BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Politike

Prokurorja e Durrësit, Enkeleda Osmani përballet sot me vetingun, ja si ka ndryshuar pasuria e saj familjare

Prokurorja e Durrësit, Enkeleda Osmani përballet sot me vetingun, ja

Prokurorja Enkeleda Osmani e Prokurorisë së Durrësit do të përballet ditën e sotme me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. BIRN ka zbardhur skedën e saj të pasurisë nga viti 2004 deri në vitin 2017. Trupa gjyqësore që po kryen procesin e vetingut për prokuroren Enkeleda Osmani përbëhet nga Suela Zhegu, Roland Ilia dhe Brunilda Bekteshi. Sakaq sa i takon subjektit të rivlerësimit Enkeleda Osmani, ajo ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe punon si prokurore në Prokurorinë e Durrësit prej gati 15 vitesh. Në vitin 2019, Osmani kandidoi për një vend në Prokurorinë e Posaçme, SPAK pa mundur që të përzgjidhet. Sa i takon analizës së pasurisë, është një nga elementët bazë në të cilët kryhet rivlerësimi për prokurorët dhe gjyqtarët të cilët i nënshtrohen procesit të vetingut. BIRN ka paraqitur në një skedë grafike ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurores Enkeleda Osmani nga viti 2004 deri në fund të vitit 2017. Subjekti Enkeleda Osmani gjatë periudhës 2005-2017 deklaron huamarrje në shumën 10.000 euro nga prindërit e bashkëshortit si dhe 30.000 euro nga shoqëria tregtare ku bashkëshorti është administrator dhe në të dy rastet huaja është përdorur për financimin e blerjes së apartamenteve përkatësisht në vitet 2006 dhe 2016. Nga totali i huamarrjeve, detyrimi i pashlyer me datë 31.12.2017 është 21.000 euro. Në vitin 2006 subjekti deklaron dhuratë në momentin e lidhjes së kontratës së porosisë për apartamentin në Kashar, Tiranë, nga motra e bashkëshortit 6.000 euro. Më tej sipas skedës së pasurisë që ka paraqitur në mënyrë grafike BIRN, vërehet se pasuria bruto nga fillimi i detyrës deri me datë 31.12.2017 është rritur me 3.1 herë. Rritja mesatare vjetore e pasurisë është 1.401/891 Lekë. Prokurorja Osmani ka deklaruar një hua prej 10 mijë eurosh nga prindërit e bashkëshortit si dhe një hua të dytë prej 30 mijë eurosh nga kompania ku i shoqi është administrator i vetëm. Në fund të vitit 2017, familja e subjektit kishte ende pa shlyer rreth 21 mijë euro. Gjithashtu në vitin 2006, Osmani ka deklaruar se motra e bashkëshortit u ka dhuruar 6 mijë euro, të cilat kanë shërbyer për kontratën e porosisë së një apartamenti në Kashar.

Më të lexuarat