BREAKING NEWS

Frrok Çupi plas “bombën”: Meta do të arrestohet me urdhër të NATO për “puçin” në Rinas, ka spiunuar kundër SHBA, u shërben forcave jo mike

Frrok Çupi plas “bombën”: Meta do të arrestohet me
x

Politike

Programi “Deputeti që duam”, Veliaj tregon një copëz nga historia e tij: Në Partinë Socialiste nuk ka rëndësi se kush je, mirëpriten të gjithë!

Programi “Deputeti që duam”, Veliaj tregon një copëz nga

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht drejtuesi politik i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj gjatë fjalës së tij në kuadër të programit ‘Deputeti që duam’ tregoi një copëz nga historia se si u bë pjesë e kësaj partie, pa pasur asnjë lloj njohjeje.

Ai tha se në Partinë Socialiste nuk ka rëndësi se kush je apo se kush janë të afërmit e tu, e rëndësishme është të përkushtohesh dhe të punosh.

"Kur te partia jonë thua “dhëndri, kunati, djali, vajza”, njerëzit kthejnë kokën dhe thonë: Dhëndri i kujt? Kunati i kujt? Djali dhe vajza e kujt? Në një parti tjetër po përmende kunati, djali, vajza merret vesh për kë e kë dhe dihet si bëhet hajër dhe formula për të ecur në atë parti. Në partinë tonë po the burri dhe gruaja, ne kthejmë kokën dhe themi: Burri dhe gruaja e kujt? Në një parti tjetër po the burri, gruaja, gruaja, burri, merret vesh për kë e ke dhe kuptohet si bëhet karrierë në atë parti. Jemi si një familje, por e vetmja gjë që na bën familje është parimi “një për të gjithë, të gjithë për një”, jo gjaku, jo gruaja, jo burri, jo burri, jo gruaja", tha Veliaj.

Më të lexuarat