Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Prokuroria kërkon 12 vite burg për Tahirin, PD me deklaratë të fortë: Edi Rama është peng për shkak të...

Postuar: 11/09/2019 - 22:54

Për Partinë Demokratike, pretenca e prokuorisë për të dënuar me 12 vjet burg ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri është një shoë.

Sekretari i PD, Gazment Bardhi i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora tha se Rama peng i Saimir Tahirit.

‘Ne e kemi bërë të qartë dhe koha po na jep të drejtë se gjithë ai proces gjyqësor dhe sjellja e Prokurorisë me çështjen e Saimir Tahirit është një shoë. Pra janë në rol Saimir Tahiri, Prokuroria dhe Gjykata. Janë në të njëjtin rol, atë të mbrojtjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Pretencën 12 vjet burg nga prokuroria e shoh në të njëjtën logjikë apo linjë veprimi siç ishte edhe kërkesa për arrestim. Ju kujtoj që këtë javë kryeministri i Shqipërisë viziton Gjermaninë dhe sa herë, përpara se të vizitojë Gjermaninë, duke qenë se Gjermani e ka një nga kushtet për hapjen e negociatave procesin e rregullt dhe dënimin e zyrtarëve të përfshirë në këtë dosje, përfshirë edhe Saimir Tahirin, Edi Rama përdor prokurorinë për të bërë një lëvizje. 

Pak ditë përpara takimit të shkuar me kancelaren Merkel, nxiti prokurorinë të bënte gjoja sikur kërkonte arrestimin e Saimir Tahirit dhe pas takimit e pamë të gjithë se nuk ndodhi. Në të njëjtën formë po vepron edhe tani.  Dua të sjell në vëmendje se të kërkosh për një person 12 vite burgim me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe personi të jetë në gjendje të lirë, kjo ndodh për herë të parë në 30 vite. Nuk ka ndodhur kurrë që të kërkohen 12 vite për një person, që tregon se ka rrezikshmëri të lartë shoqërore, pra ka mundësi të prishë prova, dhe ai të gjykohet apo të hetohet në gjendje të lirë. Pra, e gjitha kjo është një shoë. E kemi thënë që në fillim, Edi Rama është peng i Saimir Tahirit, për shkak të dosjes së  vëllait të tij, dosjes “Xibraka”.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/12/2019 - 12:24

Avokati Spartak Ngjela nëpërmjet një postimi në Facebook ka komentuar situatën në të cilën ndodhet vendi pas tërmetit të 26 nëntorit që na la pas 52 viktima.

Postuar: 11/12/2019 - 12:19

Kryeministri Edi Rama takoi të prekurit nga tërmeti në Laç, ku lejoi të flisnin gratë fillimisht

Postuar: 11/12/2019 - 12:11

Kryeministri i vendit Edi Rama ditën e sotme ka parë nga afër një tjetër qytet që po vuan nga dëm

Postuar: 11/12/2019 - 12:10

Kreu demokrat, Lulzim Basha nëpërmjet një mesazhi në Facebook ka uruar 29 vjetorin e themelimit t

Postuar: 11/12/2019 - 11:47

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot banorët e Laçit të prekur nga tërmeti, ndërsa ka parë nga a

Postuar: 11/12/2019 - 11:36

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot banorët e Mamurrasit, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti

Postuar: 11/12/2019 - 11:33

Me debate të forta është shoqëruar mbledhja e sotme në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave.