Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Prokuroritë bëjnë gati dosjet që do kalojnë te SPAK, të rrezikuar ish-ministra, ish-deputetë e zyrtarë, nga Tahiri e Llalla, te Basha e Berisha

Postuar: 11/07/2019 - 09:00

Pushtetarët e korruptuar duhet të nisin të shqetësohen. Deri më tani ministra, ish-ministra, deputetë, ish-deputetë, kryeministra apo ish-kryeministra ja kanë hedhur të gjithë paq, edhe pse ndaj tyre ka pasur kallëzime konkrete në prokurori. Shumë ministra të ish-qeverisë “Berisha” janë kallëzuar për shumë akuza, duke filluar nga Basha, Ruli, Bode apo Imami. Por qetësia për këdo që ka futur xhepat në duart e shqiptarëve duket epo mbaron. Dje u zhvillua seanca e tretë e intervistave me kandidatët për Prokurorinë e Posaçme. Pas datës 12 nis renditja e kandidatëve dhe punë ditësh Prokuroria Speciale do jetë gati, ndërsa menjëherë do ngrihet dhe Gjykata e Posaçme. Pra fillimi i gushtit e gjen SPAK gati dhe më pas nis puna për Byronë e Hetimit. Sipas burimeve, në prokurori apo gjykata kanë nisur përgatitjet për transferimin e dosjeve. Në nenin 57, pika 5 e ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është e përcaktuar e zeza mbi të bardhë se në momentin që do të ngrihet Prokuroria e Posaçme, apo Speciale, të gjitha dosjet ndaj pushtetarëve do dorëzohen aty. “Deri në fillimin e funksionimit të Prokurorisë së Posaçme, kompetenca e saj për të ushtruar ndjekjen penale dhe përfaqësimin e akuzës në gjyq, për veprat penale apo subjektet e përcaktuara në pikën 2, të nenit 135, të Kushtetutës, ushtrohet përkatësisht nga Prokuroria e Përgjithshme, prokuroritë e rretheve gjyqësore apo Prokuroria e Krimeve të Rënda, sipas kompetencës dhe juridiksionit të parashikuar nga legjislacioni në fuqi përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr. 76/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”. Ditën e fillimit të funksionit të Prokurorisë së Posaçme, çështjet nën hetim apo gjykim i transferohen menjëherë për ndjekje

kësaj prokurorie”, thuhet aty. Pra ligji e përcakton qartë se në ditën e parë të Prokurorisë Speciale, të gjitha dosjet nën hetim do kalojnë aty. Në Kodin e Procedurës Penale dhe në Kushtetutë janë përcaktuar kompetencat e SPAK dhe çdo dosje ndaj deputetëve, ish-deputetëve, ministrave, ish-ministrave, kryebashkiakëve, ish-kryebashkiakëve, kryeministrave apo ish-kryeministrave kalon te Prokuroria Speciale pavarësisht se ku po hetohet.

Emrat që rrezikojnë

Nga ngritja e SPAK janë të rrezikuar padyshim të gjithë politikanët që kanë vjedhur taksat e qytetarëve. Por mes tyre ka dhe nga ata që do u vijë radha më shpejt. Mes dosjeve që do kalojnë te SPAK, ka emra mjaft të njohur. I pari është kryeprokurori Adriatik Llalla. Ai po hetohet nga Krimet e Rënda për 4 vepra penale dhe afatet hetimore. Sapo SPAK të ngrihet, dosja e tij do kalojë menjëherë aty. Një tjetër emër është kreu demokrat Lulzim Basha. Ai po hetohet nga Prokuroria e Tiranës për lobimet në SHBA. Basha së fundmi u mor i pandehur për pastrim parash dhe për mosdeklarim të shpenzimeve në fushatë. I rrezikuar është dhe ish-kryeministri Sali Berisha, djali i tij dhe disa ish-ministra. Një dosje që ka mbetur e hapur nga prokuroria është ajo e CEZ. Në prokurori ka një padi nga Kuvendi dhe një nga juristi Romeo Kara ndaj rreth 21 zyrtarëve. Edhe kjo dosje kalon te SPAK. Sipas ligjit të luftës antikorrupsion, pas dosjeve të prokurorisë, do ketë transferim dhe të çështjeve që janë te Gjykata e Krimeve të Rënda. Kjo do të thotë se nga zyrtarët rrezikon ish-ministri Saimir Tahiri. Përfitimi i tij i vetëm është se hetimet janë mbyllur dhe është në proces gjykimi, por që me gjasë vendimin do e marrin prokurorët e SPAK. Sinjalet janë se era e luftës antikorrupsion po fryn dhe mbetet të shihet se kush do e pësojë.

Kliti Topalli

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/07/2019 - 16:37

Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko, e cila njëkohësisht është edhe kryetare e Grupit Ndërinstitucional të Punës ka njoftuar se qeveria po bën përgatitjet për hapjen e Kapitullit 24, nëse hapen negociatat me BE-në.

Postuar: 20/07/2019 - 16:17

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka reaguar sa i takon dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pos

Postuar: 20/07/2019 - 15:35

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të hetojë krimin elektoral të 30 qershorit.Opozita ka kal

Postuar: 20/07/2019 - 14:55

Kreu i LDE-së Arian Galdini ka reaguar lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i Kryem

Postuar: 20/07/2019 - 14:51

Pas aktit të dorëheqjes së parevokueshme të Ramush Haradinaj si kryeministër i Kosovës, ka ardhur

Postuar: 20/07/2019 - 14:50

Shkarkimi i Presidentit Ilir Meta duket se nuk do të jetë një proces aspak i lehtë për mazhorancë