Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Protesta e banorëve të “Astirit”, Basha: Të vijohet me këtë qëndresë, beteja kundër qeverisë do të fitohet

Postuar: 06/12/2018 - 07:54

Banorët e “Astirit”, të mbështetur edhe nga opozita, vijuan edhe përgjatë ditës së djeshme protestat kundër projektit të Unazës së Madhe. Pasditen e djeshme ata dolën në rrugë duke bllokuar automjetet në segmentin nga “Pallati me Shigjeta” deri te “Dogana”. Duke shënuar kështu ditën e 32 të protestës, qytetarët ngritën zërin kundër qeverisë, të cilës i kërkon dëmshpërblim për banesat që janë planifikuar të prishen si pasojë e projektit. Pjesë e protestës së djeshme ishte edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili i apeloi banorët të qëndrojnë të bashkuar dhe t’i rezistojnë tendencës për përçarje.

“Unaza ka treguar sesi mund të arrish të sprapsësh të keqen kur qëndron i bashkuar. Jam i frymëzuar nga qëndresa juaj dhe do vazhdojmë të qëndrojmë këtu për të sprapsur të keqen. Këtu po harxhohen 48 mln euro për 2 km, vjedhja më e madhe e regjistruar ndonjëherë në botë. Këtu nuk ka projekt zhvillimi, por projekt vjedhje për sarajet e Surrelit”, tha Basha. Duke e cilësuar edhe një herë këtë projekt si vijë të kuqe, lideri demokrat kërkoi nga qytetarët të mos dorëzohen, por të kundërshtojnë projektin korruptiv. “Edi Rama ka kohë që ka shkelur vijën e kuqe. Asnjë zhvillim nuk do të sjellë ky projekt korruptiv. Admirim për kurajon e banorëve. Sot jemi në një betejë kundër vjedhjes ku janë ngritur edhe studentët. Kjo është një revoltë qytetare që po vlon në çdo cep të qytetit dhe në qytetet e tjera. Unë kam një mesazh”, deklaroi Basha. Sipas tij, nëse vijohet me këtë qëndresë, beteja do të fitohet. “Duke vazhduar kështu, beteja do fitohet. Mos u dorëzoni se të gjithë së bashku jemi më të fortë dhe do triumfojmë kundër vjedhjes tek Unaza, vjedhjes në universitet dhe duke rikthyer fatin tuaj. Jam i frymëzuar nga qëndresa juaj. Jam i frymëzuar nga qëndresa juaj dhe do vazhdojmë ta mbështesim. Unë jam dhe do jem në krah të çdo proteste. Thirrja që kam sot për qytetarët shqiptarë, për hallexhinjtë të cilëve iu është futur në xhep Edi Rama përmes grabitjes është, qëndroni bashkë. Bashkohuni, ngrihuni. Luftoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj”, tha Lulzim Basha. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2018 - 22:36

Monika Kryemadhi u shpreh se nëse djeg mandatin e deputetes, do djegë edhe Edi Ramën.

Postuar: 10/12/2018 - 22:32

Ministri i ri i Brendshëm Sandër Lleshaj, emërimi i të cilit solli debate dhe përplasje mes Presi

Postuar: 10/12/2018 - 22:17

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të hënën, deklaroi se kryeministri Edi Rama, brenda një

Postuar: 10/12/2018 - 22:10

Ministri i ri i Brendshëm Sandër Lleshaj, emërimi i të cilit solli debate dhe përplasje mes Presi

Postuar: 10/12/2018 - 22:00

Ministri i ri i Brendshëm Sandër Lleshaj, emërimi i të cilit solli debate dhe përplasje mes Presi

Postuar: 10/12/2018 - 21:54

“Punonjës Policie mbipeshe (barkdërra) të shmangen nga shërbime në vende të dukshme”.

Postuar: 10/12/2018 - 21:51

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka kritikuar deklaratën e bërë nga kryebashkiaku i Tiranës,