BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Primaret në PD/ Një tjetër emër i njohur prezanton kandidaturën për Bashkinë e Durrësit

Primaret në PD/ Një tjetër emër i njohur prezanton

Armand Dervishi ka prezantuar kandidaturën në Primare për Bashkinë e Durrësit. Në një dalje nga selia blu, Dervishi bëri një prezantim të tijin dhe të arsimit të kryer.

I riu, i cili është kthyer nga studimet e kryera në Londër, bën të ditur se ka marrë përsipër të futet në garë për shkak të gjendjes së mjerueshme që është Durrësi. Ai kërkon mbështetje nga qytetarët dhe kryesisht studentët, për të cilët thotë se po detyrohen që të marrin rrugën e migrimit.

Të nderuar bashkëqytetarë të Durrësit, ju përshëndes përzemërsisht. Përshëndes themeluesin e PD-së që demokratizoi këtë proces të primareve, duke i mundësuar të rinjve si unë hyrjen në garë dhe mundësinë për të kontribuar për vendin tonë. Unë quhem Armand Bedri Dervishi, kam mbaruar studimet në një nga vendet më demokratike të botës (Mbretërinë e Bashkuar - Londër) për Financë-Bankë dhe Kontabilitet dhe jam diplomuar me grada te larta. Në Angli gjithashtu kam zhvilluar një karrierë të suksesshme në fushën profesionale dhe në biznes. Kam vendosur të paraqes kandidaturën time për Bashkinë Durrës. Këtë veprim e ndërmarr duke parë gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet qyteti ynë. Papunësia, përmbytjet, zhvatjet e hapësirave publike, infrastruktura e degraduar, parkingje të munguara, një turizëm në nivelet më të ulta në historinë e qytetit, gjendje ekonomike e mjeruar, ky është realiteti që une dhe qytetarët e Durrësit hasin çdo ditë.
Vazhdimisht dal në terren, dhe shpesh kam takuar qytetarë që u vijnë faturat e dritave dhe e ujit më shumë se pensioni që marrin në muaj.

Studentë që detyrohen të lënë studimet nga gjendja ekonomike e mjerueshme pa asnjë mbështetje nga Bashkia. Studentë që kanë mbaruar studimet, por nuk u ofrohet punë dhe asnjë llojë shprese për të ardhmen.
Çfarë mund të bëjnë tjetër këta durrsakë dhe shqiptarë veçse të detyrohen te marrin rrugët e emigrimit, deri aty sa rrezikojnë edhe jetën për t’u larguar nga atdheu i tyre. Shpesh pyes veten: pse duhet këta të rinj të ndjehen kaq të dëshpëruar dhe ta braktisin vendin e tyre duke shpopulluar këtë qytet 3 mijë vjeçar. Durrësi, ky qytet historik dhe me potencial ekonomik të lartë, i një rëndësie strategjke ekonomike të veçantë, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin, duhet të jetë motorri ekonomik dhe i zhvillimit i të gjithë vendit.
Por, në këtë gjendje te mjerueshme ku e kanë sjellë, nuk u ofron as mundësitë minimale qytetarëve të tij. Edhe Porti, e vetmja mënyrë për të siguruar ekonominë dhe punësimin e qytetarëve të Durrësit ndër qindra vite, po u zhvatet qytetarëve nga duart në mënyrë spektakolare, pa garë dhe me zero transparencë. Unë si i ri dhe djalë i këtij qyteti, ju premtoj sot që do të punoj me ekspertët e fushave të ndryshme, vendas dhe të huaj, dhe do të bej çdo gjë që qytetit të Durresit t’i kthehet shkëlqimi dhe zhvillimi që meriton.
Qytetarëve do t’u rikthej besimin, do t’u rikthej hapësirat publike, rimodelimin e infrastruktës. Nuk mund të vazhdohet më me vjedhje fondesh, me investime me shuma marramendëse në letër dhe asgjë konkrete.
Të punojmë së bashku me gjithë potencialet tona, për një Durrës me turizëm të niveleve europiane, që të mund të krijojmë mundësinë e hapjes të sa më shumë vendeve të punës për të rinjtë dhe të gjithë qytetarët e Durrësit, me rroga dhe kushte të standardeve europiane.
Problemet e Durrësit i vuajnë të gjithe qytetarët, si te majtë edhe të djathtë, përmbytjet në Durrës nuk njohin kahe politike. Unë premtoj që do të jem një administrator i përgjegjshëm, do të punoj për çdo qytetar të Durrësit, pa asnjë dallim politik, prandaj u bëj thirrje të gjithë durrsakëve të dalin dhe të përdorin të drejtën e tyre të shenjtë, duke votuar për kandidatin që ata pëlqejnë, për kandidatin që reflekton shpresë dhe tek i cili ata besojnë. Shpeshherë dëgjoj që ky vend nuk behet, Po po, ky vend bëhet, Durrësi bëhet, por vetëm duke u bashkuar të gjithë kundra kësaj të keqe të madhe që e ka gjunjëzuar qytetin tonë për vite me rradhë.
Ndaj kërkoj mbështetjen e çdo simpatizanti dhe anëtari të Partisë Demokratike Dega Durrës, si një i ri i pastër, me entuziazëm , energji dhe me dëshirën e madhe për të kontribuuar sa më shumë për qytetin tonë. Bashkë do ia dalim.

Primaret në PD/ Një tjetër emër i njohur prezanton

Më të lexuarat