, thuhet në kërkesë.

Më të lexuarat