BREAKING NEWS

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/ Zbulohet data e përfundimit të hetimeve për shkarkimin e Metës, ja kur përfundon puna e Komisionit Hetimor

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/
x

Politike

Proçedimi disiplinor ndaj 8 gjyqtarëve, KLD shqyrton propozimet e Naços

Proçedimi disiplinor ndaj 8 gjyqtarëve, KLD shqyrton propozimet e
Nën drejtimin e Presidentit të Republikës Bujar Nishani Këshilli i Lartë i Drejtësisë  shqyrton propozimet e Ministrit të Drejtësisë për proçedim disiplinor ndaj 8 gjyqtarëve. Mbledhja do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Shqyrtimi i procedimit disiplinor për 5 (pesë) gjyqtarët, që ishte e parashikuar të zhvillohej në mbledhjen e datës 30 qershor 2014, u shty për shkak të mungesës së Ministrit të Drejtësisë.
 
KLD gjatë mbledhjeve të fundit ka shqyrtuar me intensitet kërkesat e Ministrit të Drejtësisë për procedime të gjyqtarëve të ndryshëm. Konkretisht : nga 20 kërkesa të depozituara nga Ministri i Drejtësisë, janë përfunduar së shqyrtuari 9 kërkesa për procedim disiplinor. Në mbledhjen e datë 7 Korrik do të shqyrtohen edhe 8 kërkesa të tjera, duke lënë në proces për mbledhjen e ardhme edhe tre kërkesat fundit të ardhura nga Ministri i Drejtësisë.
 
Nga 20 gjyqtarët për të cilët Ministri i Drejtësisë ka kërkuar procedimin disiplinor si më sipër, 15 gjyqtarë po procedohen për shkelje të konstatuara nga Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
 

Më të lexuarat