
Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët: Si paraqitet situata epidemiologjike në Shqipëri në 24 orët e fundit

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, sa do të shitet litri i naftës, benzinës dhe gazit

Agron Duka dhe Fatmir Mediu propozuan emrin e tij për President të ardhshëm, reagon Dash Shehi: Të gjitha mbeten manovra politike

Kryeministri Rama i zhgënjyer nga largimi i Dybala-s: Po të isha kryeministër i Italisë do e bëja Chiellinin ministër

Qeveria merr vendimin e rëndësishëm për federatat sportive dhe sportistët elitarë

Aksident i rëndë/ Makina përmbyset në kanal, plagosen dy persona, dërgohen me urgjencë te Trauma

Apeli i GJKKO dënon 13 të pandehur, akuzohen për trafik droge, ja me sa vite burg (Emrat)

Makina merr flakë brenda servisit, policia zbardh dyshimet e para

Pritet kthesa drastike në politikën shiptare / Spartak Ngjela tregon planin e madh që po përgatitet për Shqipërinë

Shkruar nga SOT.COM.AL 17 Janar 2022

Avokati Spartak Ngjela përkujtoi 554-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu.
Ngjela shkruan se sot, ashtu sikurse u theksua, Kastriotizmi, që nga lufta për çlirimin e Kosoves, ka 23 vjet që, si doktrinë, po shkon drejt ribashkimit kombëtar për krijimin e Arbërisë moderne.
Sipas tij, po kuptohet gjithashtu se politika amerikane kërkon, forcimin deri në bashkim të dy shteteve shqiptarë në Ballkan.
ANALIZA E PLOTË
Si sot; në datën 17 janar 1468, ka vdekur heroi ynë kombëtar Gergj Kastriot Skenderbe.
Dhe, në të njëjtën kohë, duhet të kujtohemi se në të vërtetë ai është themeluesi historik i Shtetit Shqiptar.
Kurse, duhet të theksojmë gjithashtu se, të dy shtetet shqiptarë: Shqipëria dhe Kosova, e kanë kryer themelimin e tyre me Doktrinën Kastriotiane.
l.
Kastriotizmi është doktrina jonë, dhe kjo është njëherësh edhe doktrina e bashkimit kombëtar të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Është vetë Kastriotizmi ai i cili arsyetoi historikisht kalimin nga Arbëria në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Kosovë.
Të gjitha të tjerat janë abuzime.
Shqipëria ka si flamur kombëtar flamurin me shkabën dykrerëshe të Gjergj Kastriotit dhe, Kastriotizmi, si doktrinë, është sot bashkimi kombëtar i botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Arbëria kasriotiane është sot vetë bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Edhe Ismail Qemali, kur u paraqit në Konferencën e Londrës, në vitin 1912-1913, e paraqiti pavarësinë e Shqipërisë si doktrinë kastriotiane të Arbërisë të Shekullit të XV.
Por, kastriotizmi u dëmtua rëndë në vitin 1913 dhe filloi ta marrë veten në vitin 1999 me bombardimet e Jugosllavisë për çlirimin e Kosovës nga Serbia.
ll.
Në funksion të Kastriotizmit sot, shqiptarët, kudo ku janë, duhet të evokojnë domosdoshmërisht Kastriotizmin e themeluar në vitin 1444 që erdhi dhe u risoll i përcjellë si heroikë shqiptare e vitit 1911-1912-1913; dhe krijoi pavarësinë e Shqipërisë, duke lënë jashtë 60 përqind të territorit arbëror, për të formuar një shtet shqiptar të gjymtuar nga fuqitë e mëdha.
Por sot, ashtu sikurse u theksua, Kastriotizmi, që nga lufta për çëirimin e Kosoves, ka 23 vjet që, si doktrinë, po shkon drejt ribashkimit kombëtar për krijimin e Arbërisë moderne.
Cila i takon të jetë sot Arbëria moderne?
Arbëria moderne është Shqipëria, Kosova, Presheva dhe Çamëria. E gjitha kjo plotëson të paktën 70 përqind të doktrinës kastriotinane të vitit 1912, të nxjerrë në pahun e historisë moderne nga Ismail Qemali dhe grupi i tij patriotik që luftoi për Shqipërinë etnike.
lll.
Por çfarë po ndodh sot me elitën politike që po drejton Botën Shqiptare, në Prishtinë dhe në Tiranë?
Asgjë e veçantë. Një mediokritet që kuptohet se po dëmton interesin kombëtar, si rrjedhoje e asaj që ka ndodhur në mese njëqind vjet në historinë e Shqipërisë.
Por nuk do të bëjnë dot gjë.
Megjithatë, këtë muajin e fundit; sikur po duket që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka kaluar drejt historisë reale të Shqipërisë dhe shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.
Por kjo nuk mjafton.
Ndërkohë po kuptohet gjithashtu se politika amerikane kërkon, forcimin deri në bshkim të dy shteteve shqiptarë në Ballkan. Por, deri tani, të dy kryeministrat, Rama dhe Kurti, nuk po duket se kanë formuluar doktrinën gjithëshqiptare në Ballkanin Perëndimor; në një kohë kur historia jonë, që nga viti 1999, ka ecur drejt rivlerësimit të Kastriotizmit në funksion të të dy shteteve shqiptarë.
Prandaj; gjithkush, në Shqipëri dhe në Kosovë, po pret të shohë doktrinën e bashkimit kombëtar.
Por, na duhet të theksojmë se:
Kjo kohë ballkanike, është kohë shqiptare; çdo lider aktual që nuk e përdor këtë kohë, nuk është me interesin kombëtar shqiptar.
Më të lexuarat


Bujar Leskaj: Njeriu që ndryshoi botën

KQZ jep nesër vendimin për shkeljet e bëra në zgjedhjet e 6 marsit, janë të përfshirë ministra, kryetarë bashkish dhe...

Zgjedhja e Presidentit të ri, Mediu ka zbuluar emrin e parë që propozon opozita: Ky është personi i duhur për të ardhur në krye të shtetit

Presidenti Meta pret drejtoren amerikane për Transparencën: “Open Gov Hub Washington DC”, një nga qendrat më të rëndësishme që promovon në botë llogaridhënien dhe pjesëmarrjen qytetare

“E kanë në xhep, ka pranuar të jetë si president vartësi i kryeministrit!”/ Artan Fuga shpërthen i revoltuar dhe zbardh prapaskenat: Çfarë turpi?

“Po kërkon të shpëtojë nga goditja penale me këtë lëvizje”, Spartak Ngjela paralajmëron fundin tragjik të Berishës, bën deklaratën e fortë edhe për Edi Ramën

“SHBA nuk po bën shaka me Berishën”, Frrok Çupi plas ‘bombën’ dhe paralajmëron zhvillimet e frikshme: Saliu po pret vetëm të rrokë armët...

Trondit Spartak Ngjela, zbulon skenarin që mund të fundosë Sali Berishën

“Lajm i mirë”, Artur Zheji zbulon çfarë po përgatit SPAK dhe paralajmëron ‘tronditjen’ e politikës shqiptare: Shumë shpejt do të ketë dyfishim të volumit të hetimit!

“Po s’u shkatërrua korrupsioni do të futemi në krizë të madhe”, Spartak Ngjela ngre alarmin dhe paralajmëron goditje të bujshme nga SPAK: Ka një plan!
