BREAKING NEWS

“Bandat shqiptare ‘uzurpojnë’ rrugët e Britanisë”, Sekretarja e Brendshme nuk ndalet: Ky është vetëm fillimi, ja masat që do të merren

“Bandat shqiptare ‘uzurpojnë’ rrugët e
x
BREAKING NEWS

Zbulohet emri i viktimës në Krujë, detaje të reja

Zbulohet emri i viktimës në Krujë, detaje të reja
x
BREAKING NEWS

Skema e shtetësisë për investitorë, reagon BE dhe bën paralajmërimin e fortë për Shqipërinë

Skema e shtetësisë për investitorë, reagon BE dhe bën
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me vete rroba në makinë, dyshohet se po udhëtonin drejt...

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me
x
BREAKING NEWS

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta paralajmëron: Ja çfarë do të ndodhë në shtator

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta
x
BREAKING NEWS

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e bujshëm: SPAK dhe policia që po merren me këtë çështje, shumë shpejtë do të zbulohet...

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

Vrasjet në vend/ “Policia po përdoret nga politika”, Bujar Leskaj kritikon ashpër qeverinë: Rama po inkurajon bandat dhe grupet mafioze, më pas...

Vrasjet në vend/ “Policia po përdoret nga politika”, Bujar
x
BREAKING NEWS

“Elbasani në situatë kritike”, Ilir Meta ngre alarmin: Qyteti është i braktisur në të gjitha perspektivat

“Elbasani në situatë kritike”, Ilir Meta ngre alarmin:
x

Politike

“Procesi politik”, Salianji flet për çështjen “Babale”: Lidhjet të çonin tek drejtues të lartë të ministrisë, ja çfarë ndodhi me përgjimet

“Procesi politik”, Salianji flet për çështjen

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka folur mbrëmjen  e sotme në një emision televiziv në lidhje me shtyrjen e gjyqit të tij sot për çështjen “Babale”, e cila u hap pas tre vitesh në Apel.

Salianji deklaroi se procesi është politik ndërsa shtoi nuk u bë kurrë drejtësi për shkak se nuk u gjetën lidhjet që do të çonin tek drejtues të lartë të ministrisë.

Ai tha se akuzohet për kallëzim ndërkohë që diçka të tillë nuk e ka bërë, ndërkohë në lidhje me personazhet e përfshira, deputeti demokrat tha se nuk i njeh e për pasojë nuk ka si të “sajojë” një kallëzim të rremë për persona që nuk i ka takuar kurrë.

“Është një proces politik që nga interesi publik e ka prodhuar pasojën e vet, një person i dënuar me 7 vite që jetonte i lirë në Shqipëri arriti të shkonte në burg sapo bëra denoncimin.

Nuk u bë drejtësi e plotë se nuk duhej lejuar të largohej për të gjetur lidhjet që do të çonin tek drejtues të lartë të ministrisë. Ajo që ndodhi më pas nga përgjimet, drejtues të lartë të policisë, jepnin para një personi të kapur një kontingjenti të policisë të dënuar më shumë se 7 herë, për ta përdorur si instrument për të thënë që ai ka imituar zërin.

Në gjyq ka dalë edhe një emër tjetër, Agron Hyseni që është futur nga policia dhe prokuroria për të thënë që është ai që ka imituar zërin.

Akuzohem për kallëzim të rremë që as kallëzim nuk kam bërë. Është një proces i paimagjinueshëm. Nëse gjejnë një lidhje timen me të dy personazhet… si mund të kesh një kallëzim të rremë me persona që nuk i njeh dhe nuk i ke takuar kurrë?”, u shpreh Salianji.

 

Më të lexuarat