Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Protesta e opozitës/ Kryemadhi bën lëvizjen e radhës, kërkesë...

Postuar: 21/05/2019 - 19:36

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi po zhvillon një takim me Lëvizjen e Gruas për Integrim. Kryemadhi tha se nënat shqiptarë duhet të luftojnë për të ardhmen e fëmijëve . Kryetarja e LSI-së, shton se i fton të gjitha gratë e LSI të jenë pjesë e protestave të opozitës.

“Shumë nga ne e kanë ndërtuar jetën e tyre. Në fund të ditës me vështirësitë që ka jeta. Misioni ynë është të luftojmë për fëmijët. Pse e them këtë? Nënat nuk bëjnë kurrë kompromis në kurriz të fëmijëve. Shqiptarët e kanë kuptuar. Mjafton të shohim protestat nga 16 shkurtit dhe e kemi kuptuar sa shumë vajza ka në protesta. Po pati shumë gra në protesta ka energji dhe jetë.

Pjesa më e madhe e komisionerëve të LSI-së, do të jenë gra. Pse gra? Gratë as nuk shiten as nuk blihen. Gratë e LSI-së janë elementi më luftarak që ka LSI-ja. Nuk do guxojë dot njeri t’i prekë vajzat tona as me ligj dhe kanun. Aty ku Edi Rama nuk njeh vlerat dhe moralin mos të çuditet kur shqiptarët t’i tregojnë vlerat dhe moralin. Çdo ditë që ikën është dhimbje për të dhe më shumë se për Edi Ramën është dhimbje për shqiptarët. Ne do punojmë për të dalë të gjitha në 26 maj siç jemi me gratë tona, vajzat tona, komshijet tona për t’i dhënë fytyrën e nënave. Janë nënat ata që do ta ndryshojnë këtë realitet të hidhur. Prandaj, le ta marrin fatin në dorë dhe të luftojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë. Jam e bindur se angazhimi juaj si strukturë e LGI-së do të shtrihet në çdo protestë.  “-tha Kryemadhi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/09/2019 - 14:03

Nisin punimet në Mësonjëtoren e parë shqipe, e cila ndodhet në Korçë.

Postuar: 16/09/2019 - 13:51

Partia Demokratike ka publikuar ditën e sotme një dokument që sipas saj provon përfshirjen e krye

Postuar: 16/09/2019 - 13:48

Në kuadër të ditës së parë të shkollës, për vitin e ri mësimor, ministrja e Arsimit ka vizituar s

Postuar: 16/09/2019 - 13:21

Senida Mesi, deputetja e PS është nënë e tre fëmijëve dhe sot në nisje të vitit të ri shkollor ka

Postuar: 16/09/2019 - 12:57

Në ceremoninë e 77 vjetorit të Konferencës së Pezës, kryebashkiaku Veliaj thumboi presidentin Ili

Postuar: 16/09/2019 - 12:45

Të bësh ëndrrën realitet, kjo është një gëzim i madh i shprehur në sytë e personit që e realizon.

Postuar: 16/09/2019 - 12:40

Sekretari Parlamentar i Gjermanisë Christian Lange konfirmoi mbështetjen për Shqipërinë në rrugë