Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Programi i Qeverisë “Rama 2”, Erjon Braçe braktis seancën plenare

Postuar: 13/09/2017 - 17:00

Marrëdhëniet mes kreut të Qeverisë Edi Rama dhe deputetit socialist, Erjon Braçe kanë pësuar një krisje të madhe.

Kjo u reflektua jo vetëm me faktin se ai shkoi të shtunën pasdite në Parlament vetëm për votimin e Gramoz Ruçit por dhe për faktin se ai bojkotoi fjalën e kryeministrit, Edi Rama gjatë prezantimit të programit të qeverisë.

Së fundmi Braçe ka tërhequr sërish vëmendjen duke braktisur seancën plenare gjatë debatit maratonë të zhvilluar për programin e ri të kabinetit “Rama 2”.

Mungesa e tij ra qartësisht në sy për faktin se Braçe edhe si kryetar i komisionit parlamentar të Ekonomisë njihet si një ndër ekspertët më të mirë të fushës në rradhët e mazhorancës, ndaj dhe me të drejtë është cilësuar si “debatuesi i madh ekonomik i PS”. Por pavarësisht kësaj, ai refuzoi të bëhej pjesë e debatit duke preferuar të shkonte në seancë vetëm për të votuar programin.

Shumë pikëpyetje ngre ky bojkot i Braçes ndaj qeverisë “Rama 2”. Bëhet fjalë për një qejfmbetje për faktin se ndryshe nga sa u përfol ai nuk u bë ministër në kabinetin e ri? Apo se programi i qeverisë ka qenë aq i dobët, sa Braçe nuk pati kurajon ta mbronte para Kuvendit? Pikëpyetje në fakt për të cilat vetëm Erjon Braçe mund të përgjigjet me garanci të plotë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 14

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/11/2017 - 22:45

Pasi kryeministri Edi Rama publikoi në “Facebook” një video nga projektet transformuese në kopshte dhe shkolla, lumë komentesh nisën në faqen e tij.

Postuar: 20/11/2017 - 22:36

Kryeministri Edi Rama u ka uruar “Natën e mirë” ndjekësve të tij në “Facebook” me një foto.

Postuar: 20/11/2017 - 22:23

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar një letër Kryeministrave të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, në të cilën pasi bën një përmbledhje të hapave që ka ndërmarrë Shqipëria në

Postuar: 20/11/2017 - 22:23

Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një studenti të Fakultetit të Mjekësisë Dentare që flet për kushte të rënda në këtë institucion.

Postuar: 20/11/2017 - 22:12

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla në një lidhje direkte nga zyra e saj për “Tonight Ilva Tare” thotë se 200 shkolla janë në gjendje të vështirë, por shton se jo d

Postuar: 20/11/2017 - 21:54

Deputetja demokrate Albana Vokshi e ftuar në “Tonight Ilva Tare” ka komentuar ngjarjen e rëndë në fshatin Shupenzë të Bulqizës ku u asfikuan 60 nxënës.

Postuar: 20/11/2017 - 21:30

Ish ministri i Financave në qeverinë Berisha ka folur në  studion e televizionit ABC News, ku ka përmendur edhe debatin për çështjen "Tahiri".