Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Prokuroria çon në gjyq Lulzim Bashën, vjen reagimi i parë nga qeveria: Diplomati dixhital i di të gjitha

Postuar: 08/11/2019 - 16:16

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për çështjen e lobimit rus nga Partia Demokratike.

Dosja për lobimin rus është dërguar në Gjykatën e Tiranës.

Sipas një shkresë nga prokuroria, Basha është njoftuar nga ky organ për mbylljen e hetimeve ndaj tij dhe ndaj dy zyrtarëve të tjerë të PD-së.

Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin Elisa Spiropali tha se nuk është hera e parë që Lulzim Basha përballet me akuza të tilla të cilat më herët janë mbyllur për procedurë.

"Ne nuk kemi ndër mend të bëjmë atë që bën Lulzim Basha përditë të dalë të hedhë akuza. Kjo e minon politikën. Ne nuk e bëjmë këtë dhe nuk e kemi bërë edhe pse faktet janë kokëforte. Është një hetim goxha i gjatë. Në dijeninë time akuzat janë për pastrim para. Por ne nuk kemi prokuror dhe as gjykatës. Por le të bëjnë institucionet detyrën dhe ai të bëjnë detyrën, të bëjë liderin e opozitës të vijë me alternativë dhe t'i lërë gjyqet publike. Por duhet të provojë pafajësinë e tij. Është hipokrizi të flasësh publikisht për njerëz të tjerë që nuk kanë as çështje në prokurori kur vetë je strehuar nga hetimet dhe çështjet konkrete penale. Prokuroria e ka shpallur të pandehur duhet të shkojë në gjykatë. Për ne të gjithë njerëzit që nuk janë provuar rë fajshëm janë të pafajshëm. Ka një problem moral. Duhet të përgjigjet. Ne nuk jemi nga ata që e copëtojmë publikisht tjetrin pa u marrë vendimi, ama kërkojmë një sistem hetimi të pandikuar. Nuk është hera e parë që Lulzim Basha përballet me akuza të tilla të cilat më herët janë mbyllur për procedurë. Nuk dua të spekuloj mbi vizitat. Diplomati dixhital i di të gjitha. Ne nuk duam ta konkurojmë. Dosja nuk ka nisur nga prokuroria jonë por në SHBA", u shpreh Spiropali.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/12/2019 - 12:24

Avokati Spartak Ngjela nëpërmjet një postimi në Facebook ka komentuar situatën në të cilën ndodhet vendi pas tërmetit të 26 nëntorit që na la pas 52 viktima.

Postuar: 11/12/2019 - 12:19

Kryeministri Edi Rama takoi të prekurit nga tërmeti në Laç, ku lejoi të flisnin gratë fillimisht

Postuar: 11/12/2019 - 12:11

Kryeministri i vendit Edi Rama ditën e sotme ka parë nga afër një tjetër qytet që po vuan nga dëm

Postuar: 11/12/2019 - 12:10

Kreu demokrat, Lulzim Basha nëpërmjet një mesazhi në Facebook ka uruar 29 vjetorin e themelimit t

Postuar: 11/12/2019 - 11:47

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot banorët e Laçit të prekur nga tërmeti, ndërsa ka parë nga a

Postuar: 11/12/2019 - 11:36

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot banorët e Mamurrasit, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti

Postuar: 11/12/2019 - 11:33

Me debate të forta është shoqëruar mbledhja e sotme në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave.