BREAKING NEWS

"E shqetësuar për financimet ruse në Ballkan", senatorja amerikane: Shqipëria duhet të vendosë vetë

"E shqetësuar për financimet ruse në Ballkan",
x
BREAKING NEWS

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund "makthi" rus, Von der Leyen jep lajmin fantastik

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund
x
BREAKING NEWS

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë zbulon se çfarë po ndodh në vend

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë
x
BREAKING NEWS

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin paralajmërimin, zbulojnë planet e Putinit për Ballkanin

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin
x
BREAKING NEWS

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet nafta, benzina dhe gazi

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet
x
BREAKING NEWS

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha “syri” i Moskës në Tiranë, ja kush është oligarku rus që ka shpërndarë para në Shqipëri dhe ka bashkëpunuar me kreun e “Foltores”

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të përjashtohen nga politika, kreu i “Foltores” nis kërcënimet ndaj deputetëve të PD që kanë paralajmëruar votimin e nismës së dekomunistizimit

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë të dobëta dhe asgjë nuk është e garantuar, kërkon nga qeveria që të zgjedhë se cilën rrugë do ndjekë, me Perëndimin apo me Lindjen

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë
x

Politike

“Pronat publike janë lënë si kolateral në banka”/ Deklarata e fortë e deputetes, hedh akuza të rënda ndaj kryeministrit: Skema e inceneratorëve, piramidë korrupsioni ku në majë qëndron Edi Rama

“Pronat publike janë lënë si kolateral në

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, me anë të një postimi në rrjetin e saj social ‘Facebook’, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se qëndron në majë të piramidës së korrupsionit në skemën e inceneratorëve.

Xhixho thotë se çdo ditë copëzat bashkohen çdo ditë po rindërtojnë mozaikun e një skeme kriminale.

Sipas Xhixhos, pronat publike janë lënë peng në banka si kolateral për ndërtimin e incenertorit të Tiranës.

“Pronat publike janë lënë si kolateral në

Postimi i Erisa Xhixho:

Skema e inceneratorëve është një piramidë korrupsioni, në majë të të cilës qëndron kryeministri Rama.

Copëzat që bashkohen çdo ditë po rindërtojnë mozaikun e një skeme të mirëfilltë kriminale, të vënë në zbatim me bekimin e kryeministrit.

Pas përfshirjes në të të pensionistëve në azile, të gjallë e të vdekur, të pastrehë e barinj që mezi sigurojnë bukën e gojës, kjo skemë mafioze përpiu edhe 310 mijë euro nga fondet e programit IPARD. Grantet e pakthyeshme që Bashkimi Europian i jep qeverisë shqiptare si mbështetje për rritjen e kapaciteteve në bujqësi kanë përfunduar në xhepat e atyre që janë në kërkim.

Pronat publike janë lënë peng në banka si kolateral për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Nga 8 kredi të marra në 2021, shqiptarëve u kanë mbetur të paguajnë nga xhepi edhe 16 milionë dollarë.

Kjo është filozofia qeverisëse e Edi Ramës: pronat publike vihen si garanci për kreditë që përfitojnë bandat si ajo e inceneratorëve.

Të humburit janë në çdo rast shqiptarët që varfërohen çdo ditë sepse vidhen çdo ditë nga qeveria e inceneratorëve.