Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Proçesi i Berlinit, Bushati: Të zbatohen projektet që kemi rënë dakord në letër

Postuar: 13/07/2017 - 08:31

Ndërsa ishte i pranishëm në Samitin e Triestes, Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati e ndali theksin tek rëndësia e Traktatit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke thënë se do të konkretizojë dy nisma, traktatin e transportit dhe krijimin e zonës rajonale ekonomike mes vendeve të Ballkanit. “Do të konkretizojë dy nisma. Fillimisht Traktatin e Transportit, i cili vjen pas Traktatit të Energjisë dhe pas disa sipërmarrjeve të vetë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian. Po kështu përpjekja për krijimin e zonës rajonale ekonomike është një përpjekje për të stimuluar më tej bashkëpunimin në fushën tregtare, në fushën ekonomike ndërmjet vetë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për të përballuar së bashku sfidat ekonomike që vijnë nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian”, deklaroi ai më tej. Nga ana tjetër, Bushati theksoi se nuk është momenti për komentuar mbi rëndësinë e procesit të Berlinit por për të zbatuar projektet për të cilat është rënë dakord në letër, të cilat do të ndryshojnë pozitivisht ekonominë. “Sot nuk është thjesht momenti për të marrë në shqyrtim Procesin e Berlinit dhe efektivitetin e tij, por për të punuar së bashku me institucionet e Bashkimit Europian për të zbatuar ato projekte për të cilat ne kemi rënë dakord në letër, të cilat do të sillnin një ndryshim pozitiv dhe një perspektivë edhe më të prekshme ekonomike, politike për qytetarët tanë”, nënvizoi ai. Ndërkohë Bushati tha se BE është pjesë e këtij proçesi dhe mbështet proçesin e Berlinit por nevojitet një mbështetje më e madhe financiare. “Komisioni Europian është pjesë e këtij procesi. E mbështet procesin e Berlinit. Është armata teknike e vetë Bashkimit Europian, qoftë metodologjikisht, qoftë financiarisht, qoftë me kombinimin e projekteve të ndryshme, apo të fondeve të ndryshme që janë në dispozicion të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Por vlen të theksohet dhe të ribëhet apeli që kjo mbështetje financiare është e pamjaftueshme për të ushqyer ambiciet e vendeve të Ballkanit Perëndimor, apo për të zvogëluar diferencat e mëdha që ekzistojnë me asaj që njihet ndryshe si mesatarja e vendeve të BE-së dhe mesatarja vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ndaj, mbështetja e Komisionit Europian është e mirëseardhur, por nuk mjafton. Nevojitet një shpirt më i madh politik në proces dhe një mbështetje shumë më e madhe financiare nga vetë Bashkimi Europian, por dhe institucione të tjera të financave ndërkombëtare”, u shpreh Kryediplomati Bushati.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 10:38

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca i pranishëm në në konferencën për menaxhimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara deklaroi se Europa do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në hapat e saj në Drejtësi.

Postuar: 15/11/2019 - 10:24

Kuvendi i Shqipërisë ka përgatitur një projekt-rezolutë që ka nisur të diskutojë dhe pritet që të

Postuar: 15/11/2019 - 10:22

Seanca e sotme plenare pritet të jetë tepër e nxehtë pasi në të do të diskutohet projektrezoluta

Postuar: 15/11/2019 - 09:59

Në një konferencë për mediat, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj sëbashku me prokurorin italian

Postuar: 15/11/2019 - 09:20

Presidenti Ilir Meta duket se po hyn në luftë me të gjithë për të vonuar shkarkimin.

Postuar: 15/11/2019 - 09:15

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm udhëzimet për të gjithë ata që duan të bëhen