BREAKING NEWS

Këshilli i Bashkisë nderon me titullin “Qytetar Nderi i Skraparit”, Spartak Brahon, në vlerësim të veprimtarisë së tij të shquar si deputet, si publicist dhe veprimtar i devotshëm shoqëror

Këshilli i Bashkisë nderon me titullin “Qytetar Nderi i
x

Politike

Procesi i rindërtimit, nënkryetari i bashkisë Mazniku: Në Tiranë janë më shumë se 500 banesa në proces rindërtimi, 55 familje po jetojnë në banesat e reja

Procesi i rindërtimit, nënkryetari i bashkisë Mazniku: Në

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, ka folur ditën e djeshme mbi procesin e rindërtimit. Duke folur për mediat, Mazniku bëri me dije dje se aktualisht në Tiranë janë më shumë se 500 banesa në proces rindërtimi, ndërsa theksoi se më shumë se 32 mijë objekte janë për t’u vlerësuar. “Në Tiranë, vetëm gjatë muajve dhjetor, janar, shkurt, mars, inxhinierët e Bashkisë Tiranë dhe inxhinierët që iu bashkuan në mënyrë vullnetare Bashkisë Tiranë, kanë vizituar më shumë se 32 mijë objekte për t’i vlerësuar. Vetëm në rastin e Tiranës, 17 600 familje aplikuan për mbështetje dhe ky është një proces i ndryshëm nga ai i vlerësimit të objektit. Tani do të vlerësohet familja. Ligji thotë nëse familja ka dy shtëpi nuk mund të përfitojë banesë të re apo as dëmshpërblim, pasi ka një banesë ku mund të zhvendoset”, tha ai. Duke folur me shifra ai u shpreh se janë shqyrtuar dosjet e nivelit DS1 e DSE, ndërsa theksoi se në total janë rreth 20 000 dosje të vlerësuara. “Pasi e gjithë logjika në të cilën u ndërtua ligji nuk ishte për dëmshpërblim, por mbi mundësinë e njerëzve që në qoftë se kanë ngelur pa banesë prej tërmetit të kenë një banesë. Janë shqyrtuar 17 600 dosje të nivelit DS1, DS3 dhe më shumë se 2600 dosje të nivelit DS4 dhe DS5. Që do të thotë, në total mbi 20 000 dosje të vlerësuara nga komisionet përkatëse. Sot ne kemi më shumë se 500 banesa që janë në proces rindërtimi”, tha ai. Teksa ka folur lidhur me banesat e reja ai u shpreh se tashmë janë rreth 55 familje në banesa të reja, ndërsa u shpreh se tashmë kanë nisur punimet edhe për dy lagje të reja. “Sot në Tiranë kemi 55 familje që po jetojnë tashmë në banesa të ndërtuara të reja. Kemi tashmë një lagje të tërë, siç është rasti i “5 Maji” ku ka filluar rindërtimi. Në të cilën do të rindërtohen më shumë se 1100 apartamente dhe kemi lagjen e Kombinatit. Një lagje e tërë e projektuar nga fillimi me infrastrukturë mbështetëse, infrastrukturë uji, elektrike,transporti, parkim. E projektuar e gjitha dhe tashmë ka filluar në proces rindërtimi. Që do të thotë, në më pak se një vit, në një situatë të jashtëzakonshme kemi banesa individuale të nisura në proces, kemi rimbursuar paratë në më shumë se 6 mijë familje, kemi dy lagje të reja që kanë nisur punimet dhe do të mbarojnë në një kohë të shkurtër. Qeveria u tregua e kujdesshme dhe në këtë fazë të ndërmjetme, u pagoi qiratë familjeve që humbën banesat”, tha Mazniku.