Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

‘Protestat’, Balla tregon çfarë ndodhi sot në Gjermani

Postuar: 19/05/2019 - 21:24

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar protestat e mbajtura sot në Gjermani. Përmes një postimi në “Facebook”, Balla shprehet  se nëse në Gjermani, dhjetëra mijëra veta dolën në rrugët e qyteteve kryesore në mbështetje të Europës së Bashkuar , në Shqipëri protestat prishin imazhin e vendit. Balla, shkruan se në vendin tonë protesta udhëhiqen nga disa politikanë të korruptuar që mbledhin në protesta vandal, me qëllimin dëmtimin e imazhit të vendit.

“Sot në Gjermani me dhjetëra mijëra vetë dolën në rrugët e qyteteve kryesore duke ngritur zërin e tyre në mbështetje të Evropës së Bashkuar. Protestat në formën e marshimeve paqësore kundër nacionalizmit u mbajtën në shtatë qytete të mëdha të vendit: në Berlin, Frankfurt, Hamburg, Këln, Lajpcig, Mynih dhe Shtutgart.

“Një Europë për të gjithë: zëri juaj kundër nacionalizmit”, ishte mesazhi i protestës, me marshimet e mbështetura nga më shumë se 100 organizata të shoqërisë civile dhe parti të ndryshme politike.
Ndërsa në Shqipëri disa politikanë të korruptuar thërrasin dhe mbledhin në protesta militantë, punonjës të bashkive ku partitë e tyre qeverisin, përfshirë persona të paguar, me prirje vandale, me qëllim dëmtimin e imazhit të Shqipërisë. Protestat e opozitës në Shqipëri, të cilat në javët e fundit janë shoqëruar me dhunë dhe sulme kundër institucioneve, janë kundër Reformës në Drejtësi, si kusht themelor në rrugën Europiane të vendit tonë, janë kundër institucioneve demokratike të zgjedhura me votë, janë përpjekje të dështuara në prag të vendimit historik të Këshillit Europian për fillimin e bsedimeve për anëtarësim mes BE---- dhe Shqipërisë---- + Maqedonisë së Veriut----.”-shkruan Balla.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 23:59

Ditën e sotme kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi një takim me mediat për të folur lidhur me ngërçin e Gjykatës Kushtetuese.

Postuar: 15/11/2019 - 23:07

 Prej 7 ditësh Agim Kajmaku, ish-kryetar i bashkisë së Vorës është në kërkim nga policia, nd

Postuar: 15/11/2019 - 22:22

Ish ministri Ditmir Bushati është duke kryesuar misionin vëshgues të OSBE në zgjedhjet parlamenta

Postuar: 15/11/2019 - 22:01

Kryetarja e Bashkisë Shkodër në detyrë,  Voltana Ademi e ftuar në emisionin “Pa protok

Postuar: 15/11/2019 - 21:59

Arta Vorpsi, kandidatja e cila ishte e para në listën për vakancën e shpallur nga Kreu i Shtetit,

Postuar: 15/11/2019 - 21:48

Kryetarja e Bashkisë së Shkodërës në detyrë Voltana Ademi e ftuar në emisionin 'Pa Protokoll&

Postuar: 15/11/2019 - 21:14

Partia Demokratike ka marrë në mbrojtje Ilir Metën, në debatin që po zhvillohet për emërimet në G