BREAKING NEWS

Kërcet arma në Shkodër

Kërcet arma në Shkodër
x
BREAKING NEWS

Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për Lefter Kokën dhe tre zyrtarëve të tjerë të arrestuar për aferën e inceneratorëve

Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për
x
BREAKING NEWS

“Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me kallashnikov dhe vrasin gjysmën e lokalit”/ Eksperti i kriminalistikës bën paralajmërimin e fortë: Është rritur profesionalizmi, nga 2012 e deri tani...

“Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me
x
BREAKING NEWS

“Bëhet për të tërhequr vëmendjen e Policisë së Shtetit”/ Ish-drejtuesi i policisë zbulon se kush i nxjerr fotot e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj

“Bëhet për të tërhequr vëmendjen e Policisë
x
BREAKING NEWS

“Fillimisht i japin makinën për...” Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit zbulon si rekrutohen vrasësit me pagesë

“Fillimisht i japin makinën për...” Ish-drejtuesi i
x
BREAKING NEWS

Gazetarja trondit me deklaratën: Sistemet e Policisë i ka ndërtuar një firmë ruse, ja dëmi që kanë shkaktuar hakerat në sistem

Gazetarja trondit me deklaratën: Sistemet e Policisë i ka
x
BREAKING NEWS

Dëshmia e dy vëllezërve Beqiraj/ Klodiana Lala plas deklaratën e fortë: Ngjarje kriminale të rastësishme i kanë ‘zbardhur fytyrën policisë’

Dëshmia e dy vëllezërve Beqiraj/ Klodiana Lala plas
x
BREAKING NEWS

“Në Shqipëri i ka mbetur vetëm...”, Klodiana Lala flet me emra: Kush është personazhi i njohur i botës së krimit që mori gjobën 500 mijë euroshe

“Në Shqipëri i ka mbetur vetëm...”, Klodiana Lala
x

Politike

“Protesta nuk ka asgjë të keqe”, Bozo kritikon qeverinë: Administrata duhet të punojë më shumë, po sorollat popullin ndërsa bujqësia do fonde dhe siguri për tregun

“Protesta nuk ka asgjë të keqe”, Bozo kritikon

Deputetja e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo, ka komentuar ditën e sotme në një emision televiziv protestën që opozita do të zhvillojë më 7 korrik.

E pyetur nëse është krijuar një formë pakënaqësie ndaj qeverisë që ka motivuar qytetarët të dalin në shesh, Bozo tha se nuk ka asgjë të keqe me dëshirën për të protestuar pasi është një detaj i rëndësishëm i demokracisë.

“Protesta nuk ka ndonjë gjë të keqe. Është një nga anët e forta të demokracisë, se është i lirë njeriu. Jo gjithmonë është e drejtë protesta, por edhe sikur 1% të protestojnë le të dalin’, tha ajo.

Sa i përket pikave të forta dhe të dobëta të qeverisë Rama, ajo u shpreh se ishte kryeministri ai që me “trastën në krah” siguroi fondet për Rindërtimin dhe përballimin e pandemisë duke vaksinuar popullatën.

“Kjo qeverie e Partisë Socialiste për mua ka drejtuar shumë mirë. Ra tërmeti dhe jemi i vetëm shtet që merr përsipër se brenda dy vitesh se aq e kishte parashikuar, ti fusë të gjithë njerëzit në shtëpi. Është i vetmi shtet, se kemi fqinjët tanë që kanë 15 vite nuk kanë ndërtuar akoma shtëpi. Ça tregon kjo? Se është një qeveri që punon për popullin apo jo. Le të jemi të ftohtë. Erdhi pandemia, Europa nuk na dha fonde, mori kryeministri trastën siç e ka thënë edhe vetë dhe shkoi i gjeti, i mori vaksinat. Ne e përballuam shumë mirë. Shteti na i siguroi. U gjetëm të papërgatitur, jo ne por gjithë bota.  Është prishur i gjithë ekuilibri i botës nga kjo luftë. Të mos preken ato shtresat që janë shumë, shumë në nevojë ai mori disa masa që nuk i ka bërë asnjë shtet tjetër”, theksoi Bozo.

Por, Bozo pati kritika për trajtimin që po i bëhet fermerëve dhe lënien në baltë të bujqësisë, duke kërkuar më shumë investime në këtë sektor jetik të ekonomisë shqiptare.

Ajo gjithashtu theksoi nevojën që administrata të jetë më e përgatitur dhe më serioze në procesin e punës, pasi sipas saj janë duke sorollatur popullin nëpër sportele pa i ofruar asnjë zgjidhje.

“Në dy drejtime. Administrata duhet të punojë shumë më mirë, se i sjellin vërdallë njerëzit kur mund të punojë më mirë. Është humbje kohe dhe shkatërrim nervash. Administrata do një qilizmë, që çdo gjë që vjen nga populli duhet t’i japi zgjidhje menjëherë ose ta orientojë. E dyta mendoj që duhet filluar, duhet bërë. Janë bërë shumë investime dhe janë bërë shumë projekte për zhvillim e sektorit më të rëndësishëm që është bujqësia. Por shohim përditë nëpër lajme që atij i teprojnë mollët dhe i hedh, dhe thotë do pres dhe pemën e mollës apo qershinë. Ministria e Bujqësisë duhet të vërë në funksion të gjitha kapacitet që kemi ne në Shqipëri. Duhet t’i tregojmë fermerëve një orientim se cili prodhim kërkohet në treg një vit më përpara. Në njëfarë mase t’i sigurojë tregun ku do ta shesë, por edhe nëse ngelet malli të krijohen punishte ku dy tre fermerë bëhen bashkë dhe ai produkt përpunohet dhe shitet më pas”, u shpreh deputetja e PS.

 

Më të lexuarat