Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Prokuroria në pritje të ngritjes së SPAK për t’i dorëzuar dosjen e Adriatik Llallës, shtyhen me 3 muaj hetimet ndaj ish kryeprokurorit

Postuar: 16/06/2019 - 09:40

Dosja e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla pritet të jetë e para që do ta kalojë në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion. Prej më shumë se një viti ai është nën hetim, por procedurat hetimore nuk janë mbyllur ende. Në fund të muajit mars Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi të shtyjë hetimet me 3 muaj për Llallën. Por teksa janë në dispozicion edhe dy javë kohë që të mbarojë ky afat, burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda i thanë gazetës se pritet të ketë sërish një shtyrje afati. Sipas informacioneve të gazetës, prokurorët e çështjes pritet të kërkojnë pak më të tepër kohë, me qëllim që t’i kopsitin dosjen dhe akuzat ndaj Llallës me detaje. Herën e parë hetimet u shtynë sepse Prokuroria e Krimeve të Rënda priste përgjigjen nga autoritetet amerikane dhe gjermane. Por edhe pse po mbyllet afati 3-mujor, pritshmëritë janë që prokuroria të kërkojë sërish shtyrjen e afatit sepse akoma nuk i janë vënë në dispozicion letërporositë nga Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ishte vetë kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku ajo e cila gjatë një interviste në maj u shpreh se kërkesa për informacion nga Gjermania dhe SHBA nuk është refuzuar, por thjesht po priten përgjigjet. Nëse hetimet shtyhen sërish me 3 muaj në fund të qershorit a fillim të prillit, mund të themi se kjo mund të jetë edhe një lëvizje e prokurorisë që dosja e Llallës të përfundojë tek Struktura e Posaçme Antikorrupsion. SPAK pritet që të ngrihet brenda vjeshtës. Duke qenë se Adriatik Llalla po hetohet nga Krimet e Rënda, sipas ligjit dhe Kushtetutës, pasi të ngrihet Prokuroria e Posaçme, çdo dosje që kanë në dorë Krimet e Rënda do kalojë aty. Në këtë mënyrë, nga dosjet e bujshme që janë në duart e prokurorisë, mundet që ajo e ish-kryeprokurorit të kalojë e para te SPAK.

Akuzat ndaj Llallës

Por çfarë akuzash rëndojnë mbi Adriatik Llallën? Llalla akuzohet për shpërdorim detyre, fshehje pasurie, pastrim parash dhe mosdeklarim të parave në kufi. Sa i takon shpërdorimit të detyrës, dyshohet se ka pasur abuzime me tendera, pasi një tender e ka përfituar dikush me të cilin Llalla ka bërë shtije dhe blerje pronash. Sa i takon pastrimit të parave dyshimet u ngritën sepse Llalla bënte rivlerësime të shpeshta të pronave. Ai i blinte lirë dhe më pas i rivlerësonte duke rritur ndjeshëm çmimin. Pak kohë më parë, gazeta zbardhi edhe një pjesë nga dosja hetimore e prokurorisë. Në bazë të deklarimeve të pasurisë që ka bërë Llalla pranë ILDKP, ai çdo vit ka bërë rivlerësim të tokave. Ajo që bie në sy është se Llalla ka blerë toka shumë lirë fillimisht dhe më pas ka deklaruese si ka shitur shumë shtrenjtë. Për shembull, në vitin 2007 Llalla ka deklaruar një ullishte në Bathore, blerë 1.5 milionë lekë. Në vitin 2011 ai e rivlerëson pronën në vlerë 21 milionë lekë të rinj. Ndërsa po e njëjta pronë në vitin 2016 është shitur 249 mijë euro. Po ashtu ndryshime në vlerë ka pasur dhe për apartamentin në Durrës. Ai është blerë në mars të vitit 2012 në vlerën 2.2 milionë lekë të rinj, ndërsa në prill po 2012, ai e ka rivlerësuar në rreth 5 milionë lekë të rinj. E njëjta gjë ka ndodhur me një tokë në Qeha Shytaj në Tiranë. Ai e ka blerë në dhjetor të vitit 2016 në vlerën 4.5 milionë lekë të rinj. Por në maj të 2017 është rivlerësuar në 36 milionë lekë të rinj. Po ashtu Llalla dyshohet se nuk ka bërë deklarim të saktë të pasurisë. Llalla dyshohet se ka dalë në kufi me rreth 60 mijë euro cash. Ai ka deklaruar se i ka përdorur për shkollimin e fëmijëve dhe ju kërkua ndihmë Gjermanisë për të vërtetuar një gjë të tillë. Ndërsa nga SHBA u kërkua ndihmë sepse atje ai u shpall non grata pasi amerikanët kishin informacion se ish-kryeprokurori ishte i përfshirë në korrupsion. Kujtojmë që hetimet për Adriatik Llallën nisën në mars të 2018, por një vit më vonë dosja hetimore nuk është mbyllur ende sepse kërkimet janë shumë të detajuara. 

Mimoza Ibra

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/11/2019 - 22:59

Kryeministri Edi Rama tha se pas marrëveshjes së “Shengenit Ballkanik” në Shqipëri do të kemi fluks turistësh kinezë

Postuar: 11/11/2019 - 22:52

Procesi i përzgjedhjes së anëtarëve është përfshirë nga një debat i ashpër mes palëve politike, p

Postuar: 11/11/2019 - 22:34

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja u shpreh se  senëse dy anëtaret Elsa Toska dhe Fion

Postuar: 11/11/2019 - 22:21

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zbuluar arsyen pse shkoi në Bejrut ditët kur po shpëtohej 11-

Postuar: 11/11/2019 - 22:07

Albin Kurti tha se kryeministri Rama nuk është për shkëmbim territoresh.

Postuar: 11/11/2019 - 21:54

Deputeti i Kuvendit, Ralf Gjoni tha se politika shqiptare asnjëherë nuk kanë demonstruar vullnet&

Postuar: 11/11/2019 - 21:46

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja iu përgjigjur presidentit Ilir Meta lidhur me mos re