BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Projektligji për Akademinë e Shkencave, Fuga: Është një dështim i paparë, nuk ka asnjë ndryshim nga ai ekzistuesi

Projektligji për Akademinë e Shkencave, Fuga: Është një

 Akademiku Artan Fuga ka shpërthyer në akuza për projektligjin e Akademisë së Shkencave, duke e cilësuar si një dështim të paparë. Në një status në rrjetin social Facebook, Fuga u shpreh se ka pafund shkelje ligjore, duke shtuar se është sjellë në Kuvend me pafund shkelje kushtetute dhe proceduriale. “Projektligji për akademinë e shkencave shkruar nga vetë akademia e kalbur dhe e jashtëligjshme e shkencave, e bekuar nga ministria e paaftë e arsimit, dhe e paraqitur nga një deputete që nuk merr vesh as nga shkenca dhe as nga jurisprudenca ka pa fund shkelje ligjore është sjellë në kuvend me pafund shkelje kushtetute dhe proceduriale, nuk ka as raport financiar dhe as logjikë është hedhur poshtë nga ekspertët e Bashkimit europian, përfytyron një akademi që nuk merret vesh se çfarë është, as mish as peshk, madje as midhje e as gaforre”, u shpreh Fuga. Sipas akademikut, ky projektligj që është paraqitur është qesharak, duke ngritur pyetjen se ku është ndryshime mes ligjit të ri dhe atij aktual. “Projektligji më qesharak që kam parë. Nëse Komisioni i Arsim dhe Medias e kalon në seancë atëherë përfundimi është i qartë jo më për akademinë por edhe për vetë Kuvendin! Nuk ka dalë ende një burrë a grua që të tregojë se ku ndryshon ky projektligj i propozuar nga ai ekzistuesi? Kur një projektligj përsërit të vjetrin, nuk janë më pleqtë e akademisë së shkencave që tundin derën, por do të ishin edhe deputetët tundës dere. Të shohim”, u shpreh Artan Fuga. Sipas tij, ky projektligj e ka kthyer akademinë në klub për pensionistët. “Një projektligj këllirë, që më bën të vjell, dhe që e kthen akademinë e shkencave më keq sesa është, në një klub pensionistësh që vijnë të tundin derën dhe u ngatërrohen nëpër këmbë atyre që duan të punojnë! Një dështim i paparë! Unë dje në Komisionin e edukimit dhe të mediave denoncova gjerësisht para deputetëve abuzimin me paranë publike në akademinë e shkencave dhe u thashë deputetëve se statusi i tyre i detyron para ligjit ta hetojnë këtë çështje. Ma ndërprenë fjalën sidomos një deputet që nuk donte të dëgjonte nga këto gjëra”, tha Fuga.

Më të lexuarat