BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Profesor Bernard Zotaj “fshikullon” Çelo Hoxhën dhe neoballistët, publikon faktet përvëluese dhe tregon pse lufta partizane ka tmerruar Ballin Kombëtar

Profesor Bernard Zotaj “fshikullon” Çelo Hoxhën dhe

Teksa drejtori ekzekutiv i Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Çelo Hoxha vijon të hedhë “baltë” ndaj Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, duke provokuar kështu edhe pasardhësit e partizanëve që luftuan apo dhanë jetën për liri, reagimet ndaj tij, sa vijnë dhe shtohen, duke bërë që ai të jetë i vetëm në këtë “betejë” që ka nisur për të njollosur LANÇ dhe zhbërë historinë. Sot Shqipëria ku kreu i ISKK dhe ne jetojmë është e lirë. Një pjesë të kësaj merite e kanë partizanët që luftuan kundër okupatorit gjerman dhe italian, ndonëse zoti Hoxha me statuset e tij të tipit “fletërrufe”që bënë në llogarinë e tij në “Facebook”, përpiqet të “helmojë” ata pak njerëz që e mbështesin dhe që numërohen me gishtat e njerëz dorë, se ai ka të drejtë dhe se “partizanët kanë qenë kriminelë”. Por për të mos i hyrë këtij debati, të shumtë janë ata që mendojnë ndryshe nga kreu i Institutit të Krimeve të Komunizmit. Në shkrimin e sotëm, gazeta “SOT”, po sjell një reagim që profesori dhe historiani i njohur, Brenard Zotaj, ka bërë kundër ithtarëve të Ballit Kombëtarë. Profesor Zotaj që e njeh artin ushtarak më mirë se kushdo tjetër, sjell fakte të pakontestueshme që tregojnë pse lufta partizane ka qenë krenaria e Shqipërisë, prova këto të forta që mesa duket kanë tmerruar eksponentë të Ballit Kombëtar, “pinjoll” apo “fanatik” i së cilit është edhe zoti Hoxha. Më poshtë gazeta po sjell prononcimin e plotë të zotit Zotaj.

Ende ju tmerron fjala partizan

Nuk kisha ndërmend që të merrem me ca institucione të ngritura nga shteti, e që shajnë shtetin dhe dalin në përfundime antikombëtare së gjatë LANÇ-it nuk ka pasur luftë partizane, por luftë civile. Këtë e pohon një institut shtetëror, si dhe një kryetar partie, i Ballit Kombëtar, të cilët kanë dhënë intervista dhe shkruar libra për luftën partizane dhe për figura historike të saj. Në lidhje me këto probleme, jo i shqetësuar, por me fakte, po japim disa shpjegime sipas së vërtetës historike dhe dokumentacionit të kohës. Shumë bukur theksoni se janë të shumtë shqiptarët që kanë nostalgji për sistemin e kaluar, përballë dështimit të madh të këtyre 32 viteve të mëpasme, duke theksuar fjalët “partizan” dhe “komunist” do të ngelen më të urryerat nga brezat që do vijnë. Për cilët breza flisni? Fjalën partizan dhe komunist nuk i heq dot nga fjalori botëror, kurse nga fjalori shqiptar mezi shkruhen dhe të plota mund t’i heqësh kur të marrë pushtetin organizata juaj e BK. Vajtët 32 vjet dhe nuk kini marrë një deputet si Balli Kombëtar, por jeni strukur tek një parti që nuk ju dha gjë në këto vite. Ishte një kohë kur ju ishit ajka e kombit shqiptar deri në vitin 1939, pastaj ju humbi busulla dhe nuk u organizuar dot, që kur krijuat organizatën e quajtur Balli Kombëtar. Udhëheqja juaj nuk mbajti një qëndrim, se donte të hante sa majta-djathtas, sa me pushtues dhe sa me aleatët, të cilët ju përcollën shumë shpejt. Nuk i ruajtët dot privilegjet që kishit, por i nëpërkëmbët, nuk ecët dot me kohën, e nuk ju përshtatët kurrë asaj, si dhe sot. Fjalën partizan për ju mund të quhet e urryer, por ndërsa për miliona të tjerë është fjala më e dashur. Kot mundoheni se nuk e heq dot se dhe fjalori e ka shumë qartë të shprehur dhe lexojeni mirë. Ndërsa për fjalën komunist duhet të vrasësh miliarda njerëz në botë dhe kështu e ke të fituar davanë. Nuk e di se cilat arkiva kini lexuar, se ato të Anglisë dhe të Amerikës, pa folur për Italiane e Gjermane flasin ndryshe. Janë një seri librash të shkruara nga anëtarë të misoneve ushtarake aleate të gjendura në Shqipër gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe flasin për një luftë partizane tepër të organizuar dhe të drejtuar me mjeshtëri. Bile në parlamentet e botës moderne të asaj kohe është folur nga një kryeministër që i urrente komunistët, por ka përkrahur luftën partizane në Shqipëri. Shumë kuadro shqiptarë, civilë dhe ushtarakë të mësuar në lindje dhe në perëndim, ju qepën pasë Frontit Nacionalçlirimtar dhe u përfshinë në luftën partizane, si duhet ti gjykojmë pas kaq shumë vitesh. Ndaj jepi o ballist Çelo, sepse balli e ka mbyllur kapitullin që në vitin 1944. Vite dhe vite do të kalojnë dhe ju do të indentifikoheni si tradhëtar dhe pulaxhinj. Edhe në zonën time ka këngë popullore që këndohen për ballistët, midis të tjerash “na zbritën pulat nga trari”. Këto janë fakte të marrë nga dokumentat që ka AQSH, ku vet me dorë ballistët dhe xhandarmërie ka shkruar. Në shkresën që mban datën 8 prill 1944, komandanti i xhandarmërisë shkruan se sulmi që është bërë nga fuqia e Ballit Kombëtar dhe ai ushtarak gjerman, komunistët janë larguar të shpartalluar në të gjithë sektorin, duke pasur dëme të mëdha. Pasi jep bilancin e të vrarëve, të plagosurve, të zënë rob nga të dy palët, theksohet që nga ana e fuqive ushtarake gjermane kanë mbetur shtatë veta të vramun, kurse sasia e të plagosurve nuk dihet. Këtë sulm e vërteton dhe shkresa e komandantit të Grupit të II të Ballit Kombëtar të Vlorës, ku dhe sqarohen se Balli Kombëtar dhe gjinndarmërisë mbretërore, ishin një dhe bashkëpunonin me pushtuesin. Pra i nderuar ballist, vetëm në këtë sulm të bërë nga komunistët janë vrarë 7 gjerman, të pohuar nga dokumenat e kohës dhe të shkruara prej Ballit Kombëtar, pra ja që nuk ka zero të vrarë siç thoni e thoni ju vazhdimisht nëpër intervista televizive. Arkivi i Shtetit Shqiptar disponon mjaft dokumenta dhe për këtë ju sugjeroj që ti studioni e do të mësoni më shumë për veprën tuaj heroike në shërbim të popullit shqiptar. Përsëri po ju them se një studiues ushtarak në Akademinë e Forcave të Armatosura ka bërë të plotë organizimin ushtarak të Ballit Kombëtar gjatë LANÇ-it, mund ta kërkoni dhe ti hidhni një sy, për dijeni dhe kulturë ushtarake.

Partizanët i nxori në skenë lufta për çlirim

Po shkrimtari Ismail Kadare që shkroi romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, ka qenë një fantazi e tij dhe jo e mbështetur në fakte historike të marrë nga lufta partizane. Po cilët eshtra morën ata nga toka shqiptare, që ju ishte bërë varri i tyre? Mos edhe ky ishte një mision i dështuar, kur morën me qindra eshtra të ushtarëve të rënë në këtë luftë partizane. Po bota Antifashiste që na njohu për këtë luftë, çfarë të themi ne. Na bën dhe pyetjen i nderuar ballist se ku është lufta partizane? Lufta partizane është tek ata mijëra njerëz shqiptarë që u rreshtuan në 24 brigada sulmuese, në 8 divizione dhe në 3 komparmata, ishin plot 70.000 luftëtarë dhe 28 mijë të vrarë që i njohu bota dhe Konferenaca e Paqes në Paris në vitin 1946. Më tej sipas mendimeve tuaja thua se kemi bërë “luftë kombëtare sa herë që na thërret kombi”. Partizanët i thërriti kombi, i nderuar ballist, sepse këmba e pushtuesve të huaj, fashistëve dhe nazistëve kishin shkelur vatanin dhe ju bashkëpunuat me pushtuesin, të cilët bashkë me ju, vranë, pushkatuan, masakruan dhe varën në litar komunistë dhe partizanë, bij të popullit, që kishin rrëmbyer armët që po luftonin e kacafyteshin me pushtuesin. Po çfarë të bënin ata kur ju ishit bërë një me pushtuesin. Pse nuk e thoni këtë? Thua se “kemi qenë dhe jemi të gatshëm ta japim kontributin tonë”, po ku e jepni këtë kontribut, me gënjeshtra dhe me shpifje. Gjeni dokumentat dhe materialet që faktojnë se Balli Kombëtar ishte për luftë, ishte për bashkëpunim dhe ishte për çlirimin e popullit nga pushtuesit. Parrulla juaj në luftë ishte “liri e shqiptarëve, vdekje tradhëtarëve”, se kë quanit tradhëtarë ju, partizanët që luftonin pushtuesin, sepse pushtuesit nuk quhen tradhëtarë. Këtë besoj se di ta bësh dallimin dhe të shpjegosh se je dhe i kënduar.

Jeni ende të vonuar përpara botës...

Shpreheni shpesh se “edhe pas shumë vjetësh brezat po edukohen me këto të pavërteta”. Këtë e kini të drejtë, pasi vajtët 32 vite që kini folur pa hanxhin për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, për betejat, për dëshmorët, për heronjtë, për partizanët, për drejtuesit e saj, etj., sa arritët të prishnit muzeume, përmendore e labitarë, por nuk prishët dot arkivat dhe luftëtarët e gjallë të kësaj historie, veteranët. Në këto 32 vite kishit terren të lirë, për t’u reabilituar dhe për të vazhduar rrugën drejt demokracisë, kurse ju bëtë të kundërtën, u hakmorrët në mënyra nga më të ndryshme për luftën partizane. Ju vazhdimisht kini theksuar se “kriminelët partizanë vranë vëllezërit e tyre shqiptarë të ndershëm që e deshën kombin e tyre me shumë se jetën”. Kjo është e vërtetë, por këta u vranë në përballje me pushtuesin ku ishin shoqërues të tyre në të gjitha luftimet e zhvilluara, pasi i drejtonit në terrenin konkret dhe jo kundër tyre. Me një urrejtje vazhdoni të theksoni se “ishin ata kriminelë që e varfëruan dhe e izoluan shqiptarin nga Europa dhe shqiptarët kaluan diktaturën më të egër në botë”. Kush e thotë këtë? Ju? Nga bota e qytetërur vijnë dhe sot urime dhe mesazhe për punën kolosale të bërë në ato vite të socializmit, që ju e quani diktaturë të egër. Vajtët 32 vjet që po ushqeheni dhe mbaheni nga ato vepra kolosale që bëri diktatura. Cili institucion dhe forum në botë e ka shpallur diktaturën me të egër, thuajni me fakte dhe jo me urrejtje. Drejtuesit “trima” të ballit u larguan me pushtuesin dhe jetuan mirë në vendet perëndimore, dhe si nuk bënë luftë të organizuar për ta përmbysur sistemin socialist për 45 vjet. Ku mund t’i gjejmë rezultatet e tyre në botën perëndimore dhe pse perëndimorët nuk punuan për përmbysjen edhe me forcë të sistemit socialist. Po ju jeni mjeranë që ju përdor politika, sepse po të bësh analizën e këtyre 32 viteve, populli i nderuar ballist, gjithmonë ka votuar për të majtën, pavarësisht se kjo politikë nuk i ka shërbyer popullit. Po me që dole zotërote i zgjuar, bëje popullin të të ndjekë pas dhe të të japë votën. Por duke qenë në një institut shtetëror, besoj se ke parë dhe shikuar luftën titanike të bërë prej komunistëve që ngritën shtet dhe bënë pushtet. “Lufta partizane apo lufta antifashiste nuk ishte luftë çlirimtare” theksoni i nderuar institut me Çelon në krye, po ju bëj pyetje, po kush na çliroi, ku shkuan brigadat, divizionte dhe korparmatat shqiptare me luftëtarët e tyre? Këtë forcë e panë me sytë e tyre dhe aletaët dhe popujt e ish-jugosllavisë, por nuk e kanë parë ballistët. Po të ishte “luftë vëllavrasëse” me çlirimin e vendit pse nuk u organizua Balli dhe të tjerë për të përmbysur regjimin e urryer. Ju besoj kini lexuar mjaft shkrime dhe kini parë vet se si populli ju përveshën punës ndërtimtare për ngritjen e Shqipërisë. Ju shpreheni se “ku kuptojnë ata të paditur, ata mjeranë, ata të pabesë, të palexuar dhe të pa kulturuar”. Ke ofenduar një shumicë, sepse ishte kjo shumicë që i përkrahu, i ndoqi nga pas dhe çliroi vendin. Ishte kjo shumicë që i vuri shpatullat ndërtimit të Shqipërisë... Dhe pas gati 80 vitesh, përsëri ju tmerron dhe ju del në ëndërr lufta partizane dhe komunistët. Është një betejë që e kini humbur dhe nuk mund që ta fitoni dot kurrë, se ju njeh populli shqiptar dhe aleanca antifashiste që udhëhiqej nga SHBA-Anglia-Bashkimi Sovjetik. Historia ju gjykoi dhe ju ndëshkoi. Tashmë të del për detyrë për të organizuar Ballin Kombëtar me parime dhe norma të kohës dhe jo të shani e të ofendoni se boll kini sharë. Komunistët nuk janë më në pushtet dhe janë si ju, njerëz të thjeshtë që luftojnë për të realizuar idealet e tyre në kushtet e ekonomisë së tregut dhe të gjithëpranuar nga shqiptarët këtu e 32 vite më parë. Besoj se këtu biem dakord. Komunistët dhe anëtarët e Partisë së Punës e dorëzuan pushtetin pa luftë dhe i hapën rrugë përparimit dhe demokracisë. Po ju prapë me avazin e vjetër do të vazhdoni? Kurdiseni orën se ju ka ngelur në vitin 1944.

Profesor Bernard Zotaj “fshikullon” Çelo Hoxhën dhe neoballistët, publikon faktet përvëluese dhe tregon pse lufta partizane ka tmerruar Ballin Kombëtar

Rigels Seliman

Më të lexuarat