BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri / 15 të vdekur në 24 orët e fundit, 594 raste të reja me Covid, shërohen 984 qytetarë

Koronavirusi në Shqipëri / 15 të vdekur në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

Vrau policin në Lezhë, Aldi Rama niset me urgjencë drejt Tiranës, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Vrau policin në Lezhë, Aldi Rama niset me urgjencë drejt
x
BREAKING NEWS

U raportua se vrau veten, policia jep njoftimin zyrtar për Aldi Ramën

U raportua se vrau veten,  policia jep njoftimin zyrtar për Aldi Ramën
x
BREAKING NEWS

SPAK zbarkon në këtë qytet, bastisen zyrat e Arsimit

SPAK zbarkon në këtë qytet, bastisen zyrat e Arsimit
x
BREAKING NEWS

Merr fund aksioni/ Prej 5 orësh po ndiqej nga policia, autori i ekzekutimit të oficerit të policisë në Lezhë bën aktin e rëndë

Merr fund aksioni/ Prej 5 orësh po ndiqej nga policia, autori i ekzekutimit
x
BREAKING NEWS

Jep dorëheqjen drejtori i "Shefqet Ndroqit", kjo është mjekja e njohur që zë vendin e tij (EMRI)

Jep dorëheqjen drejtori i "Shefqet Ndroqit", kjo është
x
BREAKING NEWS

Dëshmia që po ndryshon pistën e hetimeve/ Ishte me nënkomisarin e vrarë, Shefi i Krimeve në Policinë Lezhë jep detajet për ngjarjen tragjike: Po kërkonim të arrestonim dikë tjetër që kishte plagosur më herët... (EMRI)

Dëshmia që po ndryshon pistën e hetimeve/ Ishte me
x
BREAKING NEWS

Ekzekutimi i nën/komisarit të Policisë, reagon menjëherë Yuri Kim

Ekzekutimi i nën/komisarit të Policisë, reagon
x

Politike

Pritet të ndodhë kthesa e madhe në zgjedhje? Anëtari i KAS zbulon dy qarqet që mund të kenë ndryshim të rezultatit: Ja cila parti mund të përfitojë mandat

Pritet të ndodhë kthesa e madhe në zgjedhje? Anëtari i KAS

Anëtari i KAS, Ledio Braho, shpjegon si po vazhdon procesi i verifikimit të ankimimeve Pasi Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike kanë dërguar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve ankimime për rezultatin e zgjedhjeve në 9 qarqe.

“Janë bërë ankesa për 10 qarqe, nga PD, LSI dhe 3 ankimime nga kandidatë të pavarur, që mbështeten nga Lëvizja Vetëvendosje. Kryesisht, opozita kërkon pavlefshmëri të zgjedhjeve në 9 qarqe.

Aty flitet për shkelje të rënda të ligjit, jo vetëm shkelje të kodit zgjedhor. Nëse gjendet qoftë një fletë votimi e manipuluar, do të vërtetohen personat përgjegjës. Gjithsesi, një fletë votimi, nuk e bën të gjithë procesin të pavlefshëm. Ajo që mund të dalë nga hetimi administrativ, nëse del që një qendër votimi është krejtësisht e manipuluar, ndryshon rezultatin”, thotë ai.

Ai veçon qarkun e Durrësit dhe Beratit, ku shpjegon se vetëm aty mund të ketë ndryshim të rezultatit: “Nga ankimet, del që të vetmet qarqe janë Berati dhe Durrësi, ku LSI pretendon rinumërim në disa prej qendrave të votimit. Në Berat, LSI e ka humbur mandatit për 77 vota dhe një rivlerësim i votave të pavlefshme dhe votave të tjera mund të sjellë ndryshim. Mjafton që një anëtar i KAS, të kërkojë rihapjen e një kutie me fletë ku ka shënime apo ku mendohet se ka shkelje në numërim dhe vlerësim, dhe pasi bëhet, mund të dalë rezultat i ri”.

Braho tregon pretendimet e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Berat: “Një nga rastet që LSI ngre për qarkun e Beratit, janë disa qendra votimi, ku kërkojnë pavlefshmërinë sepse nuk ka listë zgjedhësish. Nuk është printuar një listë zgjedhësish nga pajisja Pay, po ashtu nuk ka “hard copy”, që të kenë nënshkruar votuesit. Kjo do të shihet, nëse është pavlefshmëri apo jo. Që të pranohet pavlefshmëria në një qendër votimi, duhet të jenë dakord, katër anëtarë të KAS-it, shumicë e cilësuar”.

Në qarqet e tjera kërkohet pavlefshmëri totale e zgjedhjeve, gjë që duket shumë e vështirë për t’u verifikuar, thotë anëtari i KAS. “Duke iu referuar të gjitha ankimimeve, përveç qarkut të Beratit dhe të Durrësit, të gjitha ankimimet e tjera, pretendojnë vetëm për pavlefshmëri totale të zgjedhjeve. Është e vështirë për t’u provuar dhe do të varet dhe nga mënyra si do të kryhet hetimi nga KAS, nëse do të pranohen prova të tjera.
LSI i bazon këto pretendime nga filmimet që ka marrë nga KQZ, për çdo kuti numërimi. Pretendimet e PD-së kanë të bëjnë me vullnetin e votuesit, para se të shkonte të votonte”, sqaron Braho në Top Talk.