BREAKING NEWS

Ç'do të ndodhë pas pak? Yuri Kim bën lëvizjen e papritur

Ç'do të ndodhë pas pak? Yuri Kim bën lëvizjen e
x

Politike

Propozimi i Koço Kokëdhimës: Ja pse Shqipëria duhet të ulë flamujt në gjysmështizë

Propozimi i Koço Kokëdhimës: Ja pse Shqipëria duhet

Kryetari i Partisë “Zgjidhja” Koço Kokëdhima tha se pandemia u ka marrë jetën deri më sot 23 shtetasve shqiptarë në Shqipëri dhe ata nuk janë nderuar si duhet.

Kokëdhima propozon që në nderim të tyre, Shqipëria të ulë flamujt në gjysmështizë.

“Pandemia u ka marrë jetën deri më sot 23 shtetasve shqiptarë në Shqipëri. Nga Italia erdhën në Shqipëri 12 arkëmorte, me trupa të pajetë të shqiptarëve, që humbën betejën me COVID-19. Në SHBA deri më sot janë 9 shqiptarë të vdekur.
Shumica prej tyre janë përcjellë për në banesën e fundit nga një grusht familjarësh ose në vetmi. Do të donim shumë t’u jepnim nderimet e duhura viktimave të pandemisë, por kushtet dhe masat për distancimin fizik nuk e lejojnë. Ndaj në emër të partisë ‘Zgjidhja’ propozoj që në nderim të të gjitha viktimave, Shqipëria të ulë flamujt në gjysmështizë. Ngushëllime familjeve të viktimave!”.

Më të lexuarat