BREAKING NEWS

“Tërmet” në Policinë e Shtetit, bie banda e “SKY”, ja si do zëvendësohet kupola, shefat e komisariateve dhe drejtorët e drejtorive, gati 600 fytyra të reja në krye të rendit

“Tërmet” në Policinë e Shtetit, bie banda e
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Ngjelës: Ja pse kryeministri Rama nuk jep dorëheqjen pas të gjitha arrestimeve në qeverinë e tij dhe arsyeja që mund të ketë detyruar gjykatësen të çojë në arrest shtëpie Jamarbër Malltezin

“Bomba” e Spartak Ngjelës: Ja pse kryeministri Rama nuk jep
x
BREAKING NEWS

Trondit Idajet Beqiri: Ilirjana Olldashi që liroi Jamarbër Malltezin nga burgu është kushërira e parë e Ilir Metës, ja njerëzit e ish-presidentit brenda drejtësisë dhe kush është besniku i Sali Berishës që rrezikon të prangoset

Trondit Idajet Beqiri: Ilirjana Olldashi që liroi Jamarbër Malltezin
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia tregon tmerrin që po përjeton Ilir Meta nga dëshmitarët për dosjen “CEZ-DIA”, ja skema që po përdor bashkë me Sali Berishën për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Ilir Demalia tregon tmerrin që po përjeton Ilir Meta nga
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj pse prokurorët po hezitojnë të marrin vendimin për të çuar në burg Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin, ja praktika gjyqësore që i fundos, çfarë pritet të ndodhë në Gjykatën e Lartë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj pse prokurorët po hezitojnë të marrin
x
BREAKING NEWS

Nga “Gërdeci” dhe vdekja e Trebickës, te firmat piramidale dhe zhvarrimi i kufomës së biznesmenit të njohur, Geri Kokalari thirrje SPAK të hetojë Berishën, ja disa nga krimet ku është përfshirë ish-kryeministri

Nga “Gërdeci” dhe vdekja e Trebickës, te firmat piramidale
x
BREAKING NEWS

Ja provat në duart e FBI dhe shërbimeve të huaja sekrete që dëshmojnë se Sali Berisha është vrasësi i padënuar i “21 Janarit”, zbardhen prapaskenat e bujshme

Ja provat në duart e FBI dhe shërbimeve të huaja sekrete që
x
BREAKING NEWS

Kupola e Policisë së Shtetit drejt shkrirjes pas dorëzimit nga Europol të përgjimeve të “EncroChat” dhe “Sky”, Rrumbullaku hap me urgjencë garën për gradat

Kupola e Policisë së Shtetit drejt shkrirjes pas dorëzimit nga
x

Politike

Prokuroria e Përgjithshme çon për ndjekje penale 262 zyrtarë dhe nëpunës të shtetit të përfshirë në korrupsion, ja kush është qyteti ku lulëzon krimi në Shqipëri

Prokuroria e Përgjithshme çon për ndjekje penale 262

262 zyrtarë dhe nëpunës të shtetit u proceduan penalisht për veprimtari korruptive përgjatë vitit 2022, nga të cilët 201 u morën të pandehur dhe 187 u dërguan për gjykim. Ky ishte thelbi i raportit të vitit 2022 për veprimtarinë e prokurorive të Shqipërisë, material që u paraqit dje nga Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Në fjalën e tij përpara deputetëve anëtarë të këtij komisioni, kryeprokurori Çela theksoi se 2022 ka njohur rritje të veprimtarisë hetimore të prokurorive të vendit në luftën kundër korrupsionit shtetëror me shifra galoponte në krahasim me vitin 2021 (114.9% më shumë të pandehur të dërguar për gjykim. Në këtë kategori, 58 persona u kapën në flagrancë dhe 22 u dënuan për pastrim parash. Për sa i përket tablosë së përgjithshme, Çela nënvizoi se rendi dhe siguria është kategoria ndaj të cilës janë kryer më shumë vepra penale (29.45%). Kryeprokurori pranoi se janë rritur krimet ndaj fëmijëve, martesës dhe familjeve me 4.89%. Lidhur me shkallën e kriminalitetit në Shqipëri, kryeprokurori Çela deklaroi se Berati është qyteti me shkallën më të ulët të veprave penale, ndërsa kryeson Gjirokastra në këtë aspekt. Ai nënvizoi se Shkodra ka shënuar rritjen më të madhe të krimeve për vitin që lamë pas. Më poshtë, po ju sjellim disa ekstrakte të raportit të punës së organit të akuzës për vitin e kaluar.

Lufta ndaj korrupsionit, 3.7 herë më shumë të dënuar se 2021

Për veprat penale të korrupsionit në kompetencë lëndore të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm, efektiviteti vijon dukshëm i lartë, 91.35 % e çështjeve janë dërguar për gjykim dhe 8.65 % e çështjeve janë pushuar. Janë regjistruar 262 procedime penale me 201 të pandehur dhe 169 procedime me 187 të pandehur janë dërguar për gjykim, ose krahasuar me vitin 2021 me rritje 162 % të numrit të procedimeve të regjistruara, dhe me rritje 212.9 % të numrit të procedimeve dhe rritje 114.9 % të numrit të pandehurve të dërguar për gjykim për këto vepra penale, si dhe me rritje mbi 3.7 herë (nga 19 në 91) të numrit të personave të dënuar për vepra penale kundër korrupsionit.

58 të kapur në flagrancë për korrupsion në 2022

Prokurorët kanë rritur rolin aktiv në kryerjen e hetime proaktive dhe/ose me përdorim të mjeteve të posaçme të hetimit në 61 procedime penale për veprat penale të korrupsionit dhe që lidhen me detyrën ose me rritje 3.3% të numrit të këtyre procedimeve krahasuar me vitin 2021. Këto procese kanë çuar në arrestimin në flagrancë apo ndalimin e 58 personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale në kompetencë të prokurorive me juridiksion të përgjithshëm ose krahasuar me vitin 2021 me rritje 45 % të numrit të personave të arrestuar në flagrancë apo të ndaluar për këtë grupvepra penale.

Korrupsioni në nivele të larta, 30 procedime të marra nga SPAK

Nga 61 referime/procedime penale të transferuara nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm dhe të pranuara nga Prokuroria e Posaçme, janë regjistruar 30 procedime penale për vepra që lidhen me korrupsionin në nivele të larta ose vepra penale që lidhen me detyrën të transferuara për kompetencë dhe të pranuara nga Prokuroria e Posaçme për këtë periudhë.

Pastrim i parave, 22 të dënuar në 2022

Në vitin 2022 vetëm për veprën penale të pastrimit të parave sipas nenin 287 të K.Penal -16 procedime me 19 të pandehur janë dërguar për gjykim, si dhe -22 persona janë dënuar. Këto tregues krahasuar me vitin 2021, kanë, rritje 60 % (nga 10 në 16) të numrit të procedimeve dhe rritje 90 % (nga 10 në 19) të numrit të pandehur të dërguara për gjykim, si dhe rritje 120 % (nga 10 në 22) të numrit të personave të dënuar për këtë vepër penale.

Krimet kundër sigurisë dhe rendit dominojnë në Shqipëri

Ndër grup veprat penale me numrin më të lartë të procedimeve të regjistruara, evidentohet se -veprat penale kundër rendit dhe sigurisë publike përbëjnë numrin më të lartë të procedimeve penale të regjistruara me 29.45 % të numrit të përgjithshëm të procedimeve të regjistruara, që kanë ulje 7.53 % krahasuar me vitin 2021. Veprat penale vjedhja e pasurisë përbëjnë 26.16 % të numrit të përgjithshëm të procedimeve të regjistruara, të cilat kanë ulje 14.87 % krahasuar me vitin 2021; -veprat penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes me 6.08 %, që kanë një rritje prej 4.89 % në krahasim me vitin 2021; -veprat penale që cenojnë regjimin juridik të tokës me 5.05 %, që kanë ulje 33.62 % të numrit të procedimeve të regjistruara në krahasim me vitin 2021;

Përqindja e kriminalitetit në Shqipëri, ja 2 qytetet ekstreme

Sipas këtij raporti në vitin 2022, përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100 mijë
 banorë e ka qarku Berat, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Gjirokastër. Sa i përket tendencës, vërehet se rritjen më të lartë e ka qarku Shkodër me 10.64 %, ndërsa qarku Berat ka koeficient të kriminalitetit nën mesataren kombëtare, që rezulton me ulje 25.09 % krahasuar me vitin 2021. Numrin më të madh të procedimeve e ka regjistruar Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me 33.88 % të numrit total të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi ose me rritje 2.57 % të këtij raporti krahasuar me vitin 2021.

Më të lexuarat