Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Prokuroria fundos Tahirin, kërkon 12 vite burg për ish-ministrin, amerikanët monitorojnë procesin, ja detajet e gjyqit

Postuar: 11/09/2019 - 07:53

Prokuroria e Krimeve të Rënda lëkundi dje pozitat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri kur kërkoi 12 vite burg për të. Ditën e djeshme tek Krimet e Rënda u mbajt një seancë maratonë për Tahirin, ku u lexua pretenca e prokurorisë dhe u bë mbrojtja nga ana e ish-ministrit. Treshja e prokurorëve e përbërë nga Vladimir Mara, Arenc Çela dhe Dritan Prençi kërkuan që Saimir Tahiri të qëndrojë 12 vite brenda qelive të burgut. Por duke qenë se më herët gjykata ka pranuar kërkesën e ish-ministrit për gjykim të shkurtuar, pretenca e prokurorisë konvertohet në 8 vjet burg. Verdiktin përfundimtar do ta marrë Gjykata e Krimeve të Rënda në datën 19 shtator, ora 09:00, ku do të vendoset për fatin e Tahirit. Gjatë seancës së djeshme, e cila zgjati nga ora 09:00 deri në orën 16:00, organi i akuzës paraqiti edhe provat sipas të cilave Tahiri i ka dhënë mbrojtje grupit të trafikantëve Habilaj të arrestuar në Siçili për trafik ndërkombëtar droge. Pika më e fortë e organit të akuzës mbeten përgjimet nga pala italiane ku flitet për dhurata byzylyku dhe kostumi, si dhe udhëtimet me skaf dhe makinën “AA 033 GB”. Sipas prokurorëve, edhe nga deklarimet e marra nga anëtarët e bandës së Habilajve, konfirmohet njohja e tyre me ish-ministrin Tahiri. Treshja e prokurorëve u shpreh se Tahiri mund ta vuajë dënimin në një burg të zakonshëm dhe jo të sigurisë së lartë, nëse dënohet.

Provat e Tahirit

Pas ndërprerjes disa minuta të seancës pas leximit të pretencës nga prokuroria, palët u rikthyen në sallën e gjyqit, këtë herë për të dëgjuar mbrojtjen e Saimir Tahirit. Ky i fundit u përpoq të hidhte poshtë tre veprat penale për të cilat akuzohet, “Korrupsion i zyrtarëve të lartë”, “Trafik i lëndëve narkotike i kryer në bashkëpunim” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, përmes disa provave të reja. Ai e mbrojti veten për më shumë se dy orë. “Më akuzoni për përgjimin e Taulant Haxhiraj, ku ai thotë kushërinjtë e ministrit kanë marrë garanci. E pse qenkam unë ministri e jo një tjetër ministër nga Vlora? Pse prokuroria nuk e ka thelluar hetimin?”, tha Tahiri. Sa i përket akuzave se gjatë një përgjimi vëllezërit Habilaj thonë se kanë takuar në Tiranë dhe kanë ngrënë drekë me të, Tahiri u shpreh se më 22 nëntor 2013 ai ka qenë në një takim në Bruksel në atë ditë me eurokomisionerin Stefan Fyle, me Klajda Gjoshën, në atë kohë ministre e Integrimit dhe Nasip Naçon. Ndërkohë, më 23 nëntor që pretendohet se ka takuar Habilajt, Tahiri tha se ka qenë në takim me Visho Ajazi Likën e Shërbimit Informativ Shtetëror, dhe ish-kryeprokurorin Adriatik Llallën, pasi ishin arratisur nga burgu i Korçës disa të dënuar. Ai shtoi se nuk ka asnjë komunikim telefonik me vëllezërit Habilaj. Referuar akuzave se i ka bërë të paprekshëm trafikantët duke iu hapur dyert për të bërë trafik nga deti, ish-ministri paraqiti me skicë vitet dhe 6 shkresa sekrete që i ka dërguar ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli për t’i kërkuar rregullimin e radarëve në Durrës dhe Vlorë, pasi ka pasur informacione që ka lëvizje të dyshimta në det. Ai shtoi se Gjergji Kohila, në atë kohë shefi i Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Vlorë, ka njoftuar me e-mail prokurorin Dritan Prençi duke e vënë në dijeni për aktivitetin kriminal të grupit Habilaj. “Ne jemi grup i strukturuar kriminal dhe bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, por nga ana tjetër njoftojmë prokurorinë që Habilaj merrej me drogë”, ironizoi Saimir Tahiri në seancë.

Amerikanët monitorojnë procesin

Në sy në seancën e djeshme për Saimir Tahirin ra prezenca e përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përfaqësuesit amerikanë nuk u larguan për asnjë moment nga salla, duke vëzhguar me detaje sesi zhvillohet gjyqi dhe provat që serviri secila palë. Kujtojmë që më herët ambasada e SHBA, duke marrë shkas nga dënimi i Emiljano Shullazit, kërkoi një hetim të plotë për Saimir Tahirin dhe që në fund të zbatohet ligji.

Mimoza Ibra

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/11/2019 - 19:22

Presidenti Ilir Meta ashtu siç kishte paralajmëruar, doli pak minuta më parë në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat.Meta deklaroi se do të shpallë referendum për të mbrojtur Kushtetutën dhe shtetin.

Postuar: 22/11/2019 - 19:10

Presidenti Ilir Meta në një konferencë të jashtëzakonshme nga Presidenca është shprehur se j

Postuar: 22/11/2019 - 18:59

Presidenti i Republikës Ilir Meta, në një konferencë të paralajmëruar për mediat, tha se vija e k

Postuar: 22/11/2019 - 18:51

Zëdhënësja e BE-së, Maja Koçijançiç, ka reaguar ashpër mbi deklaratën e Presidentit Ilir Meta, i

Postuar: 22/11/2019 - 18:49

Pas më parë në një reagim për VOA, Departamenti i Shtetit tha se “është në dijeni” të

Postuar: 22/11/2019 - 18:41

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili, shkruan në Facebook se DASH e dëshmoi edhe njëherë se qëndron në