Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Propozimi i Visho Likës ambasador në NATO, socialistët të habitur me vendimin e kryeministrit

Postuar: 15/11/2017 - 08:11

Vendimi i kryeministrit Edi Rama për të propozuar Visho Ajazi Likën si ambasador të Shqipërisë në NATO, ka qenë surprizues edhe për kampin socialist. Dorëheqja e tij nga SHISH solli shumë polemika dhe aludime. Por dhe vendimi i Ramës për ta dërguar në NATO nuk ka kaluar qetësisht brenda kampit rozë. Për këtë çështje kanë folur disa deputetë. Xhemal Qefalia, i cili kur PS ishte në opozitë u angazhua në një hetim parlamentar të zhurmshëm kundër Visho Ajazit, asokohe drejtor i SHISH, duket se nuk e ka përtypur lehtë këtë propozim. “Mbetet për tu parë. Në fakt ka qenë surprizues propozimi i kryeministrit. Në fakt më ka habitur, mbetet për tu parë. Dua ta mendoj një çik më gjatë këtë pjesë”, është shprehur Qefalia. Ndërsa shumë të tjerë kanë preferuar të heshtin duke shmangur përgjigjet. “Nuk jam në dijeni të këtij propozimi”, tha Bushati. Gjithashtu edhe Bledi Çuçi tha se: “Nuk e di. Tani po e dëgjoj. Ta mendojë njëherë, se di. Se di a është e vërtetë njëherë pastaj”. Për kryetaren e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Ermonela Felaj, fati i mëtejshëm i Visho Ajazit pasi ka dorëzuar karrigen e parë të SHISH nuk ka asnjë rëndësi. “Nuk ka lidhje fare me Komisionin e Sigurisë kjo çështje. Nuk ka lidhje. Lexoni ligjin ju lutem, nuk ka lidhje fare ky vlerësim nga ana e Komisionit të sigurisë”, tha Felaj. Propozim i kryeministrit rrëzon të gjitha pretendimet e Sali Berishës dhe të Lulzim Bashës se Visho Ajazi Lika u dorëhoq pas presioneve. Fakti që ai propozohet në një post të tillë tregon marrëdhëniet e mira me qeverinë. Por nga ana tjetër, ngre dhe një tjetër hije dyshimi. Visho Ajazi Lika u dorëhoq sepse në një takim të NATO humbi një tablet me sekrete shtetërore. Por fakti që ai shkon ambasador aty, nuk përjashton mundësinë që ky aparat të ketë rënë në dorë të përfaqësuesve të NATO dhe ata e duan pranë vetes. Megjithatë ende nuk ka diçka zyrtare për të treguar se përse Rama vendosi të emërojë Visho Likën dhe të largojë Leonard Demin nga ky post. Nga ana tjetër, Shërbimi Informativ Shtetëror vijon të mbetet pa kryetar. Presidenti Ilir Meta nuk e ka dekretuar ende emrin e Helidon Bendos. Rama propozoi emërimin e tij në krye të SHISH pas largimit të Visho Likës, por Meta ende nuk ka marrë një vendim duke provokuar konflikt me shefin e qeverisë. Edhe pse Bendo është aktualisht ai që drejton institucionin sepse është nënkryetar, fakti që dekretimi zvarritet tregon një lloj krisje në marrëdhëniet Rama-Meta. Nga ana tjetër, gazeta u interesua pranë Presidencës dhe mësohet se Meta është duke kryer verifikime mbi Bendon, pasi po njihet me karrierë dhe formimin e tij. Më pas do të ketë një vendim nëse pranohet apo jo.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 45

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2018 - 23:31

Alfred Peza ishte pjesë e panelit të emisionit ‘Open’ në Top Channel, ku i ftuar ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Postuar: 23/10/2018 - 23:20

Deputeti demokrat, Ervin Salianji mohon akuzat se është financuar nga Greqia.

Postuar: 23/10/2018 - 22:34

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi Dashamir Shehi, foli edhe për kreun e opozitës së bashkuar Lu

Postuar: 23/10/2018 - 21:51

Qeveria është zotuar se do të mbyllë pikat e basteve, madje edhe ato online.

Postuar: 23/10/2018 - 21:06

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi shquhet për deklaratat e tij shpeshherë të drejtpërdrejta.

Postuar: 23/10/2018 - 20:46

Këshilltari i kryeministrit Edi Rama për mediat, Endri Fuga tallet me deputetin demokrat Edi Palo

Postuar: 23/10/2018 - 20:35

Kryetari i PD-së Lulzim Basha akuzon Donika Prelën, drejtuese e Prokurorisë së Krimeve të Rënda,