BREAKING NEWS

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e kupolës së Policisë së Shtetit për vitin 2022, nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër...

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e
x
BREAKING NEWS

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i
x
BREAKING NEWS

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës:
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me
x
BREAKING NEWS

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga  “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga 
x

Politike

Projeksioni sipas votave të “14 majit”, ja sa mandate deputetësh merr Rama, Berisha-Meta dhe PD në zgjedhjet parlamentare të 2025, surprizat me Tom Doshin e Agron Dukën dhe “lajmet e këqija” për Arlind Qorin dhe Endri Shabanin

Projeksioni sipas votave të “14 majit”, ja sa mandate

Edhe pse po pritet konstituimi i këshillave të rinj bashkiak dhe kryebashkiakëve të rinj, rezultati i zgjedhjeve lokale të 14 majit paralajmëron një fuqizim akoma më të frikshëm të Partisë Socialiste, që qëndron në krye të pushtetit qendror dhe lokal prej 10 vitesh. “Open Data” ka realizuar disa projeksione për rezultatet e mundshme të zgjedhjeve parlamentare të 2025, bazuar në numrin e partive dhe votave që siguruan 40 subjekte politike për 61 këshilla bashkiakë në përballjen e pushtetit lokal në 14 maj. Duke marrë për pikë referimi sistemin zgjedhor proporcional rajonal, që u zbatua në 25 prill 2021, socialistët sigurojnë në mënyrë hipotetike 84 deputetë, 10 më shumë se në 2021. Nëse do të arrinin një numër të tillë mandatesh, e përkthyer do të thotë zgjedhje të Presidentit, Avokatit të Popullit, organeve të drejtësisë, e çështje të tjera, pa ndihmën e aleatëve dhe opozitës. Në këto raste, Kushtetuta cilëson 84 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë si shumicë e cilësuar. Nga ana tjetër, demokratët e përçarë dhe LSI fragmentarizohen 34 mandate “Bashkë Fitojmë” dhe 11 PD zyrtare. Edhe nëse do të bashkoheshin mekanikisht këto mandate, sërish opozita del më dobët se 2021, pasi do humbasë plot 12 deputetë (59 në 2021, 47 po të mblidhnim sipas këtij projeksioni). Rritje surprizuese do të shënonte Partia Socialdemokrate e Tom Doshit dhe Partia Agrare Ambjentaliste e Agron Dukës. PSD, aleate e PS do të rezultonte me 9 deputetë (3 në 2021) sipas këtyre përllogaritjeve dhe PAA me 2 mandate. Një tjetër konkluzion paradoksal është se edhe pse PS ka humbur vota nga 2021 në 2023, ajo siguron më tepër mandate, pasi favorizohet nga sistemi zgjedhor. Dy subjektet politike që garuan në 14 maj, Nisma “Thurje” dhe Lëvizja BASHKË, nuk do të merrnin dot asnjë mandat në 2025 bazuar në këto projeksione të “Open Data”. Edhe nëse opozita do të propozojë sistem proporcional kombëtar në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe mazhoranca do e miratonte, sërish në 2025 me këto projeksione, PS do të fitonte pushtetin me koalicion paszgjedhor me PSD (67 PS dhe 10 PSD, i bie 77 mandate). Pra, duket se PS i ka siguruar të gjitha mënyrat që me çdo formulë zgjedhore, të zgjasë ende jetën e pushtetit të vet.
Paradoksi me PS, me më pak vota se 2021 siguron 10 deputetë më shumë
Ndërsa PS ka marrë në 2023 më pak vota se në 2021, formula dhe sistemi i garantojnë më shumë mandate deputetësh. Prezenca e shumë partive të vogla dhe të fragmentuara pa koalicione para zgjedhorem, favorizimi i partisë më të madhe në vend, sipas Kodit Zgjedhor, krijon deformim të përfaqësimit. Më konkretisht PS ka marrë në 2021 vota 768.134 , ndërsa në këtë proces zgjedhor të 14 majit subjekti PS arriti të marrë për këshilla bashkiak vetëm 579.576 Vota. Pra 24.5% më pak individ kanë votuar PS. Megjithëse me tkurrje elektorale, PS do ia dilte të merrte dhe mandatonte shumicë tre të pestat e Kuvendit. Kjo pasi në zgjedhjet e 14 majit janë regjistruar 40 subjekte kundrejt 12 në zgjedhjet e 2021. Duke lexuar rezultatin zgjedhor të PS kuptojmë se megjithëse ka humbur 188.558 votues apo 24.5% të votuesve të vitit 2021, subjekti me këtë strukturë konkurrimi dhe formulën aktuale të Kodit Zgjedhor në fuqi, rritet në numër deputetësh.
Bilanci për opozitën
Krahasimi për opozitën është bërë duke u bazuar tek koalicioni i vitit 2021 midis Partisë Demokratike dhe aleatëve. Për vitin 2021 janë mbledhur votat e Partisë Demokratike, “Aleanca për Ndryshim” me ato të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. Për efekt krahasimi në vitin 2023 janë bashkuar votat e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Partisë Demokratike Zyrtare, Partisë Agrare Ambientaliste, Partisë Republikane, Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Partisë Lëvizja e Legalitetit, Aleanca Progresiste LZHK, Fryma e Re Demokratike, Partisë Balli Kombëtar, dhe Partisë Kristian Demokrate. Së bashku këto parti në vitin 2021 kanë arritur të marrin 731.671 vvota, ndërsa në vitin 2023, kanë grumbulluar 535.415 vota, një rënie prej 26.6%. Edhe po të llogarisim përkthimet e votave në mandate, nga 59 deputet në 2021, opozita e bashkuar e gjitha (edhe 2 PD) arrijnë vetëm 47 deputetë (34 BF, 11 PD zyrtare dhe 2 PAA).
Varianti ndryshe me sistem proporcional kombëtar, PS del me 67 mandate
Nëse PS do të merrte po 579.576 vota me sistem proporcional kombëtar, megjithëse ruhet e njëjta formulë të rajonalit (e cila aplikohet për të gjithë vendin dhe jo për secilin rezultat në Qark) PS do të merrte vetëm 67 Deputetë. Pra më pak se 50% e numrit të deputetëve në Kuvend.
Meta-Berisha “tkurren” nga 34 në 28, PD zyrtare nga 11 në 12
Me votat e vitit 2023 dhe me sistem proporcional me konkurrim kombëtar koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të siguronte vetëm 28 deputetë, duke pësuar një humbje me 6 deputetë nga sistemi me konkurrim rajonal. PD zyrtare do të merrte një mandat më shumë nëse do të aplikohej sistemi proporcional kombëtar, përkatësisht 12 nga 11 që shfaq projeksioni për vitin 2025.
Doshi dhe PAA sërish “fatlumë”, 10 dhe 5 mandate përkatësisht
Progresiv në një Sistem me Konkurrim Kombëtar, do të shënohej rezultati për Partinë e Tom Doshit i cili garanton 10 deputetë. 5 deputetë do të siguronte Partia Agrare Ambientaliste. Këto pesë parti (PS, BF, PD zyrtare, PSD dhe PAA) do të qëndronin parti parlamentare me të dy tipet e sistemeve zgjedhore, por me numër të ndryshëm mandatesh.
18 deputetë për 10 parti  të vogla, ja si ndahen
Me sistemin zgjedhor proporcional me konkurrim kombëtar do të kishte edhe 10 parti të tjera parlamentare. Përkatësisht Partia Republikane dhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet me nga 3 deputetë; Partia Lëvizja e Legalitetit, Aleanca Progresiste LZHK, Partia Demokracia Sociale dhe Fryma e Re Demokratike me nga 2 mandate; Aleanca Liberale e Djathtë, Partia e Gjelbër, Aleanca Arbnore Kombëtare, dhe Nisma Thurje do të siguronin nga 1 deputet secila.
Varianti proporcional kombëtar sërish “buzëqesh” për Ramën, ja pse
Socialistët mund të siguronin sërish qëndrimin në pushtet edhe me sistem zgjedhor proporcional kombëtar. Me 67 mandate të tyre dhe 10 të PSD, ata do ta dominon lehtësisht Kuvendin dhe drejtimin e shtetit. Ndërsa e gjithë opozita, edhe po të bëhej front do të mbeste me 63 deputetë. Kjo nënkupton se opozita duhet të sigurojë një numër të madh votash nga elektorati “gri” dhe socialistët e zhgënjyer për të tentuar konkurrimin serioz me PS për ta rrëzuar nga pushteti.

Më të lexuarat