BREAKING NEWS

71 raste të reja në Shqipëri me Covid-19

71 raste të reja në Shqipëri me Covid-19
x

Politike

Presioni nga ndërkombëtarët për ‘Zgjedhoren’, Lulzim Basha mbledh aleatët në selinë blu (Detajet)

Presioni nga ndërkombëtarët për ‘Zgjedhoren’,

Sot në 12:30 kreu i PD do të mbledhë aleatët në selinë blu, me kërkesë të këtyre të fundit.

Mes aleatëve ka qëndrime të ndryshme sa i takon pozicionit të dy partive të mëdha PD e LSI në tryezën e këshillit politik për sisteminzgjedhor.

Agron Duka i Partisë Agrare Ambientaliste tha një ditë më parë se mendon se kohë për ndryshim sistemi ka, por nuk ka vullnet, jo vetëm nga PS, por edhe nga dy aleatët e mëdhenj PD dhe LSI.

Nga tryeza e këshillit politik, aleati i Bashës është i bindur se kodit aktual do i bëhen vetëm arnime.

Ndërkohë sot, në orën 11:00, këshilli politik i Reformës Zgjedhore do të mblidhet për ta nisur aty ku e lanë një natë më parë, te teknologjia në zgjedhje.