BREAKING NEWS

Lajm fantastik! Shkencëtarët bëjnë zbulimin e bujshëm: Ky ilaç i zakonshëm ul rrezikun e vdekjes nga koronavirusi

Lajm fantastik! Shkencëtarët bëjnë zbulimin e bujshëm:
x

Politike

Propozimi për lista të hapura, Rudina Hajdari tregon cili është truku që po bën PS-ja

Propozimi për lista të hapura, Rudina Hajdari  tregon cili

Deputetja Rudina Hajdari, thotë se propozimi i PS për hapjen e listave 100% nuk është asgjë tjetër veçse një truk për ti mbajtur listat e mbyllura në 90% të saj.

Hajdari thotë se kjo nismë është antikushtetuese dhe bie ndesh edhe me deklaratat e vetë kryeministrit Rama.

‘Propozimi që bëri PS mbledhjen e kaluar ishte një një truk për të thënë se listat janë të hapura. Ajo çfarë del nga propozimi i PS është që kryetari përcakton renditjen e kandidatëve, rrjedhimisht edhe listën fituese. Me votën  parapëlqyese përcakton thjesht një korrektim të listës. Si propozim jo vetëm bie ndesh me faktin që listat nuk hapen 100% por bie ndesh dhe me ndryshimet kushtetuese që u bënë para një muaji. Në Kushtetutë kemi përcaktuar që listat duhet të jenë të paktën 70% të hapura, ky propozim i mban listat totalisht të mbyllura gati në 90% të listës.Propozimi jo vetëm bie ndesh me Kushtetutën por edhe me frymën e  deklaratave që ka bërë jo vetëm Rama por edhe përfaqësues të tjerë të PS.’-tha deputetja për Ora News.

Hajdari ka dalë me një propozim për mazhorancën dhe opozitën jashtëparlamentare ku kërkon që emrat në listën e subjektit zgjedhor të renditen sipas rendit alfabetik duke filluar nga shkronja A.

‘Kemi bërë një propozim konkret që është në koherencë me gjithë frymën që kemi futur për listat e hapura. Ne propozojmë që në vend të renditjes së kandidatëve me rend numerik, të bëhet me rend alfabetik. Partia ka rol në propozimin e kandidatëve ndërsa qytetarët zgjedhin një votë parapëlqyese për kandidatin që duan ta çojnë në Kuvend. Kjo bën që kryetari të mos ketë të drejtë ekskluzive në përbërjen e listës së kandidatëve.’-shtoi ajo.

Më të lexuarat