BREAKING NEWS

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen për Ndryshim”: Ka vetëm dy mundësi në jetë!

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen
x

Politike

Propozimi për listat e hapura, Damian Gjiknuri zbulon formulën si do zgjidhen deputetët e rinj: Ky është një eksperiment i madh!

Propozimi për listat e hapura, Damian Gjiknuri zbulon formulën si do

Anëtari i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ka folur për propozimin për “listat preferenciale” për zgjedhjen e deputetëve. Ai tha se kjo formulë funksionon me parimin e korrigjimit edhe për vetë partitë.

“Partia paraqet një ofertë politike. Partitë janë institucione politike,  dhe jo organizata që janë krijuar të çastit. Drejtimi i partisë del me një ekip, i cili mund të mos jetë perfekt, por ka edhe probleme. Që ti të demonstrosh se ke peshë elektorale, duhet të marrësh vota seç tradicionalisht merr partia për shkak të një mandati pasi ti po konkurron edhe me devidentin politik. Nëse t’i demonstron se ke vota përtej siglës, atëherë përdoret kjo formulë. Këtë mund ta kalojnë dy apo tre persona, por ne nuk kemi pse t’i paragjykojmë. Partia vë më të mirën në fillim. Partitë zgjedhin njerëzit që kanë vota. Partia ndëshkohet nëse shkon me një listë të keqe”, tha ai në studion e “Ilva Now”.

 Gjiknuri u shpreh se ky është një eksperiment i madh social, pasi nuk dihet faktin se si do sillen zgjedhësit.

“Ky është një eksperiment i madh social sepse ne nuk e dimë se si do të sillen zgjedhësit. Stadi i shqiptarëve sot kërkon një lloj hapje të listave, dhe mendojnë se kjo do të sjellë përmirësim në cilësinë e përfaqësimit”, tha ai.

Ai theksoi se listat e hapura kanë problemet e tyre, ndërsa thotë se kjo formulë mund të prodhojë tension.

“Dizavantazhet e hapjes së listave është që sjell tension, dhe mund të dalin edhe me surpriza. Unë e kam pasur bindje se këtu do të zgjidheshin elementë të papërshtatshëm për përfaqësimin e qytetarëve. Është hapje e plotë, por që ruan edhe këtë element”, tha ai.