Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Prizren, nënshkruhen marrëveshjet Shqipëri-Kosovë

Prizren, mbledhje e përbashkët e dy qeverive, Thaçi: Shembull për rajonin, Rama: Nuk cënon kufijtë

Postuar: 11/01/2014 - 12:44

Prizren, mbledhje e përbashkët e dy qeverive, Thaçi: Shembull për rajonin, Rama: Nuk cënon kufijtë
 
Paraditen e sotme, nisi në Prizren takimi i përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. I pari fjalën në këtë mbledhje e mori kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e vlerësoi këtë mbledhje si një moment për nisjen e punës për të ardhmen e përbashkët. Thaçi vuri në dukje se rruga e Kombit duhet të jetë më efikase për kalimin e mallrave dhe lëvizjen e njerëzve, si dhe theksoi se ndërtimi i linjës së interkonjeksionit, është me rëndësi të madhe. “Jam shumë i privilegjuar për këtë takim të përbashkët. Nuk ka dyshim që qytetarët e Kosovës dhe Shqipërsië, janë shumë të lumtur për takimin tonë të përbashkët, pasi ky takim do sjellë vendime të rëndësishme që do ndikojnë në përmirësimin e jetës së tyre.
 
Dua tu përgëzoj për punën tuaj që po bëni, për frymën e re dhe politikat novatore dhe shpreh bindjen se ato do japin rezultate shumë shpejt. Jam i bindur që ekipi juaj do ja dalë me sukses në kapërcimin e vështirësive që keni përpara. Kjo mbledhje në këtë vend të shenjtë është një shenjë se mundi dhe gjaku i tyre do respektohet. Këto momente kanë qenë dhe janë përpjekjet për liri dhe pavarësi. Prej Lidhjes së Prizrenit, historia ka qenë e mbushur me vuajtje, bastisje, luftra. Shpreh krenarinë për homologun tim Edi Rama, që ishte ndër të parët intelektualë që iu kundërvu regjimit komunist.
 
Ata kanë luajtur rol kyç në nxjerrjen e vendit nga izolimi. Por ne jemi sot këtu, për të punuar për të ardhmen. Nuk ka asnjë dyshim se shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe përfundimi i mbikqyrjes ndërkombëtare përbën një nga arritjet më të mëdha për dy shtetet shqiptare. Ky takim shënon një kapitull të ri për Kosovën, Shqipërinë dhe rajonin”, tha ai.
 
Duke vlerësuar se ekziston vullnet i mirë politik mes palëve që marrëdhëniet mes dy shteteve tona të jenë shembull për rajonin, Thaçi tha se ekspertët e dy qeverive do punojnë bashkarisht për shqyrtimin e marrëveshjeve dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy qeverive. “Ka vullnet politik si në Prishtinë ashtu edhe në Tiranë, që marrëdhëniet tona të jenë shembull për të gjithë rajonin. Ndonëse jemi në një familje, nuk do të thotë që lidhjet të mos kultivohen, prandaj është momenti që të kultivohen dhe nevojiten moment të tilla për të çementuar këto marrëdhënie. Unë besoj se ekspertët tanë do të punojnë bashkarisht, për shqyrtimin e marrëveshjeve tona dhe thellimin e bashkëpunimit tonë.
 
Qëllimi i këtij takimi ka qenë zbatimi i marrëveshjeve të mëparshme dhe forcimi i marrëdhënieve tona”, tha më tej Thaçi. Më pas fjalën e mori kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke theksuar se kjo nismë është pikënisja e një rrugëtimi të përbashkët institucional, për zhvillimin e Shqipërisë dhe Kosovës, forcimin e ekonomisë, thellimin e bashkëpunimit, pasurimin e jetës kulturore të dy vendeve.
 
Më tej, Rama tha se kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës është shumë i qartë dhe i patjetërsueshëm. "Rruga e re e bashkëpunimit që inaugurojmë sot duhet të zgjatet përtej mandateve tona. Perspektiva të reja dhe të ndryshme duhet të jenë për dy vendet. Janë 15 perspektiva konkrete bashkëpunimi, hapat e para të të cilave do të hidhen në këtë mbledhje historike. Rëndësi e posaçme do t'i jepet të drejtave të shqiptarëve përtej kufijve tanë zyrtare. Kjo mbledhje përfshin një xhest të mirëpritur, në mbështetje të shqiptarëve të Preshevës. Kjo përpjekje tregon mbështetjen e dy qeverive shqiptare për pakicat shqiptare, jashtë kufijve tanë", tha Rama.
 
Marrëveshjet e nënshkruara
 
Pas mbledhjes, dy kabinetet u zhvendosën në ndërtesën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku u bë nënshkrimi zyrtar i dokumentit për bashkëpunim strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim në lehtësimin e tregtisë, nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim në transport dhe infrastrukturë dhe thellimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e Integrimit Evropian. 
 
Pas mbledhjes së përbashkët të qeverive e cila zgjati gati 2 orë, u nënshkruan këto marrëveshje:
Dokumenti për bashkëpunim dhe partneritet strategjik midis dy vendeve
Marrëveshja midis dy qeverive, për bashkëpunim në lehtësimin e tregtisë
Marrëveshja mes dy qeverive për bashkëpunim në fushat e transportit dhe infrastrukturës
Thellim të bashkëpunimit dypalësh, në fushën e Integrimit Evropian. 
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 23:55

Lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës, ka reaguar edhe avokati Spartak Ngjela.

Postuar: 19/07/2019 - 23:54

Avokati Spartak Ngjela, duke komentuar zhvillimet e reformës në drejtësi dhe ngritjen e instituci

Postuar: 19/07/2019 - 23:26

Kreu LZHK, Dashamir Shehi e ka konsideruar gjest shtetari vendimin e kryeministrit kosovar Ramush

Postuar: 19/07/2019 - 22:58

Avokati Spartak Ngjela tha se Sali Berisha duhet të ndërrojë lidershipin e Partisë Demokratike pa

Postuar: 19/07/2019 - 22:51

Deputetja e PD-së Rudina Hajdari ka reaguar për miratimet e dy ligjeve në kuvend për Reformën në

Postuar: 19/07/2019 - 22:00

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në sheshin e qytetit

Postuar: 19/07/2019 - 21:50

Kryebashkiakja në ikje e Shkodrës Voltana Ademi thotë se padia e bërë nga Shoqata e Bashkive në G