BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Propozimi i PD për votim elektronik, PS jep sinjale dakordësie, LSI e prerë kundër shtyrjes së afateve për mbylljen e reformës

Propozimi i PD për votim elektronik, PS jep sinjale dakordësie, LSI e

Propozimi i bërë dje në tryezën e reformës zgjedhore nga Partia Demokratike, është mirëpritur nga mazhoranca. Ka qenë pikërisht bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, i cili për mediat, pas përfundimit të mbledhjes, u shpreh se nuk përjashtohet numërimi elektronik për shkak se ajo do të ndikojë edhe depolitizimin e komisionarëve. “Kemi qenë dakord që të përfshihet teknologjia në zgjedhje. Ne do të konsultohemi dhe me ekspertë dhe do të shohim si do ta përfshijmë këtë teknologji. Kjo është qasja që ka mazhoranca dhe qeveria. Nëse kjo është e realizueshme do bëjmë konsultimet e nevojshme, por në parim, ka qenë që parimet t'i vendosim në ligj. Një nga qëllimet që ne kemi pasur është edhe depolitizim i Komisioneve Zgjedhore dhe teknologjia ndihmon në këtë proces”, tha Gjiknuri. Më tej ai foli për propozimet e fundit të PD. “Ditën e martë PD do sjellë propozimet e saj për çështjet e financimit të fushatave. Nëse PD do i sjellë të gjitha propozimet besoj se në 2 javët e mbetura do kemi rezultate. Prokuroria ka sjellë disa përgjigje. Ne kemi rënë dakord që krimet zgjedhore të hetohen nga SPAK. Kemi rëndë dakord që roli i policisë të jetë sinjalizues. Ky është një proces që po trajtohet nga ekspertët. Ne jemi të gatshëm të ketë edhe një mbikëqyrje më të thellë të proceseve zgjedhore. Mazhoranca nuk ka asgjë kundër”, tha Gjiknuri. Propozimin e PD e ka mirëpritur edhe nënkryetari i LSI, njëkohësisht edhe bashkanëtari i Këshillit Politik, Petrit Vasili. “Kemi ndarë nevojën për të rritur sigurinë e votimit për të evituar manipulimin, për ti dhënë një kohë të gjatë kësaj praktike të re, pasi manipulimi i votave ka shkatërruar besimin e zgjedhjeve. Përdorimi i teknologjive justifikon kostot, pasi manipulimi krijon qeveri që janë të korruptuara. Ne kërkojmë që vullneti i qytetarëve të jetë ashtu siç ata e hedhin në kutinë e votimit. Vullneti është gjithmonë ai që do bëjë diferencës, opozita ka punuar me një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe 15 marsi është një datë e panegociueshme dhe është një hap kyç për hapjen e negociatave”, tha ai.

Më të lexuarat