BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Propozimi i Metës për 13 tetorin dhe vendimi i Gjykatës së Durrësit për kandidaten e PS, Manjani del hapur kundër dhe tregon rrugën e zgjidhjes: S’ka kompetenca, duhet…

Propozimi i Metës për 13 tetorin dhe vendimi i Gjykatës së

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një komenti në rrjet, ka reaguar lidhur me verifikimin e mandateve të të zgjedhurve vendorë nga gjykata. Manjani shkruan se Gjykata e Rrethit, për të qenë e drejtë do të duhet të bëjë vlerësimet e saj në lidhje me rregullshmërinë e procesit zgjedhor, natyrisht brenda kompetencave që ka.

“Gjykata e rrethit gjyqësor nuk mund të analizojë dhe vendosë mbi ligjshmërinë e rregjistrimit të kandidarëve apo partive, mbi ligjshmërinë e fletëve të votimit dhe as mbi ligjshmërinë e procesit të votimit.

Këto janë çështje që i shqyrton dhe vendos Kolegji Zgjedhor.

Unë mendoj se ky Kolegj Zgjedhor nuk i ka zgjidhur drejt disa çështje, si psh rregjistrimin e paligjshëm të Bindjes Demokratike, apo mospranimim e ndërtimit të komisioneve të ballancuara.

Por në fund të ditës kjo është kompetencë e këtij Kolegji. Dhe me këto çështje nuk mund të merret më një gjykatë tjetër, aq më pak një gjykatë rrethi gjyqësor”, shkruan Manjani.

Komenti nga Ylli Manjani

Për verifikimin gjyqësor të mandateve.

==========

Deri më sot, procesi i verifikimit gjyqësor i të zgjedhurve lokalë nga gjykatat e rretheve gjyqësore të shkallës së parë, ka qenë rutinë.

Domethënë, gjyqtarët mjaftoheshin tek referencat e procesit zgjedhor dhe dokumentacioni i lëshuar nga KQZ për të zgjedhurin.

Këtë radhë, ka një problem të madh ligjor. Problemi është a jemi vërtetë para një procesi të rregullt zgjedhor?

Nëse nuk jemi, a vlejnë mandatet e të zgjedhurve që lëshon KQZ?

Gjykata e rrethit, për të qenë e drejtë do të duhet të bëjë vlerësimet e saj në lidhje me rregullshmërinë e procesit zgjedhor, natyrisht brenda kompetencave që ka.

E theksoj këtë të fundit sepse, gjykata e rrethit nuk është as Kolegji Zgjedhor dhe as Gjykata Kushtetuese.

Pra, e thënë më thjeshtë, gjykata e rrethit gjyqësor nuk mund të analizojë dhe vendosë mbi ligjshmërinë e rregjistrimit të kandidarëve apo partive, mbi ligjshmërinë e fletëve të votimit dhe as mbi ligjshmërinë e procesit të votimit.

Këto janë çështje që i shqyrton dhe vendos Kolegji Zgjedhor.

Unë mendoj se ky Kolegj Zgjedhor nuk i ka zgjidhur drejt disa çështje, si psh rregjistrimin e paligjshëm të Bindjes Demokratike, apo mospranimim e ndërtimit të komisioneve të ballancuara.

Por në fund të ditës kjo është kompetencë e këtij Kolegji. Dhe me këto çështje nuk mund të merret më një gjykatë tjetër, aq më pak një gjykatë rrethi gjyqësor.

Por, votimet e 30 qershorit kanë një pikpyetje juridike shumë të madhe. Kjo pikpyetje vihet pas kryepyetjes, a mund të kemi zgjedhje të ligjshme jashtë datës që ka caktuar Presidenti i Republikës???

Pra ka një situatë të rëndë juridike që kërkon sqarim, përpara se gjykatat e rretheve të bëjnë verifikimet e të zgjedhurve.

Çfarë verifikimi do të bëjnë këto gjykata, kur legjitimiteti i zgjedhjeve është në pikpyetje?!

Nga ç’zgjedhje kanë dalë këta fitues, kur data e zgjedhjeve nuk ishte 30 qershori?

Këto janë pyetjet që shtrohen para gjykatave të rretheve sot, pavarësisht debati politik pozitë-opozitë.

Në këto kushte, kur gjykata e rrethit i ka kompetencat e rrudhura, në kuptimin që nuk është kompetente për të gjykuar as elementët e procesit të votimit (sepse i gjykon Kolegji), as kompetencën për të gjykuar ligjshmërinë e dekretit të Presidentit, çmoj se më e drejtë do ishte:

Pezullimi i proceseve gjyqësore të verifikimit të mandateve deri sa të vendosë Gjykata Kushtetuese se cila është data e zgjedhjeve.

Kjo do ishte zgjidhja më e drejtë, më e paanshme dhe më korrekte nga pikëpamja ligjore.

E përsëris, gjykata e rrethit nuk merr dot vendime në kushtet kur çështja e datës së zgjedhjeve është ligjërisht e pa zgjidhur.

Ndaj pezullimi dhe referimi i çështjeve në Gjykatën Kushtetuese është e vetmja rrugë.

Të tjerat janë shpikje pa sens dhe burim precedentësh të rrezikshëm.

Më të lexuarat