
Postuar: 15/11/2018 - 22:35
Presidenti Ilir Meta ka folur edhe në lidhje me propozimin e Vitore Tushës për tu zgjedhur në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
“Dua ti kontribuoj forcimit të pavarësisë së këtij institucioni. Është një institucion që bën vetingun e të gjithë institucioneve të tjerë në administrimin financiar. Duke qenë se ka një karrierë shumë solide në fushën e drejtësisë, s’ka pasur angazhim në politikë. Është një figurë me shumë integritet ,do ti kontribuonte forcimit të mëtejshëm të pavarësisë në këtë pozicion kuç”, tha Meta në “Open”.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/