BREAKING NEWS

E papritur/ Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Durrës, ja cilit koalicion do t’i bashkohet për zgjedhjet e 25 prillit

E papritur/ Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Durrës, ja
x

Politike

Prezantoi kandidatët për deputetë dhe hapi fushatën për Tiranën, Jozefina Topalli paralajmëron ndryshimin e madh

Prezantoi kandidatët për deputetë dhe hapi fushatën

Kryetarja e Partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli, ka prezantuar kandidatët për deputetë në Tiranë,  të cilët në 25 prill do të kërkojnë vota nën siglën e Lëvizjes për Ndryshim. Në një postimi në Facebook, Topalli ka treguar arsyen pse kërkon votën e shqiptarëve, ku  shton se Lë vizja për Ndryshim është rruga drejt ndryshimit.

Postimi i Topallit

Pershendetje të gjithëve!

Kur lançuam 4 muaj më parë Lëvizjen për Ndryshim me një grup të rinjsh, ne kishim një gjë të qartë:

Mos dysho kurrë, që një grup i vogël njerëzish të përkushtuar e të vendosur mund të ndryshojnë botën.

Është e vetmja gjë që ka ndodhur përherë.

Vetë Levizja për Ndryshim ishte - Thirrja drejt kurajos!

Është forca për të thyer çdo pengesë.

Është Rruga drejt njëri-tjetrit, Është rruga drejt ndryshimit!

Ne e dimë që ka ende njerëz që zgjedhin të mos e besojnë ndryshimin nga frika se ndryshimi nuk do të vijë.

Në nje kohë kur varfëria ekstreme është 40%, kur vendi boshatiset dhe të gjithë ndihen të pasigurtë, të rrish e të shikosh apo të presesh të keqen më të vogël është ose frikë, ose mungesë ndërgjegjie shoqërore.

Kurajoja për të dalë kundër një kase politike të korruptuar është një çmim që ja vlen të paguhet. 

E kundërta ështe si të zgjedhesh që te mos lindësh, nga frika se gjatë jetës do të kesh edhe sfida.

Bashkë me skuadrën tonë ne kemi të qartë se:

“Ndryshimi nuk vjen nëse presim për një njeri tjeter, nuk vjen as nëse presim për një kohë tjetër. Jemi vetë ne, ata për të cilët kemi pritur

Ne jemi vetë ndryshimi që kërkojmë të ndjekim!

Ndryshimin mund ta bëjë një vend në të njëjtën mënyrë se si nje prind rrit fëmijën e vet.

Thonë që koha i ndryshon vetë gjërat, por në fakt jemi vetë ne, ata që duhet ta bejmë ndryshimin.

Ndryshime të jashtëzakonshme ndodhin vetëm atëherë kur vendosim të bëjmë atë që kemi në dorë, në vend që të ankohemi për çfarë nuk mundemi.

Lëvizja për Ndryshim i ka krijuar bezdi te madhe 3 kryetarëve të vjetër të partive të shekullit të kaluar.

Por pas 25 Prillit, bashkë me shqiptarët kjo Lëvizje synon të kthehet në një faktor të rëndësishëm ndryshimi e shprese.

Ne jemi kundër 3 kryetarëve të partive që mbajnë peng këtë vend për interesat e tyre.

Ne jemi kundër korrupsionit që kanë instaluar së bashku në çdo qelizë të ketij shteti.

Ne do të zëvendësojme politikën cinike të tyre me politikën e shpresës.

Ne nuk kemi pse të jemi më pak guximtarë se gjysma tjeter e kombit tonë, që i pergjysmoi partitë e kryetarëve të vjetër.

Mesazhi nga Kosova apo nga Italia është leksion, është menyra se si behët politikë në botë.

Ne nuk kemi pse të mos bëjmë si bota e civilizuar.

Boll më me riciklim të të njëjtëve persona që kanë provuar dhe shfrytësuar çdo post qeveritar ne 3 dekada.

Boll më me njerëz që aftesinë më te madhe kanë gënjeshtrën dhe pasurimin e familjes së tyre.

Pertej Ramës, Lulzim Bashës e Ilir Metës ka 3 Milionë shqiptarë të tjerë, ka plot njerëz të ndershëm e patriotë që mund të qeverisnin me më shumë përgjegjësi.

Ata mendojnë se janë të përjetshëm në pushtet, por gabojnë. Ata janë përgjegjësit kryesorë që në Shqipëri nuk ka më as shpresë dhe as një të djathtë reale. Ata janë përgjegjësit e një Shqipërie që vuan në stres e pasiguri. Vetëm tek ne ndodh që të mos ketë as qeverisje as opozitë.

Madje më shumë demokratë ka jashte PD-së.

Ata janë përgjegjësit e polazimit politik dhe ekonomik të shoqerisë.

Ata janë përgjegjësit e pabarazisë së frikshme mes disa miliarderëve banditë dhe shumicës së varfër.

Ftesa jonë nuk është për ata që nuk ndryshojnë mendje.

Ata që nuk ndryshojmë mendje nuk ndryshojnë kurrë asgjë. Por këta fatmirësisht janë pakicë.

Ne ftojmë njerëzit mendjehapur, të ndershem. Ne ftojmë çdo demokrat në shpirt, çdo të ri, prind apo pensionist e progresist.

T’i kthejme shpresën e dinjitetin vendit dhe çdo shqiptari.

Shqipëria nuk është e Ramës, e Metes, e Mones  apo e Lulzimit.

Shqipëria ka qenë e do jetë e shqiptarëve!

Sot fillojmë prezantimin e dhjetëshes së parë të listës së kandidatëve të Tiranës. Gjatë ditëve në vijim do të prezantojmë bashkë me kandidatët sipas rretheve, edhe programin tonë.

Janë lista më e mirë e 3 dekadave.

Janë profesionistë të nderuar, profesorë të zotë, mjekë të respektuar, të rinj e të reja të shkëlqyer të studjuar brenda apo jashtë vendit, me rezultate e arritje të shkëlqyera.

Ata janë modeli i deputetit që kam ëndërruar të kishim në parlament. Janë të pa korruptuar dhe dinjitozë, njerëz me kurajo dhe vendimin për t ‘iu bashkuar Lëvizjes për Ndryshim e kanë marrë duke e konsideruar si një detyrë ndaj vendit.

Ata nuk janë thjesht një listë kandidatësh. Ata janë Lista e Ndryshimit! Ata janë Ndryshimi!

Më të lexuarat