BREAKING NEWS

Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda vitit, ja si po tenton të kapë Gjykatën e Lartë e Kushtetuese

Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda
x

Politike

'Problem janë politikanët që mbështesin këta fëmijë të harbimit', irritohet keq Braçe, shpërthen ndaj tatimeve: Ku janë? Hotelet e luksit po bëjnë namin (I mbyll telefonin gazetares)

'Problem janë politikanët që mbështesin këta

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka ngritur një tjetër shqetësim në lidhje me përhapjen e virusit, nga sjellja e papërgjegjshme e të rinjve në klubet dhe restorantet në bregdet ku distancimi i social dhe mbrojtja nga COVID-19 duket se është një gjë e panjohur për ta.

Braçe në një lidhje telefonike për Report Tv, e cilëson këtë fenomen problematik, ku ka politikanë që mbështesin sjellje të tilla dhe nuk përcjellin mesazhet që duhet për mbrojtjen dhe distancimin fizik.

"Kjo histori nuk fillon me qeverinë por me mua e me ty. Nuk fillojmë tek institucionet, ata patjetër që bëjnë punën e tyre, i keni me numra dhe shifra për gjobitjet. Problemi më i madh janë politikanët që vendosen mes këtyre kalamajve të harbuar dhe institucioneve duke përcjellë mesazhe tërësisht në favor të kësaj sjellje dhe jo në favor të sjelljeve që duhet që të mbrohen dhe të jenë më të kujdesshëm. Ky është problemi dhe jo se ku janë gjetur videot, pasi ato janë gjithkund në rrjetet sociale", tha Braçe.

Më herët me një status në facebook, Braçe bën thirrje që kjo sjellje të marrë fund dhe se spitale nuk janë fajtoret pse njerëzit humbin jetën apo rriten shifrat e të infektuarve, por sjellja individuale e secilit prej nesh që duket se e kemi harruar që virusi është mes nesh dhe duhet të mësojmë të bashkëjetojmë me të.

"Nëse situata kërkon të përmirësohet", shprehet Braçe, "duhet të fillosh nga vetja dhe të lësh mënjanë mllefin, provokimet dhe politikën, por të zbatosh rregullat e thjeshta distancë fizike, mbaj maskë, laj duart".

Ai ka bërë edhe akuza për Tatimet që nuk bëjnë kontrolle për kuponin tatimor, ku të rinjtë derdhin shampanjën si të jetë ujë.

Më të lexuarat