BREAKING NEWS

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat, deputetja ndan lajmin e hidhur (EMRI+FOTO)

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat,
x
BREAKING NEWS

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD, skenar si në 1998 për të sulmuar selinë dhe larguar me forcë Bashën

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD,
x
BREAKING NEWS

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca po mbështet në prapavijë Saliun në luftën me SHBA, bashkë me Metën synojnë trazira

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca
x
BREAKING NEWS

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në politikë, tregohet i gatshëm të dëshmojë në Komisionin Hetimor për 25 prillin

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në
x

Politike

Profesori shqiptaro-amerikan tregon qëllimin pse është kthyer në Shqipëri: Ashtu si rrëzova murin e Berlinit do të rrëzoj edhe murin e tiranisë  

Profesori shqiptaro-amerikan tregon qëllimin pse është kthyer

Profesori shqiptaro-amerikan Pëllumb Pilinçi, i cili është kthyer në Shqipëri pas disa dekadash, shprehet se ka ardhur me një qëllim.

I ftuar në një bisedë televizive, profesori u shpreh se është rikthyer për të rrëzuar atë që ai e quan "muri i tiranisë" nga arka politike e Shqipërisë.

Sipas zotit Pilinçi, në Shqipëri arka politike nuk ka qenë intelektuale, por në 30 vite vetëm ka vjedhur.

Pilinçi: "Unë kam ardhur me një mision këtu, për të rrëzuar murin e tiranisë nga arka politike. Për 30 vjet nuk janë politikanë, por janë arka politike si e si kanë vjedhur, të korruptuar dhe nuk janë njerëz intelektualë që pa pasur Shqipëria. Unë kam ardhur për të rrëzuar murin e tiranisë ashtu siç e kam rrëzuar dhe murin e Berlinit."

Profesori më tej u shpreh se Shqipëria sot duket se është çliruar, por në të vërtetë nuk është e çliruar nga arka politike. Sipas tij, tre klasa të shoqërisë policia, arsimi dhe pensionistët janë skllevër të arkës politike.

Pilinçi: "Për arsye se populli shqiptar gjithmonë ka pritur jashtë oqeanit, domethënë Amerikës. Të gjithë që kanë qenë nëpër burgje kanë qenë sepse e kanë dashur Amerikën, kush është dënuar, kush nuk është dënuar. Shqipëria sot duket e çliruar, por nuk është e çliruar. Nuk është çliruar nga arka politike, nga  vetë politika. Toka është e ndërtuar shumë bukur, njerëzit janë shumë intelektualë, të rinjtë, por tokën do të thotë kush e punon, pra arka politike në Shqipëri ka qenë dëmtuese për popullin shqiptar, për pensionistët, për arsimin. Duhet të mbajmë tre shtylla; policia është në mbrojtje të popullit, arsimi që ka rënë përtokë dhe pensionistët të shohin një dritë të bardhë. Të treja këto klasa janë skllevër të arkës politike."

Sipas profesorit ndryshimi duhet të fillojë nga themelet.

Pilinçi: "Kam ardhur që të ndryshoj Shqipërinë, ju vërtet e shikoni qeverinë, Edi Ramën por ai nuk është kërkush. Duhet të fillojë nga themelet, policia duhet të paguhet tamam, por të paktën në dy javë të marrë 1000 dollarë, pra kjo nuk është bërë këtu dhe nuk është bërë qëllimisht. Pse intelektualët janë në heshtje, pse rinia largohet në Evropë? Cila është arsyeja?

Spiunazhi serb, rus dhe francez vjen në Shqipëri, i shikon të rinjtë që janë intelektualë të aftë për jashtë dhe i thotë pse nuk ik jashtë? Ai i thotë "s'kam lekë", por ja paguan ai (spiunazhi) që ta zhdukë nga faqja e dheut. Ju i shikoni në televizion. Spiunazhi është në gazetari, në qeveri, si e si që ju t'ju ngatërrojë njëri me tjetrin. Të gjithë televizionet flasin për përçarje. Si mund të flasë një gazetar apo një analist e të thotë që 'kush të bëhet President, kush të bëhet kryeministër, kush të jetë kryetar i bashkisë."

Të gjithë intelektualët, sipas profesorin po dalin jashtë.

Më të lexuarat