Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Protesta e banorëve në Astir, reagon Taulant Balla: Ja çdo ndodhë me banesat

Postuar: 09/11/2018 - 18:42

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla ka komentuar nga Belshi qëndrimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha për investimet për ndërtimin e Unazës së Re.Balla tha projekti për ndërtimin e unazës së re është bërë nga ata që sot kundërshtojnë ndërtimin e saj, pra në kohën kur Basha ka qenë ministër Transporti dhe më pas edhe si Kryetar Bashkie.

Balla u shpreh se nuk do të mbahet peng kryeqyteti për disa banesa. Ai shtoi se ndërtimet që do te shemben do të kompensohen sipas ligjit.

“Investimi në unazën e re është e vetmja mënyrë për të çliruar trafikun dhe qarkullimin në kryeqytet.

Projekti për ndertimin e unazës së re është bërë nga ata që sot kundërshtojnë ndërtimin e saj, pra në kohën kur Basha ka qenë ministër Transporti dhe më pas edhe si Kryetar Bashkie. Nuk mund të lemë disa ndërtesa të mbajnë peng të gjithë kryeqytetin. Ndërtimet që do te shemben do të kompensohen sipas ligjit. Edhe këtu në Belsh na i desh të shembim disa godina për të nxjerrë në dritë liqenin dhe qytetin.”- u shpreh Balla.

Ndërkohë kujtojmë se ditën se sotme Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me banorët të zonës së Astirit ku u shpreh  ishte shokuar nga ajo që kishte dëgjuar nga banorët dhe se gjendja është shumë e rëndë dhe se protesta është e vetmja rrugë për të rezistuar ndaj këtij pushteti.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/01/2019 - 23:19

Gazetarja investigative Klodiana Lala është e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Opinion, së bashku me një panel gazetarësh dhe ministren e Drejtësisë Etilada Gjonaj.
 

Postuar: 16/01/2019 - 23:15

Disa deputetë kanë gjetur marifete të tjera për t’i shtuar vlerat CV-së së tyre në fushën

Postuar: 16/01/2019 - 23:08

Pas miratimit sot nga Kuvendi të dekretit të Presidentit Ilir Meta për shkarkimin nga detyra e

Postuar: 16/01/2019 - 22:51

Seanca plenare për shqyrtimin e dekreteve të Presidentit për shkarkimin dhe emërimin e ministrave

Postuar: 16/01/2019 - 21:46

Klement Balili foli gjatë intervistës së sotme edhe rreth një vendimi për burgim të përjetshëm

Postuar: 16/01/2019 - 20:49

Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka sulmuar kolegët e mazhorancës, duke i quajtur i

Postuar: 16/01/2019 - 20:23

Dhe pse opozita u ngrit nga karriget sapo nisi votimi i dekreteve për ndryshimet në qeveri dhe