BREAKING NEWS

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin
x
BREAKING NEWS

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi
x
BREAKING NEWS

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga
x
BREAKING NEWS

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm
x

Politike

Propozimi i Ramës për kreun e SHISH, reagon Kreshnik Çollaku dhe paralajmëron: Provokim i panevojshëm ndaj Kosovës, gjeste të tilla stimulojnë konflikt

Propozimi i Ramës për kreun e SHISH, reagon Kreshnik Çollaku

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka reaguar në lidhje me propozimin që kryeministri Rama i ka  bërë sot presidentit Bajram Begaj, për emrin e ri për kreun e SHISH.

Përmes një postimi në Facebook, Çollaku thotë se zonja e propozuar për këtë post, më parë ka ushtruar detyrën e drejtoreshës së AKI (Shërbimit të Inteligjencës së Kosovës), por se është shkarkuar nga kjo detyrë nga presidentja Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Ai e sheh propozimin e Vlora Hysenit, si një provokim ndaj institucioneve të Kosovës që një drejtuese e shkarkuar nga qeveria në detyrë, të propozohet për emërim në po të njejtën fushë në Shqipëri, ndonëse nuk dihen arsyet e shkarkimit.

Provokim i panevojshem ndaj Kosoves. Nga mediat mesova se kryeministri Rama ka propozuar presidentit Begaj znj Vlora Hyseni si kandidate per kreun e SHISH. Eshte hera e pare qe e degjoj emrin e znj Hyseni dhe nuk kam asnje njohje per cilesine dhe aftesine e saj ne krye te kesaj detyre.

Cfare me ben pershtypje eshte fakti se znj Hyseni ka mbajtur per nje periudhe kohe pozicionin e nen drejtores se AKI (sherbimit inteligjent Kosove) dhe eshte shkarkuar nga aty nga Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.Nuk njoh asnje nga arsyet e ketij shkarkimi,por me duket e pazakonte qe nje zyrtar te shkarkuar nga insititucionet e Kosoves (ne fushen e inteligjences) te emrohet po ne kete fushe nga Shqiperia.

Marredheniet midis Shqiperise e Kosoves jane vellazerore e duhet te shkojne drejt funksionimit te perbashket.Ky rast me duket nje provokim i panevojshem nga Shqiperia karshi institucioneve te Kosoves. Eshte jashte cdo aryese qe kjo te ndodhe.

Midis institucioneve te dy vendeve tona duhet sa me shume bashkepunim e bashkerendim,ndersa gjeste te tilla stimulojne konflikt te panevojshem dhe te demshem.
Une nuk e kuptoj kete sjellje te kryeminsitrit por mbetem me shprese se Presidenti Begaj nuk do te lejoje krijimin e nje klime te panevojshme e te demshme provokimi,mosbesimi e mosbashkepunimi midis institucioneve te Republikes se Kosoves dhe te Republikes se Shqiperise.