BREAKING NEWS

Regjistrohen 25 raste të reja me Covid, asnjë viktimë në Shqipëri

Regjistrohen 25 raste të reja me Covid, asnjë viktimë në
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë! Ndërron jetë ish-deputeti i njohur i Partisë Demokratike

Lajm i trishtë! Ndërron jetë ish-deputeti i njohur i Partisë
x
BREAKING NEWS

Italia deklasifikon 4 mijë dokumente, mes tyre akte top sekret të misioneve në Shqipëri, në ato vite kryeministër ishte Ilir Meta, priten të zbardhen emrat e ministrave dhe magjistratëve shqiptarë

Italia deklasifikon 4 mijë dokumente, mes tyre akte top sekret të
x
BREAKING NEWS

“Rrezikojmë të njëjtin tmerr...”/ Erion Braçe thirrje urgjente të gjithë shqiptarëve: Mos keni frikë! Çohuni!

“Rrezikojmë të njëjtin tmerr...”/  Erion
x
BREAKING NEWS

Degradon keq situata/ Vazhdojnë protestat masive kundër masave anti-Covid në Gjermani, mijëra njerëz zbarkojnë në rrugë, një burrë pësoi atak kardiak teksa u arrestua nga policia (DETAJET)

Degradon keq situata/ Vazhdojnë protestat masive kundër masave
x
BREAKING NEWS

THELLOHET TRAGJEDIA! Shpërthimi i bombolës së gazit brenda hotelit në Velipojë, pas 2 vajzave ndërron jetë edhe nëna. Ja si paraqitet gjendja e djalit të vetëm të familjes që ka mbijetuar

THELLOHET TRAGJEDIA! Shpërthimi i bombolës së gazit brenda
x
BREAKING NEWS

Alarmohen qytetarët në Elbasan, zbulohet një granatë në mes të rrugës, njoftohen me urgjencë forcat xheniere

Alarmohen qytetarët në Elbasan, zbulohet një granatë në
x
BREAKING NEWS

GJKKO nuk rihapi hetimin për Fatmir Mediun, SPAK bën një tjetër lëvizje

GJKKO nuk rihapi hetimin për Fatmir Mediun, SPAK bën një
x

Politike

Prezantohet plani për rindërtimin e Bubqit, Rama: Më 20 qershor nis puna, ndryshim rrënjësor i jetës së banorëve

Prezantohet plani për rindërtimin e Bubqit, Rama: Më 20 qershor

Tërmeti i 26 nëntorit la pas shumë dëme materiale, shtëpi dhe pallate të shkatërruara si dhe ka lënë pa banesa shumë qytetarë. Bubqi më 20 qershor do të jetë një kantier ndërtimi, ku do të nisë puna për ndërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Kryeministri Edi Rama, ishte dje i shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe ministri përgjegjës për tërmetin, Arben Ahmetaj. Gjatë inspetkimit në këtë zonë, Rama, Margariti dhe Ahmetaj prezantuan planin, ku bënë me dije se do të ketë shërbime publike, zona tregtare, shkollë të re, park i ri dhe ndërtesa të reja të banimit. Në këtë plan janë përfshirë 45 banesa kolektive, për banorët që mbetën në qiell të hapur nga ajo lëkundje tragjike. Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se me 20 qershor do të nisë puna për ndryshimin e jetës së banorëve të kësaj zone. “Aty ku tërmeti i 26 nëntorit goditi fort dhe në fund qershor – fillim korrik çelet kantieri i rindërtimit, me një plan të ri zhvillimi për një qendër administrative e komunitare, ku shërbimet publike, zona tregtare, shkolla e re, parku i ri dhe ndërtesat e reja të banimit, do të bëjnë realitet ambicien tonë për ta kthyer krizën e shkaktuar nga tërmeti, në mundësinë e madhe të një ndryshimi rrënjësor në jetën e njerëzve”, ka shkruar kryeministri Edi Rama. Ndërsa ministrja e Kulturës u shpreh se pjesa hyrëse e Bubqit do të kthehet në një pol, me polici e me postë. “Pjesa në hyrje të Bubqit kthehet në një pol, me polici, postë dhe qendër shëndetësore dhe në anën tjetër do të kemi pjesën e tregut, të shërbimeve dhe godinat, të cilat aktualisht shërbejnë për shërbimet ndaj komunitetit, do të përfshihen dhe në një treg. Kjo do jetë qendra e re administrative, një treg lokal për të pasur mundësi dhe banorët që nga parcelat bujqësore gjithë produktet t’i sjellin në treg ku të ketë dhe produkte lokale. Shkolla zgjerohet në funksione. Ka qenë një shkollë e mesme e bashkuar, kthehet në një qendër komunitare. I shtohet dhe pjesa 9-vjeçare. Hapësira e shkollës ka qenë e integruar me planin e detyruar vendor. Shtohen funksione të reja, do të ketë palestra si jashtë dhe brenda. Kthehet në qendër komunitare që do të thotë se pasditeve ka funksione të shtuara, që të munden edhe banorët të vazhdojnë të sjellin fëmijët e tyre, të ketë biblioteka dhe hapësira ku mund të kalojnë pjesën pas shkollore”, u shpreh ministrja Margariti.